E premte, 13.12.2024, 08:27 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: “Janë popull i keq dhe shovinistë”

E diele, 10.11.2024, 06:52 PM


Forcat komuniste nga Shqipëria, në vijim të operacioneve për nënshtrimin e popullsisë civile në Kosovë, në funksion e shërbim të vendosjes së pushtet serb atje, sulmuan disa fshatra të Drenicës, forcat e komanduara nga Mehmet Gradica. Një pjesë e popullit ishte larguar. Në përfundim të luftimeve, me forca e mjete të pabarabarta, komunistët shënonin se kishin marrë në fshat: 10 palë brekë, 4 xhaketa, 10 batanije, 11 këmisha, 4 palë këpucë, etj. Midis të tjera, në njoftim thuhej:

“Nga sulmi i rrufeshëm i partizanëve u detyruan të tërhiqen dhe të zënë vend në Bivolak, Strovc dhe Beçuk. Në pozicione mbrojtëse të mira mundën të rezistojnë deri në darkë dhe duke përfituar nga errësira e natës ikën të shpartalluar nëpër drejtime të ndryshme. Të nesërmen e kësaj datë, forcat tona hynë në katundet e mësipërme pa gjetur asnjë rezistencë...

Shtojmë se populli i katundit Strovc, Bivolak dhe Zhillovë, ku operoi batalioni ynë, jo vetëm që nuk ishte i gjithë, por edhe një pjesë e vogël fare që ishte prezentë, politikisht qëndroi shumë keq, antifrontit dhe shovinist në kulm”.

(Pjesë nga njoftimi i datës 4 dhjetor 1944 i komandës Batalionit të 1-rë të Brigadës së 5-të, nga “Kosova e lirë” për luftimet në Prelluzhë)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora