Kulturë
Iljaz Bobaj: Kristaq Turtulli - Poezi të zgjedhura
E merkure, 30.10.2024, 07:52 PM
Botohet libri: POEZI ZË ZGJEDHURA të shkrimtarit dhe poetit KRISTAQ TURTULLI
Poezia
e Turtullit është e mbushur me mall të pastër, të thellë e të dhimbshëm për
atdhenë e largët, për Korçën e tij të dashur, për prindërit që përherë ikin
dhimbshëm nga kjo botë...
Redaktor:
Iljaz Bobaj
Graphics:
Virgjil Turtulli
Korektore:
Kristina Turtulli
Botimi
i Parë- 2024
Shtëpia
botuese "ADA"
Adresa:
Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www.botimetada.com
Cel:
068 22 190 16
Tiranë,
tetor 2024
CIP
Katalogimi në botim BK Tiranë
Turtulli,
Kristaq
Poezi
të zgjedhura / Kristaq Turtulli ;
red.
Iljaz Bopaj. - Tiranë : Ada, 2024.
160
f. ; 20 cm.
ISBN
9789928823465
1.Letërsia
shqipe 2.Poezia
821.18
-1
Në
shenjë respekti dhe mirënjohje familjes për ndihmesën në botimin e këtij libri
poetik me rastin e shtatëdhjetë vjetorit të ditëlindjes.
Parathënie
nga Iljaz Bobaj
Shkrimtari
i njohur dhe i mirënjohur, Kristaq Turtulli, autor i një serie mjaft të
lexueshme dhe të suksesshme tregime, novelash, romanesh, këtë herë ka bërë një
''thyerje'' në zhanrin e tij të preferuar.
Ka
ardhur me një vëllim poetik, në të cilin ka përmbledhur rreth 130 poezi të tij,
të shkruara ndër vite, për t'ia sjellë lexuesit si një dhuratë të bukur, të
veçantë.
Por
më shumë sesa e bukur dhe e veçantë, kjo dhuratë ka brenda saj diçka edhe më të
qenësishme: pjekurinë e tij artistike në zhanrin e bukur të poezisë.
Që
në poezinë e parë, duket fare qartë se kemi të bëjmë me një penë pjekur e të
talentuar, që di si ta ndërtojë, ta zhvillojë dhe ta ngrejë dhe ta vendosë
poezinë në vendin e saj, në kështjellën e bukur poetike.
E
ndërtuar sipas konceptimit dhe stilit të tij poetik, përgjithësisht në një
zhvillim linear, pa zhurmë dhe tam- tame poetike, poezia e Turtullit është e
mbushur me mall të pastër, të thellë e të dhimbshëm për atdhenë e largët, për
Korçën e tij të dashur, për prindërit që
përherë ikin dhimbshëm nga kjo botë, për traditat tona të rralla dhe bukuritë e
trojeve tona. Për gjithçka të atdheut të vet, por edhe për gjithçka të bukur e
njerëzore. Tematika e poezisë së tij ka një shtrirje universale dhe, për
pasojë, edhe mesazhe universale, që vlejnë për këdo. Ky është edhe misioni i
vërtetë i poezisë dhe përgjithësisht i artit.
Madje
ky mall ka një peshë të rëndë, shpesh tej së zakonshmes. Kaq e ngarkuar është
poezia e poetit Turtulli me këtë mall, sa ajo e mban poezinë e tij përherë me
ngarkesë maksimale, pa u lehtësuar kurrë prej tij.
Dhe
poezia e Turtulli ia del mbanë me një peshë të tillë, të cilën duket se e ka të
nevojshme për vet peshën dhe kërkesën e saj poetike. Një simbiozë e bukur
artistike, midis autorit dhe poezisë së tij...
Por
autori, me talentin dhe mjeshtërinë e tij, di ta shpërfaqë atë para lexuesit,
duke i dhënë plotësinë e nevojshme në poezinë e tij, jo vetëm mallit, por edhe
vetë poezisë së tij, e cila ekspozon para lexuesit hijeshinë dhe hapësirën
poetike të autorit.
Alegoria,
paralelizmi, metafora, pleonazma, epiteti... etj, janë përdorur jo për të dalë
në pah e për të reklamuar veten e tyre, por për të forcuar poezinë, duke u
vendosur aty ku duhen dhe ashtu si duhen, si pjesë e qënies së saj.
Libri
të tërheq dhe të mban lidhur deri tek poezia e madhe kreshendo: ''Beniamini dhe
unë'', të bën t'i hapësh veshët, t'i thërrasësh mendjes dhe të gjykosh me
urtësi vetveten...
Do
të ishte në të mirën e gjithkujt dhe në të mirën e të gjithëve, që sikush prej
nesh të marrë të diçka nga mesazhi i saj krejt i veçantë. Ajo është një kambanë
e fuqishme që bie për të gjithë...
Miku
im, shkrimtar dhe poet i nderuar!
Unë
ndjeva një kënaqësi të veçantë me librin tuaj, duke qenë edhe redaktori i tij.
Besoj
se do jetë po kaq kënaqësi edhe për lexuesin kur do ta lexoje atë...
ILIAZ BOBAJ
(Poet dhe Redaktor i Librit)