Mendime
Florim Zeqa: Ndarjet politike pro&contra grevës!
E diele, 28.08.2022, 08:42 PM
Ndarjet politike pro&contra grevës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përkundër
të drejtës absolute të grevistëve për ngritje pagash, ato nuk po ndodhin në
momentin e duhur dhe çka është më e keqja e kanë marrë konotacionin politik nga
mbështetja e gjërë e spektrit politik opozitarë, të cilët janë përgjegjësit
kryesor në katandisjen e sistemit arsimor dhe shëndetësor të vendit tonë.
Greva me prapavijë
anti-qeveritare që dëmton shtetin
Sado
e drejtë dhe e arsyeshme të jetë greva në sektorin publik, ajo po ndodhë në
kohën kur priten trazira dhe konflikt i armatosur në veri të vendit, e kjo
assesi nuk mund të shkojë në dobi të vendit dhe as të grevistëve në veçanti!
Problemet
e shkaktuara në sistemin arsimor dhe atë shëndetësorë, në sistemin energjetik
dhe ekonomik të vendit nuk i përkasin kësaj qeverie por atyre paraprake.
Mirëpo,
kjo situatë nuk e menjanon nga mëkatet qeverinë aktuale, e cila përveq
retorikës, me asgjë dhe më asnjë rezultat nuk arriti t’i bind qytetarët për
ndryshimin e paralajmëruar në qeverisjen e vendit.
Nuk
arsyetohet me asgjë mungesa e reflektimit të ‘Qeverisë Kurti’, përkatësisht
Ministrisë së Arsimit në parandalimin e grevës dhe hezitimi në fillimin e
bisedimeve me SBASHK-un dhe Këshillin Grevist për gjetjen e një kompromisi të
arsyeshëm së paku deri në tejkalimin e situatës konfliktuoze në veri të vendit.
Nga kush po sulmohet
shteti, kush ta mbronë shtetin!?
Këto
ishin pyetje në kontekst e një gazetari; nga mësimdhënësit, nga mjekët, nga
punëtorët? Kush ta mbron shtetin; kriminelët politik, analfabetët, zvarranikët
partiak...?
“Shteti
nuk po sulmohet nga mësimdhënësit, nga mjekët, nga punëtorët, kurse shtetin e
kemi të rrezikuar nga Serbia! Nese nuk mund ta mbrojmë, të pakten mos ta
ndihmojmë Serbinë”, ishte përgjigja ime e shkurtër e cila shkon për të gjithë
ata të cilët nuk janë koshient për rrezikun para të cilit ndodhet Kosova!
Kjo
situatë kërkon reagimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, përkatësisht të
Ministrive të Arsimit, Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave për gjetjen e
zgjidhjeve qofshin edhe kalimtare për prolongimin kohorë të grevës deri në
miratimin e ligjit për pagat, në mënyrë që ta kemi një fillim të mbarë të vitit
të ri shkollor.
Mungon reagimi i
Këshillit të Prindërve
Në
situatën e krijuar pas fillimit të grevës së përgjithshme me ose pa qëllim
është duke munguar reagimi i Këshillit të Prindërve në nivel nacional dhe
lokal! Prindërit e nxënësve duhet të jenë të parët ata që reagojnë, ngase nga
orët e pambajtura mësimore më së shumti e pësojnë fëmijët e tyre. Nëse nuk
fillon mësimi në kohën e paraparë më 1 shtator në të gjitha shkollat e Kosovës,
atëherë do të krijohet një situatë paradoksale e ndarjes së shkollave sipas
ndikimeve partiake!
Rritja
e pagave duhet bëhet në përputhje të plotë me rritjen ekonomike, sipas
kritereve, duke respektuar përvojën dhe performancën në punë e jo sipas
konsumit elektoral të subjekteve politike! Kur jemi në këtë segment, pra të
rritjes (virtuale) ekonomike, e kemi një shpërputhje të plotë të deklarimeve të
Qeverisë për rritje ekonomike me realitetin e krijuar nga rritja e kostos së
jetesës si pasojë ngritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë.
Këshilli
i Prindërve duhet të deklarohet sa më parë për grevën në arsim, në veçanti për
përformancën e mësimdhënësve, kur PISA ende po na tregon se jemi në listën e
shteteve me nivelin më të ulët arsimor në kontinentin evropian.
Tërheqja e paraleles me
arsimin e viteve të ’90-ta, e pa vend
Mbajtja
e arsimit shqip në vitet e ’90-ta dhe sot, jo vetëm që është e pakrahasueshme,
është diametralisht e kundërt. Përderisa mësimdhënësit e viteve të ’90-ta
punuan pothuajse krejtësisht në baza vullnetare dhe jashtë objekteve shkollore
(në shtëpitë-shkolla), duke e bërë Shkollën Shqipe bazament të fuqishëm të
shtetformimit, mësimdhënësit e ditëve të sotme punojnë në kushte
jashtëzakonisht të mira, në shkolla të reja apo të renovura, të pajisura me
inventar dhe teknologji bashkëkohore dhe me pagat më dinjitoze në rajon.
Përderisa
për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta në plan të parë ishte shteti dhe mbajtja e
mësimit shqip me plan-programe të Republikës së Kosovës si kundërpërgjigje ndaj
shtetit okupues të Serbisë, për mësimdhënësit e ditëve të sotme interes
parësorë i tyre nuk është shteti por paga dhe interesi personal!
Le
të mbetët në ndërgjegjën e atyre që janë në gjendje ta dëmtojnë shtetin për
interesa personale!