E premte, 19.04.2024, 03:39 PM (GMT+1)

Mendime

Adriatik Kelmendi: Vocërraken 11-vjeçare e kthyem në viktimë të gjithë ne

E marte, 30.08.2022, 07:11 PM


Adriatik Kelmendi:

Sulmi i pesë bishave ndaj një vocërrakeje 11-vjeçare është nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë. Memec. Se e sheh sa të pafuqishëm mund të jemi si individë përballë bishave në mesin tonë.

Pse nuk kam fjalë është se nuk jam i befasuar. Dhe ky është lajm edhe më i keq.

Ne alarmohemi si shoqëri kur e keqja na përplaset turinjve, kurse nuk e shohim çdo ditë tek na vallëzon ngadhënjyese para syve.

Po kërkohet të publikohen emrat e dhunuesve. Kërkesë shumë e drejtë. Por ne këtu, në rrjete sociale, i kemi dhunuesit që na paradojnë çdo të lumen ditë, me emër, mbiemër dhe figurë. Shikojini edhe një herë komentet e bishave nën lajmet që flasin për vajza, çifte, dhunë në çifte, ose nëna vetëushqyese, dhe do të bindemi se sa dhunuesi, sa mendja e sëmurë, nuk e ka fare problem të bëjë vepra penale çdo ditë pa u fshehur fare.

Ne si shoqëri i tolerojmë. Nganjëherë dikush edhe i shpërblen me ndonjë like “s’e ka keq”.

Pastaj të tillët trimërohen. Nga tastierat dalin në park, i shkojnë pas ndonjëherë edhe në shtëpi, në gjah ndaj viktimës që zbret nga ekranet e kompjuterëve dhe kthehet në viktimë edhe fizike.

Sa herë i kemi denoncuar të tillët? Sa herë i kemi lajmëruar në polici?

E keqja nuk na erdhi dje nga qielli. Vocërraken 11-vjeçare e kthyem në viktimë të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak. E tmerri rritet kur e di thuajse qind për qind se nesër do të ketë edhe një viktimë tjetër, pastaj edhe një dhe pas asaj edhe të tjera…

Se kemi dështuar dhe po vazhdojmë të dështojmë!

facebook.com/adriatik.kelmendi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora