E merkure, 19.06.2024, 04:44 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Hallalli' dhe 'harami'

E shtune, 22.04.2023, 07:55 PM


“HALLALLI” DHE “HARAMI”

NGA KALOSH ?ELIKU

Popull i nemur nga Baba Dovleti si „tradhtar”, dhe i dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë përkohshme personale, familjare, klanore dhe partiake me „Din e Iman”... Jo, pasurisë trashëgimtare, brez pas brezi të Babait. Aqmëpak, Nënës Shqiptare. Prandaj, edhe ndodhë shpesh të ketë probleme me vetëveten si popull historik. Shekuj me radhë në luftë me Krajl, dhe luftë me Mbret. Popull, që siç duket, nuk e do edhe vetë Zoti. Rrezik, që Nesër të përfundojë nga Zjarri Oxhakut me flakë, në Shpuzë të ?erepit me Saç mbi kokë. Shkaku, se: pasurinë trashëgimtare të Babait, e shiti lirë me politikë „madhore”, pas „fitoreve” në „Liri”. Rumelinë, sipas këngës të kantautorit Xha Deralla, Mbreti ia shiti Moskovit Zi, shtatë xhemi me alltan. Ditën e Sotshme, e ka nxjerrë në pazar ta shesë për së treti herë si një Grua të vejë Kosovën me politikanë të korruptuar. Dhe, hoxhallarë „Hallall”.

E pabesueshme, tridhjetë vite të merresh me politikë “madhore”, dhe të jesh në pushtet, e të mos kesh ende një shtet shqiptar?! Realiteti e thotë të kundërtën. Vërtetë, nuk ke shtet ligjor, por ke plotë parti politike me disa fe të Zotit. Hoxhallarë, që deri Dje biçikletën e shpallën “shejtan arap - haram”. E, Sot: “Mercedesin” – “hallall”. Flamurin kombëtar shqiptar “leckë” (basme). Shqiponjën dykrenare – “zog”. Popull, i pasur?! Tridhjetë vite, kënaqet me 20 % -in si popull shqiptar?! Nateditë, trumbeton para kamerave televizive “arritje” partiake dhe “fitore”?! Fatkeqsisht, nën nivelin e sistemit komunist. Poste partiake, që i ke pasur edhe në atë sistem diktaroial. Përmëtepër, ke pasur edhe kryetar të shtetit jugosllav (Sinan Hasani). E sot, luftë bën për një kryeministër shteti të “përbashkët”?! Tragjedi kombëtare historike.

Shqiptarët, historikisht i themeluan disa shtete në Ballkan, Evropë, dhe Botë, por ende nuk e themeluan një shtet shqiptar me Trojet Etnike të copëtuar nëpër disa shtete. Histori, që i përsëritet me shekuj vetëm popullit shqiptar. Pamarrë parsysh, se: politikanët shqiptar pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare vite me radhë, ende para kamerave televizive shpallin “fitore” me brekët mbi pantollona. Kujtiteket, t’i shprazë herdhet në “Shtëpinë Publike”. Territoret shqiptare, duke i ngushtuar me kufinj politik. Vërtetë Dje, kishim kufi politik me Shqipërinë, por nuk kishim me Kosovën. Malin e Zi. Gjatë, “ndryshimeve” demokratike, vendosëm edhe një kufi me Kosovën.

Ditën e Nesërme, rrezik kemi të vëmë një kufi edhe me Mitrovicën...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora