E merkure, 24.04.2024, 09:41 PM (GMT+1)

Mendime

Ylli komunist shfaqet në Tiranë, reagojnë: Tyli, Berisha, Garo, Deda, Kovaçi, Mehmetaj

E hene, 29.08.2022, 07:50 PM


Julian Deda:

Erioni eshte pergjegjesi kryesor i ketij perdhunimi qe i eshte bere flamurit tone kombetar. Ky eshte skandal, perveç te tjerash edhe kushtetues.

P.s. Kujtoj, qe kushtetuta e republikes se Shqiperise e thote qarte, "flamuri i Shqiperise eshte i kuq me nje shqiponje te zeze dykrenare ne mes", kaq.

Floriana Garo:

Nje provokim i hapur ndaj te gjithe Shqiptareve te lire!

Ketu nuk ka asgje te paqellimshme!

Ne nje festival si Sunny Hill i cili duhet te jete vetem perbashkues, provokohet me simbole te nje Shqiperie komuniste qe nuk duhet kthyer kurre me! Tej mase e turpshme!

Sali Berisha:

Perdhosja e Flamurit dhe Hymnit Kombetar mbreme me simbolin e diktatures, yllin e kuq, nga Edi Rama, pinjolli i xhelatit qe firmosi varjen ne litar te poetit disident Havzi Nela me 10 gusht te vitit 1988!

Dhurata Çupi Tyli:

Një nga vendimet e para të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992  ishte heqja e yllit komunist nga flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë. 30 vjet më pas, ylli është rishfaqur gjigand atje ku nuk pritej, në festivalin e organizuar ne Tiranë, i  cili duhet te promovonte kudo simbolet kombëtare të shqiptarëve.

Ndoshta mijëra të rinjtë që ishin atje për t’u argëtuar nuk e kanë vënë re detajin dhe ndoshta s’u bën as përshtypje, por organizatorët e festivalit na detyrohen një shpjegim dhe një ndjesë.

Shqipëria ka shumë nevojë të promovohet si një vend normal, ku performojnë artistë të mirënjohur, rinia ka shumë nevojë të ketë mundësi për argëtim, shoqëria e ka të domosdoshme të emancipohet. Por as Shqipëria, as rinia, as shoqëria nuk mund të ecin përpara me simbolet e së keqes.

Ylli në flamurin e Shqipërisë është kthim mbrapa, jo modernizëm. Është simbol i diktaturës më gjakatare të Europës që na la të izoluar, që vrau, ndëshkoi, internoi pa gjyq mijëra e mijëra shqiptarë. Është simboli i diktaturës që gjymtoi një shoqëri të tërë nga ana shpirtërore, intelektuale dhe psikologjike. Është simboli i vasalitetit të diktaturës së Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë, simboli i tradhtisë kombëtare të diktaturës komuniste ndaj Kosovës. Ylli në flamurin tonë kombëtar është përdhosje e sakrifikës së mijëra e mijëra shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës që dhanë jetën për lirinë dhe për flamurin kuq e zi, pa yllin komunist.

Shqiptarët e meritojnë sot një shpjegim dhe një ndjesë. Jam e bindur se edhe Dua Lipa do të jetë ndier e turpërusr nga ylli komunist në këtë festival në Tiranë!

Nikoleta Kovaçi:

Hahahah sa i mjere je Edvin! Sa vemje! Po ti ke edhe ca semundje te tjera! Semundjet s’jane faj po jane shpagim Edvin! Ti e di se je i pakurueshem ndaj e ke inatin me tane Njerezit njerez! Felliqesite e sojit tan dhe te atij qe perfaeson ti mjeran s’na lekundun jo! S’na kane lekund kurre! Na qe jena kane kunder maskarades se psikopatise qe perfaqeson ti, kurre s’jena tut’ as lekund! E edhe ti e dordolecet e lekeve te krimit smunden me na lekund ma o qyq…

Gani Mehmetaj:

Flamuri i turpit dhe ylli i krimit

Yllin jugosllav në flamurin shqiptar e gjeta në mesin tuaj, duhej t'u thoshte Dua Lipa nipave të partizanëve shqiptaro-serb në Tiranë. Me atë yll në flamur partizanët serb vranë mbi 50.000 shqiptarë të Dardanisë. Vranë edhe mijëra dhqiptarë të Shqipnisë së moçme.

Flamuri i turpit që valoi mbrëmë në koncert dëshom se jo pak shqiptarë nuk shqitën aq lehtë nga diktatura. Janë të sëmurë psikik që e duan përdhunuesin dhe lugetërit e së kaluarës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora