Kerko: a
Florim Zeqa: Libri jubilar, i dhjeti me radhë
E marte, 24.06.2025, 04:59 PM
LIBRI JUBILAR, I DHJETI MË RADHË
Sapo
doli nga shtypshkronja margaritari i radhës, libri im i dhjeti më radhë "PERSONALITETE QË LANË GJURMË" në
Bashkësinë Lokale të Grabanicës (1). Ky është vëllimi i parë monografik
kushtuar personaliteteve më të dalluara të lokalitetit tonë.
Në
35 personalitetet e këtij libri e gjeni një pjesë të historisë sonë personale
dhe kolektive, e cila na bën të ndjehemi krenarë me të kaluarën tonë.
Tridhjetepesë personalitetet e këtij libri janë 35 mostrat apo kampionët e
qindra e mijëra banorëve të këtij lokaliteti që i përjetuan mbi supet e tyre
dhunën dhe represionin serb përgjatë viteve 1981-1995.
Tridhjetepesë
personalitete janë pak, por edhe 35 të tjerë do të ishin të pamjaftueshëm për
t'i përfshirë të gjithë ata që e meritojnë të shkruhet për ta.
Ky
libër është dedikim për të gjithë banorët e lokalitetit tonë, pa dallim moshe
dhe gjinie, religjioni apo etnie. Kjo punë e vogël e imja le të jetë motivim
për gjeneratat e ardhshme që të punojnë pa rreshtur për familjet dhe atdheun,
këto dy motive të fuqishme, që janë kallxuesi dhe kryefjala e jetës sonë, pa të
cilat nuk ka kuptim jeta e një qenje njerëzore.
Shfrytëzojeni
kohën, si dhuratën më të çmuar nga i madhi Zot për të bërë vetëm punë të mira
në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Ndihmoni dhe këshilloni ata që kanë nevojë
për ndihmën tuaj pa llogaritur në asnjë përfitim material. Është Zoti apo fuqia
mbinatyrore që do ta shpërblejë secilin prej nesh në kohën e duhur.
E
falenderoj shtëpinë botuese "LIBRI IM" në Pejë, me drejtor Xhavit
Thaqi për përgatitjen e lartë teknike të këtij libri me vlera historike.
Meritat për kopertinat e librit i takojnë dizajnerit Xhavit Thaqi, i cili me
kujdes maksimal e ka përfshirë çdo detaj nga përmbajtja e librit.
Meritat
për daljen në dritë të këtij libri i kanë të gjithë familjarët e
personaliteteve të cilët nuk hezituan për asnjë çast në dhënjën e shënimeve dhe
rrëfimin e tregimeve për familjarët e tyre.
Me
këtë libër nuk përfundon asgjë, shpresoj të vazhdoj aty ku e kam lënë me librin
e radhës për të kompletuar të gjitha personlaitet e Bashkësisë Lokale të
Grabanicës që kanë lënë gjurmë dhe kanë punuar shumë lirinë që e gëzojmë sot.
Po
ashtu pres që nga viti 1995 e tutje të merren autor të rinj që e kanë jetuar
dhe përjetuar epokën e luftës çlirimtare dhe pasluftën deri në ditën e sotme!
Me
respekt: Florim Zeqa