Kulturë
Përparim Hysi: Për një gërmë
E enjte, 31.10.2024, 07:37 PM
Për
një gërmë
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Prolog
Është
pak paradoksale dhe pak e dyshimtë, po, kur të lexoni me vëmendje, do të bindeni që për një"gërmë" u
"vra" një dashuri. Këtu nuk është për t'u kapur në
ato"lojëra" fjalësh, kur supozohet që për një presje a zhvendosjes së
saj, herë nga padija dhe herë e qëllimshme, është vendosur dhe fati i një
njeriu. Se, historikisht, për një gërmë edhe janë vrarë njerëz, se, kur thotë
LAO TZE"Fjalët e vërteta nuk tingëllojnë bukur dhe fjalët që tingëllojnë bukur, nuk janë të
vërteta." Unë nuk merrem me
sofizma, por gjithmonë u referohem fakteve dhe, para se të tregoj se ç'ka
ndodhur, ashtu në"vija të trasha",
se sa vlerë merr qoftë dhe një gërmë e vetme, shiko se si ka ndodhur në luftën e madhe patriotike të B.S.kundër
hitlerianëve. Një zbulues rus që dinte
gjermanisht, jo vetëm depërtoi në zyrat e Gestapos, por arriti të vrasë një
oficer të saj. Jo vetëm e vrau, por ngjeshi dhe mbante në brez koburen e tij.
Në një mbrëmje vallëzimi, tek rrotullohej me partneren e tij, kolegu i
viktimës, sa i pa koburen, ndaloi vallëzimin dhe iu drejtua:"Kjo kobure
është e Herr X... dhe, si është e mundur që gjendet tek ju?
Zbuluesit
nuk ia hante qeni shkopin, ia rrëmben nga duarët akuzuesit dhe
me"diplomaci" i thotë:-Mos u mundoni të përdhosni amanetin e Herr X... që ma dhuroi në grahmat e fundit.
Mbrëmja vazhdoi pa një incident, por jo gjithmonë"diplomacisë" i
shkon kungulli mbi ujë. Dhe ja sa rëndësi ka një gërmë! Zbuluesi vazhdoi punën
e tij dhe zhduku shumë gestapistë, po kur një polic e ndaloi për dokumentet, pa
që një fjalë qe shkruar gabim.Ta zëmë që një
shipfolës, sado që flet mirë, tek shkruan, gramitikisht, bën gabim. Ta
zëmë fjalën "FIER", ta shkruajë"FIERË" apo Tiran pa ë në
fund.Polici jo vetëm e vuri re gabimin,
por tha:-Një gjerman me shkollë, kurrë nuk
e bën këtë gabim. E arrestoi si të dyshimtë dhe, mandej, e pushkatuan.
Veç për një gërmë.
*
Unë
me Kamilën qemë në të njëjtën shkollë dhe, që të dy, konviktorë. Konviktorë
qemë dhe, sado që nga çupat, na ndante veç një çap, kurrë nuk pati qoftë dhe
një incident. Kishte një disiplinë të rreptë dhe, sa qeshë unë në shkollë, as u pa ndonjë lidhje dashurie. Epo dashuria,
sa e bukur është, aq e padukshme është.Si ajëri! A rrohet pa ajër?Pa më
thoni:-Kush e pa ajërin? Kështu dhe dashuria! Sa e bukur, aq e mistershme dhe e
fshehtë. Kështu ndodhi dhe me mua e Kamilën. Unë qeshë maturant, ajo në vitin e
tretë. Qe çudi se lidhja jonë nuk u bë as në konvikt, por as edhe në shkollë. U
bë, kur bënim provat në kor. KAMILA këndonte bukur.Qe soliste. Ne i bënim
jehonë zërit të saj, kur solua e saj kish nevojë për jehonë.Qe mesviteve '50-të
të shekullit të shkuar, kur vendi ynë
kish miqësi të madhe me B.S. dhe këngët e koncertit tonë, dominoheshin me këngë
për luftrat heroike të popujve sovjetikë. Ishte fjala për një komandant hero
dhe, sado kanë kaluar mbi gjashte dekada,
nuk kam se si harroj vargjet"solo"
të KAMILËS dhe jehonën tonë:
Solua
e KAMILËS: "Vij reparti bregut
Nga
udhëtimi i gjatë
Kokën
e ka lidhur
Gjaku
i kullon
Nëpër
gjurmët e gjakut
Bari
kuqëlon"
Pas
këtyre vargjeve, jehonë me mbi dy oktavë si jehonë heroizimi:
-Hej,
hej, Komandanti ynë!
Natyrisht,
ngaqë shquhem si një zë bassi, nga bërtitja ime, më shumë doja t'i bija sy
Kamilës, se sa heroizmit të atij komandantit rus. Këto prova në kor, u bën intensive se në 10
shkurt 195..., ishte jubileu i krjimit
të Ushtrisë së Kuqe, dhe Profesori ynë i muzikës, mend humbte në peshë, aq me
përkushtim punonte. Unë, ngaqë flokët i kisha si gjemba iriqi, nuk lashë vazo
me brilantinë në dyqan dhe mundohesha ta
haja me sy atë, solisten. Isharete me të
bëja, po fjalë, as gëk dhe as mëk. Epo ç'duhen fjalët, thosha me vete. Ajo
duhet ta vërë re, pse kot"pëllas" unë me zë të trashë:"Hej-hej
komandanti ynë". Nën zë:"Hej-hej, kjo solistja jonë!". Askujt
nuk i tregoja se ç'ndjeja përbrenda. Nëse qëllonte që ajo, duke shikuar nga
unë, çonte, si e druajtur.një buzëqeshje fine, unë tak dhe buzën vesh më
vesh.Kjo buzëqeshje e saj më prishi gjumin dhe nuk flija rehat. Tek ngjtja
shkallët për në katin e dytë, djathtas, në katin e parë flinin gocat dhe, sado
sytë më mbesnin andej, mezalla se çapitja andej. Por rasti a nuk është mbreti i
botës? Dëgjova "solisten" që t'i thosh një shoqeje të saj:- Ah, të kisha një bogaçe të ngrohtë me dy çapa do
ta gllabroja! U vodha nga studimi i mbasditës
dhe, rugicave që mos bija në sy, mbrrita tek furra ku dhe shiteshin bogaçet.Mora
katër copë njëherësh dhe thirra në emër atë shoqen.Ia dhashë duke i thënë:-E
dëgjova ç'të tha Kamila dhe, ngaqë do këndojë në mbrëmje, hajini dhe t'ju bëjë mirë! E ndjeja veten
qeshqek se, ja, më së fundi,
"solistja" do e marrë vesh që unë e dua.Në mbrëmje qenë provat dhe
unë mend e mbarova vazon me brilantinë.Haja inat me veten:po m'u gjetën këta
dreqflokësh si gjemba iriqi? Asnjë krëhër nuk i shtronte. Sidoqoftë, u bëra me krahë, kur KAMILA po dilte në skenë
dhe, kur pa nga unë, lëshoi një buzëqeshje.
Tani kush më mbante mua? Nën zë, ia thashë:"Soliste, moj soliste që më je
si shpirte!". Filloi koncerti dhe
KAMILA me atë zë si kanarinë po zotëronte sallën dhe unë, për të
kontrolluar"iriqat"mbi kokë, vura dorën që t'i shtroja, kur gishta
m'u ngallosën si të lyer me gjalpë.U dhashë një të fshirë pas pantollonave
dhe"kruajta"zërin për të dominuar mbi të tjerët. Dhe u bëra aq trim,
sa u zotova:" O sot, o kurrë!".
*
Pas
koncertit nuk e takova dot, por qetësoja veten:- E mira pret! Ç' bie sahati, se
sjell moti. Një mbrëmje, aty para konviktit, tek dëgjonim atë emisionin "Ju flet, MOSKA!", u
ndodhëm pranë e pranë. Tani nuk prita më dhe nisa të flisja.Natyrshëm, nuk do
sjell për ju, fjalë për fjalë, por mora vesh:ishte jetime.Rritur në një
"Shtëpi fëmijësh" dhe kishte vetëm një vëlla, oficer në MARINËN
LUFTARAKE. I tregova për vete dhe i bëra komplimente për zërin e saj prej
kanarine. Më falnderoj dhe, tek do ndaheshim, më tha:-Të falnderoj për ato
bogaçet e ngrohta dhe nuk di si t'jua shpërblej.
-Mos
i zërë në gojë se, si jetime, tash e
tutje je motra ime. Iku, si me vrap, dhe, kur u kthiella, zura të rrah kokën me
grushta.Po për ç'motër flet apo je si Hallili që i tha MUJIT::"Krejt çikat
eJutbinës, janë bash motrat e mia!!!".Hajde kokëbrilantinë hajde.! Epo nuk
është aq e kollajtë që t'I thuash një femre të dua.SE dashuria sa e bukur është
po aq e vështirë bëhet për t'u shfaqur.Nuk ka trimëri në dashuri.Apo nuk mora
sëpatën dhe preva këmbët e mia?I thashë motër asaj që e dua.
Hajde"vëlla", hajde!
Për
të ndrequr, çfarë prisha, i shkrova një
letër. Aty i tregova se ç'lloj vëllai isha për
të.Kur ia dhashë, sikur hoqa një mal nga supet dhe, ndërsa prisja
përgjgje, isha në gjendjen e asaj gruas
që"torturohet" për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Lindja vjen me
dhimbje, por dhe dashuria. Kur më solii përgjgjen, ndjeva aq gëzim, sa ndjen
dikush që del nga një"eklips"
ku shpëtoja vetëm unë dhe ajo. Ky pakt i fshehur nuk qe vemë me"vulë të
thatë", E "njomën" me
puthje nën një kaki me drurë të shtrembër, por kokrrat i kishte mjaltë të ëmbal
se qe nga ato me farë.
*
Unë
dola në punë dhe"motra" apo Solistja vazhdonte vitin e katërt. Gjatë
këij viti merreshim vesh me letra. Në muajin maj ajo mbarontte mësimet dhe në
dyjavëshin e parë të qershorit kishte provimet e maturës. Pakti, mes nesh, sa
të mbaronte unë do shkoja tek i vëllai për të treguar lidhjen tonë. Në fillim
të majit shkova e takova dhe më tha:"Unë do të shkruaj se si i kam punët
me vëllan dhe ti të më shkruash se si do vazhdojmë më tej."
Prita
letër dhe letra nuk erdhi. Ajo e dërgoi letrën për adresën time dhe letra, në
vend të vinte në PREZË ku punoja unë, shkoi në PEZË. Ajo prit përgjigje dhe unë
prit letër. Mjerisht, e humba"motrën" që doja.
I
vëllai do nissej me shërbim 2-vjeçar në RUSI dhe, ngaqë motrën nuk kish ku ta
linte, e martoi fët e fët me një shokun e tij ushtarak. Solistja do këndonte
diku tjetër. Që atëherë, KAMILËN nuk e pashë më dhe nuk e mora vesh, pse nuk më
shkroi atë letrën.
*
Epilog
Kishin
kaluar vjete nga dashuria ime e parë dhe, natyrshëm, jo vetëm mora një tjetër, por u bëra dhe me
fëmijë.
Një
ditë prej ditësh, kur po pinin kafe me një çift, miqësh të mi. befas e shoqja e
mikut tim e zbrazi:
-Mos
i fol timshoqi, se nuk e meriton. E mora si me shpoti këtë rekomandim, por ajo
shtoi:-Ky e mori një letrën tënde ku të pohohej dashuria, por ngaqë është
kurioz i sëmurë, sa pa emrin tënd, e
hapi dhe, pasi e lexoi, nuk pati më guxim që të kërkonte falje.E grisi dhe e
hodhi
-Mos
i fol, -thuaj se bërtiti. Kurse miku(pse kot thonë që më ruaj nga mqtë se nga
armiqtë ruhem vet) u tkurr dhe u nxi në fytyrë si një faqezi që nuk dua t'i përmend
emrin. Ja, kështu, për një gërmë u vra një dashuri.
Tiranë, 31 tetor 2024