Kerko: a
Sevdail Hyseni: Shejtani në shishe
E diele, 27.07.2025, 06:34 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Shejtani
në shishe
(Humoreskë
poetike me flokë e mendje)
Një
burrë kureshtar, merr rrugën e gjatë,
Për
të mësuar shkurt, me qëllim të qartë.
Dëshiron
të dijë, çfarë na thuhet vërtetë:
-
A është femra gjeni, apo mendjelehtë?
S’i
hiqej dot nga mendja, thënia e vjetër:
-
Flokët e gjata, mendja e shkurt’! tjetër,
Nga
ç’thotë fjala e urtë me zërin ndryshe:
-
Gruaja e fut shejtanin, kollaj në shishe!
Duke
shëtitur rrugës, rrëzë fshatit malor,
Çfarë
t’i kapin sytë në këtë vend përrallor.
Një
grua të bukur, që pushonte skaj lumi,
Me
sy si qielli, e buzët e buta si llokumi.
U
afrua burri ngadalë, me stil dhe kujdes,
Me
fjalë të zgjedhura, plot me delikatesë:
-
Moj zonjë e ndershme, një gjë dua të di:
Pse
thuhet për gratë... s’janë për mendësi?
Zana
e malit, pa i kthyer as edhe një fjalë,
Hodhi
sytë përreth e thirri me zë si ngjalë:
-
Ndihmë! Ndihmë! Jam n’rrezik për jetë!
Burrat
e fshatit arritën me hunj si shigjetë.
Burri
u shtangë, e s’u besonte syve miopë,
Kur
ajo mori një kovë ujë hodhi mbi kokë.
-
Më shpëtoi! - tha ajo, me zërin melodik,
-
Më nxori nga lumi, ky shpëtimtar heroik!
Burrat
u ndalën, fytyra u qeshi nga gëzimi,
-
Na fal o vëlla, ti qenke engjëll shpëtimi!
E
ftuan në gosti, me haje dhe pije pandarë,
U
kënaq, kurrë s’e kish’ ëndërruar më parë!
Dhe
tha me vete burri, kur piu gotën e fundit:
-
O mendje, ç’u gënjeve si kalama i katundit!
Kush
thotë gratë s’kanë mend, shih mejdanin,
Sa
janë të mençura, fusin në shishe shejtanin!
(Karikatura marrë nga
interneti)