Mendime
Nikoleta Kovaçi: Gledisit te Policise!
E hene, 29.08.2022, 07:00 PM
Gledisit te Policise!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Gledis
edhe nese e ke dhane doreheqjen je vone! Tashma je shume vone! S’u le gja
mangut kukullave para teje, po ata ndrysh teje ishin ma te zgjuar Gledis, ishin
dhelpna! Ti e din ç’a ishe, po ki gabue
shume rande Gledis, e nuk i falet nji djali te ri! Nese kta plehat poltike,
vjedhin, mashtrojne, bahen pale me krimin, mbulojne vrasje e i bajne aksidente,
ti Gledis nuk mundesh me i ba asnja! Asht dam i madh me çunat e hashashit qe
ktheve ne polici Gledis, bane hatana! Edvini shet kedo jo ty qe te ka thjesht
nje pershtyme larg! Sa te mjere jeni qe se kuptoni!
Ti
me te drejte mundesh me m’thane; pa hë gjeje nja ma te mire se mue? E di qe
ashtu e dah e ma keq ka me kane pasuesi i jot! Po ka me kane nje i sprovuem tue
dhane prova per pushtetin! Do jete ma i keq, ma i damshem, e ma i afte se ti,
ama ti ishe zhgenjim i madh Gledis! Une e kam ves te dyshoj ne gjithcka
pompohet mediave tona qe shpesh ngjajne
me ju, me prapesite tuaja! Edhe ti erdhe mediash Gledis sic mediash ban pune
talljeje me shkarkime, pezullime e udhetime neper vende krimi!
Une
ndryshe kolegeve te mi s’besova asnji sekond ne ty! Kurre! Mbase ste intereson,
po une s’mundem me besue katapultimin e dhunshem politik ne krye te Policise se
Shtetit! Ti e di se une e due ma shume se ti Policine; e due fiks siç e deshe
ti ne fillimet e tua, po ti devijove! Une jo! Edhe pse e di ç’a jane koleget,
ish-eproret dhe vartesit e tu nder dekada, une prape e gjej nje arsye me e
respektue policin ne rruge, te braktisun, te çuem per ndjekje penale, te
sulmuem pse nuk iu sherben ne afera e fushata mbjellje-korrjeje! Gjej pikerisht
ate arsyen qe iu mungon ju, ty e tane pararendasve tue e ktyne qe do vijne mas!
Une
policine e shoh si a-ne e nisjes se t’bames se ktij vendi, ju e shihni si
mjetin e mundshem per me ba krejt punet tuaja dhe te pushtetit-mafie e
mafies-pushtet! Sod jena ne gjendjen kur bota e nandheshme gjemon fort e
kercenon edhe ma fort! Po vlon meria e hakmrrja 7 pash nantoke ku mendoni qe e
keni fut! Jo ti, po ata qe te emeruen ty! Ty ndoshta s’ta ka msue kush se boll
asht boll! Se ky boll nuk shkon ma ndej…
Mos
u fshih hijesh! Shqiptaret e moçem kane pas nji shprehje te mencme si shume
syresh: “prite punen pa u bà, kur t’bahet mos ban zà”! Asht ba Gledis, e tash nuk duhet me ba zà
hiç! Tash policat shihen si organizate kriminale, shihen si plaçkites e
sundues! Nuk e meritojne! E di! Nese dikur shiheshin e konsideroheshin si te
paditun, brutalë e ndonje i vecuem edhe shok krimi, sod jane fshi te gjitha kto
akte policash; prania e tyne ne çdo pune te ndryre politike e te fortesh me
pushtet mafioz ne kte vend, i ka ba njerzit tu druhen! Ne fakt njerzit nuk e
dine Gledis se polici i rruges nuk asht ashtu, po ngaqe nuk i shohin ndonjehere
kta komisarat shumedimensionale, krejt merine dhe urrejtjen ua lshojne djemve e
burrave qe ne fakt nuk e mertojne!
Gledis
ti nuk e shpeton dot policine, po mos e fundos ma ne emen te nje pushteti
zuzar, hajdut dhe kriminal….