E merkure, 30.04.2025, 05:40 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Letra nga azili i pleqve Fier

E marte, 11.02.2025, 07:41 PM


Dy shqiptarë nga Kosova, pasi kishin vuajtur burgime të gjata në kampet e diktaturës komuniste, përfunduan në azilin e pleqve në Fier. Kur ishin 65 dhe 71 vjeç, bënë kërkesa për riatdhesim në Jugosllavi. Nuk ishin në gjendje as të shkruanin (të akuzuarit për agjentura e spiunazh). Kërkesat i vulosën me gisht. Ata ishin:

-Jahir Ahmet Aliti nga Podujeva, i vitlindjes 1923, ardhur në Shqipëri në vitin 1951 për çështje hasmërie, vuajti gati 30 vjet heqje lirie.

-Ibrahim Azgan Lushaj, ardhur në Shqipëri në vitin 1962 për një zënkë familjare, vuajtir 19 vjet heqje lirie.

Të dy kërkonin të pleqëronin në Kosovë. Kosova e pushtuar kishte më shumë liri se Shqipëria internacionaliste, e cila ishte një ferr i keq për gjithë shqiptarët nga Kosova, të cilët nuk ndanin dot propagandën nga realiteti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx