Mendime
Arbana Xharra: Nga buron kjo mendesi kriminele?
E hene, 29.08.2022, 06:55 PM
Arbana Xharra:
5
monstruma pasken dhunuar nje vajze 11 vjecare ne Prishtine ne kryeqendren e
Kosoves. Kur ne akte te tilla perfshihet nje person, kemi te bejme me nje
dhunes, kriminel, pedofil… emerojeni si te doni. Por ne kete rast kemi te bejme
me nje grup prej 5 vetave, kjo do te thote qe ne ate vend predispozita per me u
dhunu çikat jane shume te medha. Pra ato rrezikohen ne shkolla, ne rruge, ne
lagje kudo. Kushedi sa raste te tjera as qe jane raportuar. Pra, cilat jane
elementet qe e nxisin nje grup te rinjesh me dhunu nje femije? Semundje mentale
smund te kene te pestit, pedofil smund te jene te pestit. A konsiderohet nje 11
vjecare e rritun per mendesine e tyne kriminale? Eshte shume me e rrezikshme
kur te pestit lehtesisht pa friken e ndeshkimit dhunojne nje FEMIJE. Kur kemi
te bejme me nje pedofil apo dhunues… atehere i vihet ne kerkim policia dhe
organet tjera te sigurise si nje individ kriminel. Por kur jane 5 te rinj ky
numer nuk perfundon me kaq, athere lehtesisht jane edhe 10, 20, 30… pra kemi te
bejme me mendesi kriminale qe ushqehet nga shume faktor. Duhet te hulumtohet se
nga vjen kjo mendesi qe e bind mashkullin se femra eshte e pavlere, se ato mund
te dhunohen seksualisht edhe si te mitura. Nga buron kjo mendesi kriminele?