| E marte, 30.08.2022, 07:11 PM |
Adriatik Kelmendi:
Sulmi
i pesë bishave ndaj një vocërrakeje 11-vjeçare është nga ato ngjarje që të lënë
pa fjalë. Memec. Se e sheh sa të pafuqishëm mund të jemi si individë përballë
bishave në mesin tonë.
Pse
nuk kam fjalë është se nuk jam i befasuar. Dhe ky është lajm edhe më i keq.
Ne
alarmohemi si shoqëri kur e keqja na përplaset turinjve, kurse nuk e shohim çdo
ditë tek na vallëzon ngadhënjyese para syve.
Po
kërkohet të publikohen emrat e dhunuesve. Kërkesë shumë e drejtë. Por ne këtu,
në rrjete sociale, i kemi dhunuesit që na paradojnë çdo të lumen ditë, me emër,
mbiemër dhe figurë. Shikojini edhe një herë komentet e bishave nën lajmet që
flasin për vajza, çifte, dhunë në çifte, ose nëna vetëushqyese, dhe do të
bindemi se sa dhunuesi, sa mendja e sëmurë, nuk e ka fare problem të bëjë vepra
penale çdo ditë pa u fshehur fare.
Ne
si shoqëri i tolerojmë. Nganjëherë dikush edhe i shpërblen me ndonjë like “s’e
ka keq”.
Pastaj
të tillët trimërohen. Nga tastierat dalin në park, i shkojnë pas ndonjëherë
edhe në shtëpi, në gjah ndaj viktimës që zbret nga ekranet e kompjuterëve dhe
kthehet në viktimë edhe fizike.
Sa
herë i kemi denoncuar të tillët? Sa herë i kemi lajmëruar në polici?
E
keqja nuk na erdhi dje nga qielli. Vocërraken 11-vjeçare e kthyem në viktimë të
gjithë ne, kush më shumë e kush më pak. E tmerri rritet kur e di thuajse qind
për qind se nesër do të ketë edhe një viktimë tjetër, pastaj edhe një dhe pas
asaj edhe të tjera…
Se
kemi dështuar dhe po vazhdojmë të dështojmë!
facebook.com/adriatik.kelmendi