E hene, 28.07.2025, 12:09 AM (GMT+1)

Kerko: a

Blerim Latifi: U bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të "këqija"?

E diele, 27.07.2025, 06:56 PM


Prof. Blerim Latifi:

U çuan në këmbë të gjithë, duke kërkuar kokën e tij. Parti, shoqëri civile, ndërkombëtarë, media, gazetarë, që sot derdhin lotë mallëngjimi digjital për të. Kishte vetëm gjashtë vite në pushtet, por atyre u dukej sikur kishte qenë aty me dekada. Ishin gjashtë vite kur Kosova u bë shtet. Me gjithë vështirësitë dhe gabimet [ edhe të tij], ato ishin vite ndërtimi, jo rrënimi. Por koalicioni i madh – parti, shoqëri civile, media, ndërkombëtarë – arriti të krijojë mitin se ato ishin vitet më të errëta të Kosovës. Dhe ai: përgjegjësi kryesor për gjithçka. E keqja supreme.

Zgjidhja që u shit me ngulm si shpëtim:

Heqja qafe e tij.

Kështu u fabrikua një tregim ku çdo dështim i vendit, çdo plagë e hapur, çdo zhgënjim individual e kolektiv, u lidh me një emër të vetëm. U krijua armiku ideal – në të cilin projektuan gjithë frikën, fajin dhe pafuqinë që nuk dinin si ta përballnin ndryshe.

Dhe atëherë, premtimi u bë i thjeshtë, i lehtë për t’u besuar:

Hiqe këtë njeri dhe Kosova do të bëhet më e mirë.

Më e drejtë. Më e ndershme. Më europiane.

Ishte një premtim joshës – por i rremë.

Një mashtrim kolektiv, i ndërtuar jo mbi vizion, por mbi hakmarrje dhe iluzion.

Një popull i tërë e gëlltiti këtë gënjeshtër, që nesër historia s’mund ta gjykojë ndryshe veçse si të turpshme. E hoqën nga skena, nën duartrokitjet e një koalicioni të madh që kurrë më s’u bë bashkë për ndonjë të mirë të përbashkët.

Por çfarë ndodhi më pas?

Erdhi shpëtimi i premtuar?

U bë Kosova më e mirë se në ato gjashtë vite të "këqija"?

Mjafton të shihni gjendjen në të cilën jemi katandisur si shtet, për ta marrë përgjigjen e duhur.

Në vend të shpëtimit, erdhi stagnimi.

Në vend të rilindjes, degradimi.

Në vend të fuqizimit ndërkombëtar, harresa nga miqtë dhe aleatët.

Në vend të patriotizmit shtetëror, apatia totale për fatin e shtetit.

Në vend të një shteti që dikur frymëzonte, në një shtet të cilit sot të gjithë ia kthejnë shpinën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx