Kulturë
Frrok Kovaçi: Kjo është Monaliza e piktorit Freitag. Edhe pse është portreti i Gabrieles!
E enjte, 31.10.2024, 07:50 PM
Kjo është Monaliza e piktorit Freitag. Edhe pse është portreti i Gabrieles!
Nga
Frrok Kovaçi
Monaliza
është mahnitëse se fsheh mistere brënda vehtes. Gabriela fsheh dritën brënda
portretit. Dhe është e dukshme se jan pikturu dy Gabriela në një portret
(Impresionizmi të lejon shum hapsira për mahnitje).
Nuk e di çfarë ka patur në mendje piktori. Gabrielen engjullore në njëren anë e ate toksore në gysmen tjeter. Apo Gabrielen poete në njëren anë e Gabrielen femër në tjetrën anë. Gabrielen burrnesh e Gabrielen zanë. Apo një sibil malsore.
Dominanca
e ngjyrës së gjelbërt është pikërisht limfa e pranverës që e lidh portretin me
natyrën (jo natyra e shkretë si tek Monaliza). Përdorimi i ngjyrës së kuqe, pak
në kafe i jep pamjes goxha agresivitet, jetë, guxim, mbase ka mendu, se poetet
e ngjyjnë penën në gjakun e vet. Ata vdesin dhe rilindin brenda poezis. Pjesa e
majtë ka më shum sfumatura të gjelbërta, me shum ëndrrime, pjesa e djathtë,
sfumon drita e mendimit vertikal, ajo pjesë e ballit është në ngjitje, lart.
Nga kjo prerje e portretit mjekrra e harkuar butsisht është krejt femrore.
Kontrast me pjesën tjetër pak më vendosmeri maskile. Dhe, tërsija e portretit,
është e dominuar nga mbivendosje,- dritë mbi dritë. Ndriqimi djellor i jashtëm,
me diellin gati shpërthys së brendeshmi.
Urimet
më të mira piktorit. Dhe je me fat që të ka ndodh të njohish një piktor të
tillë. Kalofsh sa më bukur!