Kerko: a
Bashkim Saliasi: 14 vjet shoqëri dhe miqësi
E enjte, 24.07.2025, 06:55 PM
14 VJET SHOQËRI DHE MIQËSI ME MIKUN E SINQERT, DASHAMIR E TË PAPËRTUAR KADRI TARELLI
Në
shenjë respekti e mirënjohje i kam kushtuar këtë shkrim.
E GËZOFSHI PENSIONIN
KËSHTU SI UNË!
Nga
Bashkim Saliasi
20
Korrik. Një ditë e vrenjtur dhe vende-vende me vranësira të rralla. Ora dalë
ngadalë shkoj 9 e 30. Pasi mbarova disa punë të mia në qytetin e Tiranës, i
telefonova mikut tim Kadri Tarelli në Durrës nëse ishte i lirë të më kushtonte
pak kohë.
-Me
shumë dëshirë, - m`u përgjigj ai gjithë dashamirësi, - të pres të vish dhe
takohemi te posta qendrore.
Mora
furgonin dhe pas 40 minutash u gjenda në qytetin bregdetar të Durrësit. Shkova
drejtë e te posta qendrore, ku gjeta mikun tim, që po bisedonte me drejtorin e
Maminasit.
Pas
përshëndetjes dhe prezantimit me drejtorin e shkollës së Maminasit, u ulëm në
kafe dhe bisedat rrodhën njëra pas tjetrës. Ishte hera e dytë që takohesha me
Kadriun. Para disa muajsh, kishim qenë bashkë në kalanë e Prezës, në shoqërinë
e miqve tanë nga Suedia e largët, Sokol Demaku, Batir Latifi dhe me Petrit
Xhaja nga Tirana. Takimi u organizua nga miku ynë Viron Kona pranë MASH-it, i
cili dha një pritje për nder të miqëve Kosovar me banim në Suedin e largët.
Në
mesditë unë, Kadriu dhe Petrit Xhaja shoqëruam miqët Kosovar në kalanë e
Prezës. Gjatë drekës më takojë të flisja pak me Kadri Tarellin pasi në qendër
të vemëndjes ishin miqët Kosovar.
-Të
më falësh Kadri, por unë nuk e dija që ju paskeni dal në pension, - i thash.
-Po,
kam vite që kam dal në pension. Punojë në një shkollë private, m'u përgjigjë
ai. Dhamë porosinë dhe, në pritje të kafes, shoqëruar me nga një gotë raki,
Kadriu më drejtohet:
-
Po Avniut, a i bëre telefon?
-Sigurisht
që i kam bërë disa herë telefon, por ai nuk më përgjigjet.
Në
çast, Kadriu thirri drejtorin e Maminasit, i cili ishte ulur dy tavolina më tej
dhe i kërkojë ta ndihmonte me numrat e telefonit të Avni Çunit, por asnjëri nga
numrat nuk përgjigjej.
Kadriu
më tregoi se për shumë kohë kishte punuar larg shtëpisë dhe vitet e fundit e
kishin transferuar në një shkollë 9-vjeçare, në detyrën e drejtorit të
shkollës, deri sa doli në pension.
Bisedat
tona u vërtitën rreth shkrimeve dhe krijimtarisë. Në lokalin ku ishim ulur,
Kadriu kishte shumë të njohur dhe, ata, e përshëndesnin hera-herës.
Kadri
Tarelli, të bënë për vete që në takimin e parë. Për tri orë që qëndrova në
Durrës së bashku me të, folëm gjatë rreth shkrimeve dhe krijimeve tona.
-Po
mundohem të botojë një libër, - më thotë, - por nuk po arrijë të bëhem mukaet,
si i thonë fjalës.
-Ju
keni shumë artikuj publicistik të botuar në gazetën "Mësuesi" dhe, me
pak punë, është mirë që t'i mblidhni dhe t`i botoni në një libër, -i them.
Pas
disa çastesh e pyes përsëri:
-Kadri,
ti ke vite që ke dal në pension, si e kalon kohën? - e pyes, duke e parë drejt
e në sy. Ai nuk m`u përgjigj menjëherë, por si piu pakëz kafe, më tha: -Të them
të drejtën, duke u marrë me shkrime, me krijimtari dhe, duke u takuar me miq e
shokë, nuk e ndjej kohën që kalon. Puna që bëj më miqëson edhe me shokë më rinj
dhe kështu me më shumë shoqëri edhe jeta sikur merr më shumë vlerë.
Për
pak çaste kur Kadriu po fliste në telefon si një ekran televizori më kaluan
para sysh moshatarët e Tij, që i shoh çdo ditë duke luajtur domino apo
"varavingo" nëpër rrugicat e bulevardeve. Sa e bukur është jeta kur
mbushet me aktivitete dhe planifikon kohën që në orët e para të mëngjesit për
të kaluar ditën midis shokësh dhe miqësh.
Kadriu
më tregoi se gjente kohë të pinte kafe me bashkëshorten, të merrej me nipin, të
lexonte libra dhe të ndiqte aktivitet, që zhvillonin shkollat e Durrsit.
Shokët
dhe shoqet e mij drejtora më vënë në djeni të aktiviteteve që zhvillojnë dhe
unë nuk përtojë, por nga hera gjendem midis fëmijëve që i dua shumë. Të fëmijët shikojë të ardhmen dhe kur gjendem
midis tyre më duket sikur rinohem dhe më shtohen forcat.
Kam
lexuar shumë libra dhe më ka mbetur në mendje se për personat që mbushin kohën
duke lexuar koha kalon shumë shpejtë. Një ndër ta është dhe Kadri Tarelli, i
cili gjen kohë të lexojë libra, të shkruaj artikuj publiçistik dhe të gjendet i
pranishëm në shoqërinë e shokëve dhe të miqëve duke mos u shkëputur për asnjë
moment nga profesioni i nderuar i mësuesit që e dashuron aq shumë dhe flet për
të me shumë dashamirësi dhe respekt.
Bisedova
edhe për shumë gjëra me Kadriun dhe koha kaloj shumë shpejt, edhe kur u largova
prej tij, edhe në çastet që po shkruaj këto radhë, mendoj për jetën dhe
vijueshmërinë e saj, për mënyrën e të jetuarit, kujtoj shumë shprehje dhe
mendime të njerëzve të mëdhenj, por bindem për një gjë, se jeta kalohet
gjithnjë e motivuar, ajo merr vlerë dhe kuptim sa herë që ne bëjmë diçka për
shoqërinë, për vendin, për të ardhmen, për fëmijët tanë, për niprit dhe mbesat,
për shkollën dhe gjithçka. Një shembull modest në këtë drejtim na jep edhe vetë
jeta e mikut tonë shumë të respektuar Kadri Tarelli nga Durrësi. Në këtë
mënyrë, dhe në këto rrethana, secili prej nesh do të thotë me shpirt e zemër:
Ta gëzosh pensionin Kadri Tarelli, ndonëse, ta themi mes nesh, "ti",
ende nuk ke dalë në pension, ashtu sikundër shprehesh dhe vet".
Midis
miqëve dhe shokëve ndihem gjithmonë i ri dhe shpesh ata i urojë që ta gëzoni
pensionin kështu si unë, aktiv dhe të pa ndarë nga jeta e bukur e arsimtarit.
Më
treguat se keni punuar në shumë vende të Shqipërisë, në cilin rreth jeni ndier
më mirë, e pyes. Dëgjo, më drejtohet, shqiptarët janë arsimdashës kudo që të
bjerë puna që të punosh, por unë në rrethin e Durrsit gjeta vetveten.
Këtu
linda e rrita fëmijët, këtu dola në pension dhe këtu po vazhdojë të jetojë. Nuk
ka si qyteti jotë kur mësohesh dhe ndihesh mirë midis shokësh dhe miqësh dhe
asnjë herë nuk e ndjen veten të vetmuar. Këto gjëra mua këtu në qytetin e
Durrsit nuk më mungojnë.
Ju
shpesh vini në Tiranë, ç'ju shtynë të udhëtoni disa km, kur shumë bukur mund ta
kaloni ditën duke shetitur anës bregut të detit?
Në
Tiranë kamë shumë shokë e miq për të cilët kur më mrr malli nuk i përtohem, por
udhëtojë me kënaqësi thjeshtë për të pirë një kafe, apo për të ndërruar një
muhabet.
Ndoshta
thashë pak, apo ndoshta thashë shumë, këtë gjë unë nuk e di, por për të shkruar
për njeriun e punës, dashamirësin e letrave shqipe, njeriun novator dhe të pa
përtuar Kadri Tarelli do duheshin natë dimri.
I
urojë Kadri Tarellit shëndet të plotë, penë të mbar dhe gjithmonë sa më pranë
miqëve, shokëve dhe kolegëve mësues, të rinjë apo të vjetër qofshin. Urime, veç
urime nga miku juaj Bashkim Saliasi.
Tiranë,
më 18/1/2012
Kadri
Tarelli dhe Bashkim Saliasi Durrës, më 20/07/2011