Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Terrori komunist mbi Shkodrën dhe malësinë
E merkure, 19.02.2025, 07:55 PM
Terrori komunist mbi Shkodrën dhe malësinë
Nga
Kastriot Dervishi
Nisur
nga humbjet që pësuar në aventurën e tyre terroriste, komunistët organizuan dy
operacione kundër popullsisë. Operacionet u zhvilluan sipas këtyre datave:
1-Më
14 – 31 janar 1945
2-Më
1 – 16 shkurt 1945
Operacioni
i parë përfundoi me humbjen e komunistëve dhe zmbrapsjen e tyre. Operacioni i
dytë është quajtur “spastrimi”. Operacioni mbi veriun e vendit kishte karakter
thellësisht antikombëtar, i frymëzuar edhe me këngët e llojit: Luaje, luaje
goce këmbënë; t’ia q...gegës mëmënë”.
Më
26.1.1945 mbërriti në Shkodër, Mehmet Shehu. Ai urdhëroi menjëherë që terrori
të niste nga qyteti. Duke njohur rëndësinë dhe natyrën e papërkulur të
Shkodrës, Shehu “bllokoi” qytetin nga 29 janari deri më 2 shkurt 1945, duke
arrestuar 168 persona, duke krijuar një gjendje të paparë ndonjëherë. Mehmet
Shehu i shkruante Enver Hoxhës se Ferit Radovicka me tre batalione do marshonte
nga Jugosllavia e do dilte në Vermosh për të goditur “armikun” pas shpine nga
veriu. Ndreko Rino me dy batalione do sulmonte në drejtimin Bogë-Okël për të
dhënë goditjen nga lindja. Ndërsa Abaz Fejzo me katër batalione do sulmonte nga
Broja. Operacioni do zhvillohej në trekëndëshin Bunë-Drin-Shëngjin.
Qëndresa
e popullit të Malësisë mori fund ditën e arrestimit të Prek Calit më 16.2.1945.
Ky i fundit ishte në fortesën e fundit në shpellën e Vuklit së bashku me disa
burra të tjerë. Qëndroi në kushte të vështira për 7 ditë. Partizanët nuk e
mundën dot Prek Calin pavarësisht se kishin forca të shumta ushtarake. Cali
pranoi të dalë nga shpella në “besë” të Abaz Fejzos.
Bashkëlidhur,
harta e veprimit ushtarak të partizanëve në fazën e dytë. Vini re hyrjen e
trupave nga territori jugosllav në krahun e majtë të hartës.