Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Epopeja me djegie shtëpish të shqiptarëve
E hene, 18.11.2024, 06:07 PM
“Natën
e caktuar kapërcyem Shkumbinin dhe xhadenë të ndarë në dy kolona. Kolona e
parë: 3 batalione të Brigadës së 4-rt, bashkë me shtabin e vet, kaluan nga Qafa
e Thanës për në Qarrishtë. Kolona e dytë, një batalion i Brigadës së 4-rt dhe
dy batalione të Brigadës së 1-rë kapërcyen Shkumbinin dhe u hodhën në
Hotolisht. Kjo kolonë ka operuar në Hotolisht, Dragostundë dhe prej Hotolishti
deri në Qarrishtë...Kemi djegur shtëpinë e Daut Gunës në Dragostun, si dhe
shtëpitë e kushëririt të tij. Konfiskime nuk bëmë pasi ata i kishin marrë
masat. Kolona e parë u godit me reaksionarët e Qarrishtës. Të dy kolonat u
poqën në Qarrishtë. Me përjashtim të shtëpisë së Bilal Biçakut e të një shtëpie
tjetër kishin ikur, duke mos lënë asnjë send në shtëpi. I bëmë thirrje
popullsisë të kthehej në shtëpi, por nuk erdhi, përkundrazi, na goditi nga
pylli e shkëmbinjtë e lartë. Atëherë kundër këtij fshati morëm masa të rrepta,
dogjëm 10 shtëpi reaksionarësh koshientë. Në këto luftime patëm 1 të vrarë e 5
të plagosur”.
(Pjesë nga letra e datës 30 qershor 1944 e komisarit të
Divizionit të 1-rë)