Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Përpjekja për arratisje dhe njeriu i ri
E enjte, 30.01.2025, 06:57 PM
Përpjekja
për arratisje dhe njeriu i ri
Nga
Kastriot Dervishi
Kostandin
Sotir Gjordeni, i vitlindjes 1957; Kristaq Gaqo Babi, i vitlindjes 1950, Alma
Kristaq Babi e vitlindjes 1973 (9 vjeç) dhe Nebi Haziz Koka lindur në Shkinak
të Kukësit në vitin 1963, banues në Katundin e Ri, Durrës (i cili vazhdonte
shkollën e mesme ekonomike në Lezhë), bënë planin të arratiseshin. Më 5.8.1982
udhëtuan me tren deri në Mjedë, e më pas, me makina të ndryshme shkuan në
Kukës. Fjetën jashtë. Të nesërmen, nisen nga ora 9.30. Deri në Bicaj
shfrytëzuan autobusin e më pas me makina rasti deri në sektorin e sharrave
Kolesian. Nga këtu udhëtojnë 15 kilometra në këmbë. Rreth orës 21.30, kur ishin
vetëm 2.4 kilometra larg kufirit, kapen nga sekretari dhe zëvendëssekretari i
partisë së kooperativës së fshatit Çaj.
Nebi
Koka u largua me vrap. Ndërsa këtë moment dy komunistët i kërcënojnë me kosore
bari dhe më pas i lidhin dhe i dërgojnë në një stan, e të nesërmen i dërguan në
Degën e Punëve të Brendshme Kukës. Për Nebiun u dha alarmi për postat kufitare,
repartet e ushtrisë dhe forcat vullnetare. Shkuan në Çaje, Shkinak, Fshat e
Lusen, zëvendëskryetari i DPB-së, shefi i Hetuesisë, komisari i batalionit të
kufirit, shefi i kundërzbulimit të kufirit, punëtori operativ dhe punëtori i
policisë.
Nebi
Hoxha pasi ishte ndarë nga grupi u fsheh në pyllin e Buzëmadhes. Natën e datës
8.8.1982 shkoi te daja në Lusën, por ky e dorëzoi.
Pas
një jave, të katërt i çuan në Durrës. Por zbritja në qytet u shoqërua me një
skenë. Të tre të rinjtë i lidhën me litar nga duart, ndërsa makina ecte me
shpejtësi të ulët. Kjo skenë bëhej që populli të shikonte se “armiqtë” ishin
kapur dhe ky fat i priste të gjithë ata që do mendonin të arratiseshin.
Kostandini u dënua me 11 vjet heqje lirie. Edhe të tjerët morën dënime të
rënda.
Në
foto Kostandin Gjordeni në vitin 1984