| E shtune, 23.04.2022, 05:48 PM |

Gjeto
Kolë Uci Camaj (1931- 2020) 
Burrë i Hotit, si dikur
motit
Nga
Gjekë Gjonaj
Më  11 mars  2020 
në moshën  89 vjeçare, vdiq Gjeto
Kolë Uci Camaj. Në ceremoninë e veçantë të lamtumirës së  tij , 
në  Qendrën Funerale “ Malësia” në
Tuz, ishin të pranishëm  qindra  shqiptarë nga 
Malësia e më gjerë. Trupi i tij i pajetë u përcoll  me nderime të mëdha. Tashmë
ai prehet i qetë në gjirin e tokës mëmë, i rrethuar nga kujtimet e përmbledhura
në një shprehje të vetme: Ai vdiq për të lënë një emër të mirë. 
Njohja ime me këtë 
burrë   me mision fisnik
Për Gjeto Kolën kisha dëgjuar   në
moshën  e fëmijërisë nga prindërit e mi,
Gjon Marku e Noc Dokja.   Ata  gjithmonë flisnin fjalë të mira për  këtë 
burrë nga Hoti dhe i gëzoheshin çdo takimi me të.  Ai vinte shpesh në Triesh, në fshatin
Muzheçk, jo larg  katundit  tim të lindjes, Rudinë, sepse  vizitonte miqtë e tij, familjen e  njohur 
të Kolë Dedë Prëlit Nikollaj. 
Qysh atëherë   e mbaj mend
këtë  njeri  të ndershëm 
dhe të mirë.  Më vonë  kjo njohje  
vazhdoi me kontakte  të herëpashershme
dhe përfundoi me një shoqërim  shumë të
përafërt e vëllazëror.  Nga  intervistat 
e mia  që i  zhvillova 
në shtëpinë e tij familjare në fshatin Sukruq, afër Tuzit  për Emisonin “ Kronika e Javës”  , 
gjatë kohës kur punoja si gazetar i Televizionit të Malit të Zi,  u binda plotësisht se  Gjeto Camaj është një njeri me mision fisnik,
i ndershëm, mikpritës  dhe i arsyeshëm.
Njeri me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare
Nga ata që e njohën dhe
patën rastin të punojnë me të, Gjeto Camaj njihej si njeri me virtyte të larta
njerëzore e kombëtare. E
thonë të gjithë, e them edhe unë që e di shumë mirë se ky  bir i fisit të njohur  Camaj 
dhe burrë i Hotit, si dikur motit  
ishte  atdhetar, njeri  i besës, i fjalës dhe i punës.  Përveç kësaj  
ishte  prind i mirë. Mik i çmuar
dhe i dashur.  adhurues i traditës,
flamurit e gjuhës shqipe.  
Familja e Gjeto Camajt ,  e frymëzuar
nga  veprat patriotike   të paraardhësve    të tij, Uc Gjoni, Lucë Gjoni dhe Dedë Gjoni,  është 
e  njohur për  shqiptarizëm dhe  për rezistencë  kundër turqve, serbo-malazezëve në të gjitha
etapat historike. Ajo   gjithmonë 
priste dhe përcillte miq e mysafirë 
me përzemërsi e  derëhapur. Ishte
një familje me taban kombëtar,  e pritur
, atdhetare kontribuese për çështjen kombëtare. Me mikpritjen e
familjes  së Gjeto Kolë Ucit   ne u ndjemë  si në shtëpinë tonë dhe vumë re cilësitë e
virtytet tona  trashëguar brez pas brezi, duke na bërë me dije se ka pasur
traditë  kulture e respekt në brezat e shkuar dhe ne duhet te jemi ata që
ta vazhdojmë dhe t’i çojmë para këto vlera 
tona  të mira.  Për këto dhe vlera të tjera  të
shqiptarëve që përbashkojnë idealen në vetëdijen e një kombi  ishte 
i respektuar  nga populli i
Malësisë. 
Adhurues e trashëgues i  traditës shqiptare
Gjeto Kola  në të gjitha tubimet  publike 
angazhohej  për të drejtat dhe
liritë e popullit  shqiptarë  në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni t; Veriut ,  Preshevë e Medvegjë  dhe Çamëri.  E thoshte  me shpirtin e një  atdhetari të sinqertë : “kam dëshirë që
popullin  shqiptar ta shohë të bashkuar
deri atje  në tokën tonë etnike , ku i
thonë bukës bukë e ujit ujë”.  Ishte
adhurues i trashëgimisë sonë kulturore. Ai kudo shfaqej me  një shami të kuqe në kokë, të cilën e mbajti
me krenari tërë jetën , siç thoshte ai, 
me dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm, për një jetë të gëzuar e
të dinjitetshme, për energji për të punuar më shumë dhe për shëndet të mirë dhe
mirëqenie për secilin.    Kjo facoletë (
rubë e kuqe )   i jepte  atij 
një pamje më të hijshme  dhe e
dallonte nga të tjerët .  
Ky burrë zakoni  ishte edhe  humanist. Ai  
dha kontribut të jashtëzakonshëm në formën
e donacioneve të ndryshme   në
Malësi. Me të njëjtën frymë i ka edukuar dhe rritur edhe fëmijët e
familjes  së tij, shtatë djemtë ( Dedën,
Palokë, Nikë, Nikollën, Viktorin, Lindonin e Pjetrin) dhe tri vajzat( Agen,
Marinë dhe Djellushën)  duke theksuar se mes
gjithë vështirësitë  dhe sakrificat  për mbijetesë, kultura, gjuha dhe zakonet
shqiptare kanë qenë baza e formimit të fëmijëve të tij.
Familjarët e 
tij në Amerikë i bashkon 
atdhedashuria 
Edhe djemtë dhe vajzat e  Gjeto Kolës
në Amerikë i edukojnë fëmijët e tyre në frymën e traditës së   trashëguar nga prindërit e vet,  me qëllim që në kohët e sotme moderne të mos
e kenë  të vështirë të ndajnë se cila
traditë është e jona dhe cila e mbjellë nga vendi ku ata e kanë  zgjedhur të jetojnë. Emrat e mbesave dhe të
nipërve janë shqiptarë dhe   prindërit e
tyre me ta flasin shqip,  sepse çështja kombëtare për ta   vazhdon të jetë  parësore. Veprimtaria e djemve të tij  do të jetë shembull për brezat që lindën dhe
po rriten në Amerikën e lirë e demokratike, se si duhet me e dashtë atdheun dhe
kombin.
Populli Gjeto Camajn   e cilësonte si  një burrë të dheut i cili shërbeu si
shembull  për gjeneratat e reja.  Ishte i nderuar për principet e veta
shembullore  dhe respektues i
normave  kanunore   të të 
parëve  të tij,  adhurues i traditës, flamurit e gjuhës
shqipe, gjuhën mëmë.