Kerko: a
Visar Zhiti: Heshtja e së Premtes së Madhe
E premte, 18.04.2025, 06:56 PM
NË DUART E TUA
VENDOS
SHPIRTIN TIM
-
Heshtja e së Premtes së Madhe -
Nga
Visar ZHITI
Poezi të shkruara në
Tokën e Shenjtë.
TE VARRI I KRISHTIT
(Pa atë varr bota do të ishte më e vdekur, mërmerita në
Jeruzalem…)
Vetëm për vetëm mbeta
te
Varri i Krishtit,
Rashë
aty dhe po e përqafoja.
Rrasa e varrit mori
drithmat e mishit,
Plagë mermeri më dha…
mister…
gozhda,
Që pa mëshirë iu ngulën
dhe shpirtit,
Edhe ajrit, hyjnoren për
të vrarë.
Po varri është bosh…
Mrekullia e Birit
I kishte ikur vdekjes…
ja, te ky varr!
Ngushëllomë, o Qiell, të
përgjërohem,
Shpik ringjalljet!
Si
mund të vdesë biri?
Vazhdo. Që varret bosh
të kuptohen…
Merrmë,
s’ka pse të jetë jetim prindi.
Ballin përplasa mbi
varrin e Krishtit,
Pllaka u ça si shkëmbi i
Golgotës.
Oh, jo, kafka ime ashtu
krisi
Dhe rrjedh si gjak
dhimbja e botës.
PËRPARA KRISHTIT
(Vazhdim i një poezie të
Naim Frashërit)
Fytyra
jote mua më tregon*, o Krisht,
Gjithë
njerëzinë si në pasqyrën
qiellore.
Me
Ty u nda bota mrekullisht,
U
krijua e shkuara
dhe
e ardhmja e kohëve.
Kaq
shumë dhunë ka në Biblën
e
Vjetër,
Vëllai
i parë në botë
vëllait
ia nguli thikën në shpinë.
Ti
solle dashurinë me Biblën tjetër,
Me
Biblën tjetër Ti solle dashurinë.
Të
duam, the, dhe armikun
ta
bëjmë vëlla,
Me
dashurinë nga vijmë,
kjo
tokë duhet mbjellë.
Në
mish të ngulën gozhdë të mëdha,
Kryqi
që ngritën, të ngriti në Qiell.
Fytyra
jote u bë Qiell
nga
të githa anët,
Me
buzëqeshjet pafund të yjeve,
Prandaj
dhe njeriu si kryq i hap krahët
Ti
na le kryqin e përqafimeve.
Eja!
E presim ardhjen Tënde
si
shpëtimin.
Eja!
Të ndalet djalli
dhe
çdo fund djallëzor.
Eja!
Agimet prandaj sjellin agimin,
Eja!
Ardhjen Tënde afrojnë, o Hyjnor!
_____________________________
*) Varg i Naimit në
poezinë “Përpara Krishtit”.
* * *
KUARTET
ME KRISHTIN
NGA
PIKTORË SHQIPTARE:
kryevepra
sipas meje, ku kryqëzimi dhe ringjallja janë dhe në jetët
e
katër piktorëve tanë:
1- Maestro Ibrahim
Kodra,
…pasi
mbaroi Akademinë “Brera” në Milano, nuk u kthye më të jetojë në atdheun-burg, u
bë piktor me famë në Itali, i njohur në Europë, me mbi 6.000 vepra të
shpërndara në të gjithë botën..
2- Maestro Lin Delija,
dhe
ai i iku atdheut-burg, diktaturës enveriste dhe shkëlqeu si piktor dhe akademik
në Itali…
Është
i pari piktor në Perëndim që tregoi me art kalvarin e popullit të tij në
regjimet totalitare…
3- Maestro Gjergj Kola,
gjeneratë
e re që jeton në Itali, ku dhe gjeti vlerësimin meritar, ka hapur ekspozita dhe
në vende të tjera, pikturat e tij kanë shkuar deri në Japoni e Amerikë dhe ka
marrë shumë çmime…
4. Maestro Leonard
Pervizi,
biri
i të burgosurit politik, Lek Pervizi, që kishte studiuar për artet në Firence.
Leonardi lindi dhe u rrit në internim në rrethinat e Lushnjës, i kam njohur, ku
Judët, që drejtonin artin e socrealizmit në rreth, (rreth i Ferrit dantesk) ia
kishin përcaktuar prerë djaloshit t? talentuar se “ti nuk do të ekspozosh kurrë
piktura, se jemi ne në pushtet, ti je me biografi të keqe…”, etj, etj, ata
tashmë janë konvertuar në demokratë dhe prapë ndëshkojnë artin, por Leonard
Pervizi tashmë është Akademik i Arteve në Belgjikë, me piktura nëpër galeritë e
famshme të botës.
Kuarteti
i piktorëve tanë
ka
dhe martirizimin dhe ringjalljen
e
Atdheut…