E merkure, 15.01.2025, 05:55 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Iljaz Toptani

E premte, 03.01.2025, 06:50 PM


Iljaz Toptani

Nga Kastriot Dervishi

Lindur në Tiranë 5.6.1911, djali i Zijait dhe i Servetes. Martuar me marokenen Kbira Ben Muhamed. Dinte frëngjisht, italisht e arabisht. Arsimin fillor e të mesëm i kish kryer në Itali. Në vitin 1936 largohet nga Shqipëria për në Francë ku regjistrohet në legjionin e të huajve dhe dërgohet në Algjeri me shërbim. Mori pjesë me trupat franceze në Luftën e Dytë Botërore.

U regjistrua desant në Kompaninë 4000. U nisën me avion nga Athina më 11 nëntor 1950, por piloti nuk mundi ta gjente Martaneshin. Vendosën të hidheshin kuturu. U hodhën sipas radhës: Adem Gjura, Selim Daci, Sali Dalliu, Xhetan Daci, Iljaz Toptani. U shkëput nga grupi se ra në pyll. Deri më 26.11.1950 u ushqye nga barinj ose druvarë që gjente në pyll, të cilëve u thoshte se ishte arratisur nga Jugosllavia e donte të paraqiten në Tiranë. Udhëtonte natën e rrinte në pyll ditën. Njerëzve u thoshte se ishte lirua nga burgu e po shkonte në Tiranë. Kërkoi të shkonte në Tiranë, duke ndjekur rrugën automobilistike Burrel-Tiranë.

Qëndroi në drekë te një shtëpi në Klos dhe te një shtëpi tjetër afër Burrelit në të cilën shkoi për të fjetur. Në mesnatë, duke shkuar në banjën e shtëpisë qëllohet nga forcat e Sigurimit dhe plagoset në shpatull. Në mëngjes u dorëzua dhe e çuan fillimisht në Burrel e pastaj në Tiranë. Në letërnjoftimin fals (fotoja me emrin "Nexhet Iljaz") shkruan amanetet e fundit të tij: “Rroftë Shqipnija e lirë dhe jo Shqipnia e Stalinit”, si dhe për gruan që gjendej në Napoli.

Iljazi u dënua dhe më pas u internua në Lushnje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora