Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Burrë i Hotit, si dikur motit
E shtune, 23.04.2022, 06:48 PM
Gjeto
Kolë Uci Camaj (1931- 2020)
Burrë i Hotit, si dikur
motit
Nga
Gjekë Gjonaj
Më 11 mars 2020
në moshën 89 vjeçare, vdiq Gjeto
Kolë Uci Camaj. Në ceremoninë e veçantë të lamtumirës së tij ,
në Qendrën Funerale “ Malësia” në
Tuz, ishin të pranishëm qindra shqiptarë nga
Malësia e më gjerë. Trupi i tij i pajetë u përcoll me nderime të mëdha. Tashmë
ai prehet i qetë në gjirin e tokës mëmë, i rrethuar nga kujtimet e përmbledhura
në një shprehje të vetme: Ai vdiq për të lënë një emër të mirë.
Njohja ime me këtë
burrë me mision fisnik
Për Gjeto Kolën kisha dëgjuar në
moshën e fëmijërisë nga prindërit e mi,
Gjon Marku e Noc Dokja. Ata gjithmonë flisnin fjalë të mira për këtë
burrë nga Hoti dhe i gëzoheshin çdo takimi me të. Ai vinte shpesh në Triesh, në fshatin
Muzheçk, jo larg katundit tim të lindjes, Rudinë, sepse vizitonte miqtë e tij, familjen e njohur
të Kolë Dedë Prëlit Nikollaj.
Qysh atëherë e mbaj mend
këtë njeri të ndershëm
dhe të mirë. Më vonë kjo njohje
vazhdoi me kontakte të herëpashershme
dhe përfundoi me një shoqërim shumë të
përafërt e vëllazëror. Nga intervistat
e mia që i zhvillova
në shtëpinë e tij familjare në fshatin Sukruq, afër Tuzit për Emisonin “ Kronika e Javës” ,
gjatë kohës kur punoja si gazetar i Televizionit të Malit të Zi, u binda plotësisht se Gjeto Camaj është një njeri me mision fisnik,
i ndershëm, mikpritës dhe i arsyeshëm.
Njeri me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare
Nga ata që e njohën dhe
patën rastin të punojnë me të, Gjeto Camaj njihej si njeri me virtyte të larta
njerëzore e kombëtare. E
thonë të gjithë, e them edhe unë që e di shumë mirë se ky bir i fisit të njohur Camaj
dhe burrë i Hotit, si dikur motit
ishte atdhetar, njeri i besës, i fjalës dhe i punës. Përveç kësaj
ishte prind i mirë. Mik i çmuar
dhe i dashur. adhurues i traditës,
flamurit e gjuhës shqipe.
Familja e Gjeto Camajt , e frymëzuar
nga veprat patriotike të paraardhësve të tij, Uc Gjoni, Lucë Gjoni dhe Dedë Gjoni, është
e njohur për shqiptarizëm dhe për rezistencë kundër turqve, serbo-malazezëve në të gjitha
etapat historike. Ajo gjithmonë
priste dhe përcillte miq e mysafirë
me përzemërsi e derëhapur. Ishte
një familje me taban kombëtar, e pritur
, atdhetare kontribuese për çështjen kombëtare. Me mikpritjen e
familjes së Gjeto Kolë Ucit ne u ndjemë si në shtëpinë tonë dhe vumë re cilësitë e
virtytet tona trashëguar brez pas brezi, duke na bërë me dije se ka pasur
traditë kulture e respekt në brezat e shkuar dhe ne duhet te jemi ata që
ta vazhdojmë dhe t’i çojmë para këto vlera
tona të mira. Për këto dhe vlera të tjera të
shqiptarëve që përbashkojnë idealen në vetëdijen e një kombi ishte
i respektuar nga populli i
Malësisë.
Adhurues e trashëgues i traditës shqiptare
Gjeto Kola në të gjitha tubimet publike
angazhohej për të drejtat dhe
liritë e popullit shqiptarë në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni t; Veriut , Preshevë e Medvegjë dhe Çamëri. E thoshte me shpirtin e një atdhetari të sinqertë : “kam dëshirë që
popullin shqiptar ta shohë të bashkuar
deri atje në tokën tonë etnike , ku i
thonë bukës bukë e ujit ujë”. Ishte
adhurues i trashëgimisë sonë kulturore. Ai kudo shfaqej me një shami të kuqe në kokë, të cilën e mbajti
me krenari tërë jetën , siç thoshte ai,
me dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm, për një jetë të gëzuar e
të dinjitetshme, për energji për të punuar më shumë dhe për shëndet të mirë dhe
mirëqenie për secilin. Kjo facoletë (
rubë e kuqe ) i jepte atij
një pamje më të hijshme dhe e
dallonte nga të tjerët .
Ky burrë zakoni ishte edhe humanist. Ai
dha kontribut të jashtëzakonshëm në formën
e donacioneve të ndryshme në
Malësi. Me të njëjtën frymë i ka edukuar dhe rritur edhe fëmijët e
familjes së tij, shtatë djemtë ( Dedën,
Palokë, Nikë, Nikollën, Viktorin, Lindonin e Pjetrin) dhe tri vajzat( Agen,
Marinë dhe Djellushën) duke theksuar se mes
gjithë vështirësitë dhe sakrificat për mbijetesë, kultura, gjuha dhe zakonet
shqiptare kanë qenë baza e formimit të fëmijëve të tij.
Familjarët e
tij në Amerikë i bashkon
atdhedashuria
Edhe djemtë dhe vajzat e Gjeto Kolës
në Amerikë i edukojnë fëmijët e tyre në frymën e traditës së trashëguar nga prindërit e vet, me qëllim që në kohët e sotme moderne të mos
e kenë të vështirë të ndajnë se cila
traditë është e jona dhe cila e mbjellë nga vendi ku ata e kanë zgjedhur të jetojnë. Emrat e mbesave dhe të
nipërve janë shqiptarë dhe prindërit e
tyre me ta flasin shqip, sepse çështja kombëtare për ta vazhdon të jetë parësore. Veprimtaria e djemve të tij do të jetë shembull për brezat që lindën dhe
po rriten në Amerikën e lirë e demokratike, se si duhet me e dashtë atdheun dhe
kombin.
Populli Gjeto Camajn e cilësonte si një burrë të dheut i cili shërbeu si
shembull për gjeneratat e reja. Ishte i nderuar për principet e veta
shembullore dhe respektues i
normave kanunore të të
parëve të tij, adhurues i traditës, flamurit e gjuhës
shqipe, gjuhën mëmë.