E shtune, 08.02.2025, 04:43 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Me automatik pas krahëve, ishin kosovarë

E merkure, 29.01.2025, 06:55 PM


Me automatik pas krahëve, ishin kosovarë

Nga Kastriot Dervishi

Duke qenë të internuar në Shtyllas të Fierit, kosovarët Qazim Vula, Qazim Bllaca dhe Hazir Halimi, nga poshtërsitë e diskriminimet shumta që u bëheshin, tentuan më 8.10.1962 të arratiseshin, por u kapën. “Unë doja të merrja frymë lirisht, këtu në Shqipëri e kam çuar jetën në burgje dhe kampe, prandaj doja me shku në Itali e nga këtej në Turqi”-deklaroi në hetuesi Q. Vula. Duke u pyetur sërish për vrasjen e Miladinit, Qazim Vula shton se i përmenduri, si komandant kishte filluar torturat në masë në Kosovë, ishte treguar tejet arrogant me shqiptarët, ndërsa në ironi e sipër përsëriste se edhe Shqipërinë do ta katandiste në koloni të Jugosllavisë. Në bisedë me Haki Tahën dhe Enver Sudin kishin arritur në përfundimin se të gjitha këto që po ndodhnin në Kosovës kishin për protagonist Miladin Popoviçin, prandaj ky duhej të paguante për këtë gjë. Qazimi u dënua me 15 vjet heqje lirie. Në foton që iu bashkua procesit, janë të lidhur të tre me litar dhe një automatik u rri nga pas.

Në foto, nga e majta: Qazim Bllaca, Hazir Halimi, Qazim Vula.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora