Mendime
Xhemal Ahmeti: Mentaliteti për psikiatri
E merkure, 31.08.2022, 06:55 PM
Xhemal Ahmeti:
MENTALITETI PËR
PSIKIATRI
Përpjekja
për t' i shpallur psiqikisht të sëmurë dhunuesit nuk është në rregull. U krijon
alibi atyre, diagnozë lehtësuese. Ata janë kriminel të sojit më brutal që me
vetëdije, disa orë, jo në afekt kanë eksternalizuar atë që e besojnë dhe bëjnë
mentalisht sa janë. Nëse këta janë të sëmurë psiqik, atëherë shpallni shumicën
e asaj popullate ashtu, atë që abuzon ditenatë me të drejtën dhe lirinë e
femrave dhe që shumicës i duket normale - ngase gjithë njejtë. Dhunimi fillon
qysh me diktatin femra të sillet sipas këtij apo atij kodi që ia përcaktojnè
"burrat", respektivisht derrat e egër me ideologji katakombesh
parahistorike.
__________
Fenomene
SPEKTAKLI I BANALITETIT
Qytetari
X i Kosovës, në rrjet zbulon qytetaren Y, gjermane. Njoftohen dhe hyjnë në
lidhje. Për nga sjelljet që i pamë shihet se Hata gjeti Hitën dhe u rrokullis
bota. Hita i thotë Hates duhet me "marre këtë fé dhe me i vesh
dimijat" se ndryshe nuk na marton hoxha. Ajo si ashtu pa habitus - siç
shihet nga ato qê deklaron e sillet -saora i nënshtrohet burrit të rradhës.
Hita qanë nga gëzimi për nusen e rradhes e sidomos për mundësinë ta përlajë
Gjermaninë. Hata shkrihet e përulet poashtu para burrit të rradhës. Kësisoj
skenash triviale, shembuj idiot ndodhin me siguri qindra mijë herë në
ditë, botës, shoqërive e kulturave: tash
çka mua më mbetet është ta zbulojë esencën e relevancës publike të këtij
"evinimenti kolosal": cili është ai? Pse mediat e ndoqën me kaq
tamtame këtë ndodhi? Pse e katapultuan në shembull publik? Nga shkaku se më në
fund një kosovar gjeti mundësinë se si të ikë nga vendi? Nga arsyeja se Kosovës
lapidare iu shtua edhe një grua që i nënshtrohet burrit aq sa edhe gjininë e
ndrron e lere më fénë? Nga gëzimi se Kosovës iu shtua edhe një myslimane me
shumë? Cila nga këto arsye fascinoi mediat që e inskenoi rastin në shembull
publik? Ikin njerëzit se ka reduktime rryme aty, apo ata ikin se dikush bën
çmos që tu thotë atyre: këtu eshtë ferr, ja shihni edhe ky duduku ia doli e jo
më ju: kapni trastat, gjeni gra e burra, konvertoni, pronësoni dhe shporruni?
__________
Ulurima
e fashistëve dhe kryemizogjinëve: Kjo kategoria e politikanëve dhe personave që
tërrë kohën hesht ose koketon me ideologji, që fyejnë, poshtërojnë, izolojnë
dhe nxjerrin në ankandin më pervers femrën dhe dinjitetin e saj e sot sillet
sikur u zgjuan, meriton dënimin më të madh. ????
"Gjithçka nis nga koka", thotë një postulat. E ajo është poaq e krimbur tek shumica e
heshtakëve si e ktyre kriminelëve që dhunuan.
__________
Krime
tmerri gjithandej: Një grup psikopatësh përdhunojnë një të mitur në mes të
Prishtinës; në Zvicër arrestohen 27 shqiptarë me thasë drogë. Çka nuk është në
rregull me atë mentalitet? Kush na katandisi kështu?
__________
NËNA DHE DASHURIA
[KUSHTËZUESE] E TË BIRIT
Është
paradoks dhe skizofreni të thuash e dua nënën time mbi gjithçka dhe
njëkohësisht të ngulish këmbë në normat patriarkale maskiliste,
religjiokonservatore, mbylljen e grave, nënshtrimin dhe palirinë e tyre. Është
skizofreni, ështê dyftyrësi, dashuri e rrejshme, mosrespekt i pavetëdijshëm
ndaj nënës dhe gjitha nënave. Asnjë arsye nuk ekziston që mashkulli t'ia
rregulloj e diktoj jetën asaj - femrës.
__________
Paramendoni
ta kishim një Turqi sekulare, siç e konfiguroi Ataturku, tè fortë ushtarakisht
e ekonomikisht si dhe pa qenë instrument i carit rus dhe khamenejëve iranian
dhe talibanëve? Rusia nuk do të dhunonte botën kështu. Me Erdogana dhe Urbana
mirëpo, mirë që nuk është më keq