Mendime
Florim Zeqa: Demokracia e kthyer në pornokraci!
E premte, 02.09.2022, 06:11 PM
Demokracia e kthyer në pornokraci!
Ngjarja
e tmerrshme e përdhunimit të 11 vjeçares është vazhdimësi e një vargu të gjatë
të përdhunimeve dhe vrasjeve misterioze të vajzave, motrave dhe nënave
shqiptare në Kosovë. Dhuna në familje, kërcënimi seksual në vendet e punës dhe
vendet publike është bërë dukuri shqetësuese në shtetin tonë të ri
Shkruan:
Florim Zeqa
Abuzimi me lirinë e
tjetrit, anarki dhe amoralitet shoqërorë
Mosfunksionimi
i sistemit të drejtësisë, përkatësisht anarkia ligjore në njërën anë dhe
anarkia
morale
në anën tjetër kanë ndikuar në shkatërrimin e familjes dhe shoqërisë shqiptare
në përgjithësi.
Deri
tek kjo ka ardhur si rezultat i lirisë së shfrenuar në shtetin me anarki
ligjore. Liria personale ka kuptim derisa të funksionoj ligji dhe drejtësia, në
të kundërtën kur drejtësia kthehet në anarki atëherë fillon abuzimi me lirinë e
tjetrit!
Shoqëria
shqiptare nga liria e shfrenuar pa funksionim të ligjit është kthyer në anarki,
ku secili mendjen e ka tek kënaqja e egove dhe epsheve personale për pasurim të
shpejtë dhe të paligjshëm, duke filluar nga përdorimi i narkotikëve, trafikimi
i qenjeve njerëzore dhe prostitucioni si akti më i turpshëm i një shoqërie
njerëzore.
Kontrabanda
e qenjeve njerëzore, përkatësisht abuzimi seksual me të mitura, duke i
eksportuar Ato nga njëri vend tek tjetri, brenda dhe jashtë vendit është
shndërruar në dukurinë më të shëmtuar të shoqërisë kosovare (shqiptare) në këto
vitet e paspavarësisë së Kosovës.
Anarkia
sociale dhe morale e shoqërisë sonë i ka rrënjët tek niveli i ulët arsimor, tek
mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë të cilat drejtëpërdrejtë kanë ndikuar
në rritjen e dhunës në familje, shtimin e numrit të përdhunimeve dhe vrasjeve
në mënyrë misterioze të vajzave të reja dhe grave, duke e shtuar kështu
anarkinë sociale dhe morale të shoqërisë sonë, e cila asnjëherë nuk ka qenë më
e rrezikuar nga amoraliteti, ku njerëzit gjithnjë e më shumë po u gjasojnë
egërsirave të uritura në xhungël sesa një shoqërie të civilizuar dhe
demokratike!
Të miturat e gjinisë
femrore të pambrojtura nga shteti dhe shoqëria
Rasti
makabër i përdhunimit të miturës 11 vjeçare, është tregues se në Kosovë nuk
kemi mbrojtje nga shteti dhe as edukim të shëndoshë të shoqërisë njerëzore.
Ngase
mbrojtja e vajzave të mitura dhe grave nuk është detyrë vetëm e policisë, por e
shoqërisë në përgjithësi. Ajo është detyrë dhe obligim i secilit prej nesh, në
veçanti e mediumeve televizive.
Por
në radhë të parë, duhet të jenë institucionet përkatëse të shtetit, si policia,
prokuroria dhe gjykatat, pa anashkaluar ministritë, deputetët, komunat,
institucionet shkollore dhe ato të edukimit parashkollor.
Rasti
makabër i përdhunimit të së miturës 11 vjeçare nuk është i pari dhe as që do të
jetë i fundit. E themë këtë për faktin, se ngacmimet seksuale dhe përdhunimet
paraprake kanë ndodhur nëpër shkolla dhe institucione tjera shtetërore, madje
edhe nga mbrojtësit e rendit dhe ligjit (mësuesit dhe policët)!
Kur përdhunuesit dhe
vrasësit lihen të lirë, viktimat ngarendin njëra pas tjetrës
Pas
çdo rasti të përdhunimit nuk dënohet askush, rastet mbyllen me konkluzionet e
gjykatave kinse “në mungesë të provave”, për të mos u zbardhur asnjëherë e
vërteta e përdhunimit dhe vrasjes së vajzave të reja dhe grave shqiptare edhe
përkundër provave të prokurorisë dhe fakteve të dëshmitarëve!
Kësisoji
përdhunuesit dhe vrasësit lihen të lirë, viktimat ngarendin njëra pas tjetrës!
Pra,
këtu kemi të bëjmë më dështim të sistemit të drejtësisë, të dështimit të
sistemit edukativo-arsimor dhe me dështim të rendit demokratik në përgjithësi!
Anarkia
ligjore e ka kthyer demokracinë në pornografi, dështimi i sistemit qeverisës e
ka kthyer shtetin në pornoshtet dhe mbrojtës të krimit dhe kriminelëve që
rrezikojnë nderin dhe dinjitetin familjarë të secilit qytetar të vendit tonë.
Kur
shtetit i mungon forca ligjore në ndëshkimin e përdhunuesve dhe kriminelëve
ordinerë, popullatës nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveq kthimit të zakoneve
dhe ligjeve kanunore për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit familjar.