Mendime
Florim Zeqa: Ka ikur koha e miteve të fantazuara!
E hene, 18.04.2022, 12:43 PM
Ka ikur koha e miteve të fantazuara!
Shkruan:
Florim Zeqa
Miti
është një rrefim fantastik që shpjegon lindjen e elementeve natyrore,
gjegjësisht të origjinës së botës dhe njerëzve. Protagonistë të miteve mund të
jenë perenditë, njerëzit me fuqi të jashtëzakonshme, heronjt, përbindeshat dhe
krijesat e tjera të fantazuara.
Edhe me këtë qeveri po
vazhdon zbrazja e Kosovës
Sikurse
që i dimë meritat dhe dështimet, dëmet dhe pasojat e qeverive paraprake, po e
shohim edhe paaftësinë qeverisë aktuale, e cila erdhi me premtime për ndryshime
të mëdha, por deri më sot nuk po e shohim asnjë ndryshim pozitiv sa i përket
përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të ardhmes së tyre në shtetin e lirë
dhe të pavarur të Kosovës!
Është
e vërtetë e pamohueshme se qeveritë paraprake i thyen shpresat e qytetarëve
duke i varfëruar ata skajshmërisht, duke ua shuar edhe dritën e fundit në
tunelin e gjatë të shpresës, por, së paku deri më tani (për një vit qeverisje),
qytetarët nuk po e shohin ende dritën në fillim dhe as në fund të tunelit nga
‘qeveria e shpresës’!
Si
pasojë e kësaj situate, zbrazja e Kosovës nga të rinjët dhe popullata në
përgjithësi po vazhdon me ritëm të shtuar, madje më të shtuar se asnjëherë më
parë! Për shkak se qeveria aktuale, qytetarëve nuk ua dha asnjë sinjal sigurie
për jetë dinjitoze në vendin e tyre.
Mungesa
e përspektivës: sistemi i pabarabartë dhe i degraduar i drejtësisë, sistemi i
mangët shëndetësor dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore në njërën anë, mungesa
e zhvillimit dhe rënja e mirëqenjes qytetare shkaku i rritjes së çmimeve si
pasojë e krizës ekonomike në anën tjetër është duke i shtyrë qytetarët ta
braktisin Kosovën njëjtë sikurse në kohën e okupimit!
Mungesa
e ligjit të punës, mungesa e nivelizimit të pagave, mungesa e kontratave
kolektive ka krijuar pasiguri tek të punësuarit në sektorin publik dhe privat,
të cilët njëri-pas tjetrit janë duke i braktisur vendet e punës për të ikur
drejt vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë sa i
përket aspektit social dhe shëndetësor.
Lënja
e vendeve të punës nga mjekët dhe infermierët, përveq boshëllëkut të madh
profesional ka krijuar pasiguri për jetën e qytetarëve dhe frikë për të
moshuarit, të cilët rrezikojnë të mbeten pa përkujdesje shëndetësore!
Në
anën tjetër, dita-ditës edhe sistemi arsimor është duke u kolapsuar shkaku i
mungesës së personelit arsimor dhe mungesës enorme të nxënësve nëpër shkollat
tona shkaku i migrimeve familjare!
Zhvillimi ekonomik
rreziokhet nga mungesa e fuqisë punëtore
Në
mos gjatë kësaj qeverie, në të ardhmen e afërt pas përmbylljes së dialogut me
Serbinë, Kosova do të kthehet kah e mbara, do të kthehen investimet kapitale
nga brenda dhe nga jashtë, të cilat do të gjenerojnë shumë vende të reja të
punës, por problem do të jetë mungesa e fuqisë punëtore.
Kjo
pashmangshëm do t’i detyrojë punëmarrësit për ngritjen e pagave të punëtorëve
në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme (në të zezën) për ta tërhequr fuqinë
punëtore nga vendet e rajonit, pse jo edhe nga mërgata e jonë për të zhvilluar
veprimtaritë e tyre afariste.
Kjo
do të çojë në nivelizimin e pashmangshëm të pagave me ato të Bashkimit
Europian, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin e Ballkanit. Njëherit, ky do
të jetë edhe çelësi i stabilitetit afatëgjatë në Ballkan dhe jo vetëm.
Gjithçka mbetët në
kujtesën popullore
Pavarësisht
ndryshimeve që do t’na sjellë e ardhmja, qytetarët nuk do ta harrojnë të
kaluarën e tyre. Nuk do t’i harrojnë vuajtjet dhe sakrificat e panumërta deri
tek liria dhe pavarësia e vendit. Populli nuk do ta harrojë luftën dhe as
robruesit e saj, nuk do t’i harrojë çlirimtarët dhe shpëtimtarët (UÇK-në dhe
NATO-n), sikurse që uk do ta harrojë as pasluftën, nuk do t’i harrojë
politikanët e pasluftës, nuk do t’i harrojë uzurpatorët dhe as rrënuesit e
shtetit në luftën e tyre për pushtet!
Në
asnjë mënyrë dhe rrethanë nuk duhet ekzagjeruar ndarjen e 100 milion eurove
ndihmë për qytetarët nga qeveria aktuale për tejkalimin e krizës së thellë
ekonomike, jo pse nuk janë të mirëseardhura, por pse janë tepër pak, të
limituara (vetëm për 1 muaj) dhe të pa kategorizuara.
Nëse
dikush ndjehet i hipnotizuar nga mashtrimi, nuk ka të drejtë të hipnotizojë të
tjerët duke e “mitizuar” kryeministrin e vendit me “të dërguar të Zotit”
(“pejgamer”), për arsyen e thjeshtë, se për kryeminsitrin aktual nuk e kemi të
njohur asnjë sakrificë personale për popullin, nuk e kemi të njohur asnjë vepër
të vetme dhe të dinjitetshme për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.
Andaj,
si i tillë çfarë është dëshmuar deri më tani, Albin Kurti nuk mund të
krahasohet me asnjërën nga figurat historike, e aq më pak me Ibrahim Rugovën!
Andaj është mirë të presim, siq e kishte thënë Adem Demaçi një të vërtetë të
madhe pas daljes nga burgjet serbe; “Mos më këndoni dhe as mos më thurni vargje
për së gjalli, nuk i dihet jetës, nëse deri më tani kam qenë i mirë dhe i
dobishëm për ju, nesër mund të ndryshojë…!”