Mendime
Milazim Zeqiraj: 13 Prillin 1999 me e kujtu për mos me harru
E marte, 12.04.2022, 07:33 PM
13 Prillin 1999 me e kujtu për mos me harru
Përvjetori
i 23 i masakrës në shtëpin e Salih Sokolit dhe krimet tjera në Studenicë, Kaliqan
Nga
Milazim Zeqiraj
Lufta
në Ukrainë dhe krimet në Bucha, Irpin dhe qytete tjera i ringjallën dhimbjët
për masakrat tona. Kjo luftë edhe njëhere sipërfaqi planet shfarose ruso-sllave
ndaj poujve tjerë.
23
vjet më parë në Kosovë kryen krime nga makineria kriminale sërbo-sllave e
Milosheviqit. Athua nuk mjaftoj lufta e Kosovës për ti kuptu planet pushtuse
sllave. Ne shqiptaret prej shekujve ishim pre e këtyra planeve. Ne treguam por
shumë politikaj nuk kuptuan por as nuk deshtën të kuptojnë, por edhe sot nese
nuk e kuptojnë atëhere a duhet edhe një luftë edhe më e tmërrshme që një ditë
të kuptojnë të gjitha.
Edhe
sot po kemi vështërsi në rrugën tonë si shtet pasi disa politikaj nuk janë
vehtvehtja, nuk çmojnë drejtë mbijetësësën tonë . Sjellja e tyre ndaj kauzës son i ngjan sikur sot të
përfundon lufta në Ukrainë dhe nëser i sugjerohet të bëj bisedime për njohje si
shtet nga Putini ose zavendësin e tij spse pa pelqimin e Tij Ukraina nuk mundet
të jet shtet i lir dhe demokratik për popullin e saj. Kur menduam se dhuna
serbe u përtok dhe pritej liria me 11.6.99 makineria ushtarake Ruse zbarkoj në
Prishtinë por fal Gjeneralit Wesley Clark konfliktit u evitu.
Masakra në shtëpin e
Sali Sokolit në Studenicë
Më
13 Prill 1999 në shtëpin e Sali Sokolit në Studenicë KK Istogut u krye krimi
ndaj zotit të shtëpis Sali Sokol Zeqiraj (86 Vjet), katër vajzave: Qëndresë
Enver Lipaj (15 Vjet), Mirdonë Enver Lipaj(13 vjet)mbesat e Saluhut, Lindihane
Fadil Lipaj (13 vjet), Njomzë Ramë Lipaj(14 Vjet) të gjitha nxënëse të dalluara
në shkollën fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë dhe
nënave Salë, Fatime, Sabrije Lipaj dhe Hatmane Mehaj nënë nga Tomoci e strehuar
aty.
Masakrën
u ndihmua nga ushtria sërbe por u krya nga paramilitar të udhëhequr nga Mihajl
Petrushiqi drejtor i dhunshëm i shkollës fillore Hysni Zajmi në Vrellë,Raca
-shitës dhe disa rom nga Banja e Pejësdhe shumë të tjerë.
(Shtëpia
ku u kry masakra e 13 Prillit 1999)
Në
bazë të ekspertizës nga ekspërtet e FBA krimi është kryar në në orët e
paraditës. Tymi i oxhakut gjat pjekjëve të bukve ishte sinjal i ushtris sërbe
për lajmrimin e paramilitarve së në shtëpi ka njërz të strehuar. Në shporet pas
luftë është gjetur buka e djegur. Paramilitaret të mbrojtur nga ushtria e
rrethojnë shtëpin dhe e granatojnë nga të gjitha anët.
Plaku
Salih kur vëren rrethimin del nga shtëpia më shallin e veht të bardh për
marrveshjë më paramilitar ashtu si ka bër gjyshi i tij Kadri Salihu 81 vjet më
parë në ate vend më 1918 për ta ndal luftën shfarose të Sërbisë. Salihu më 1918
ishte fëmij 5 vjet kur ushtria sërbe bëri ofenzivën shfarosë në fshatin
Novosellë, Radavc, Jabllanicë dhe Kaliqan. Ai e dinte mirë ngjarjën dhe
krenohëj për vëprimin trimëror të gjyshit që arriti të ndaloj luftën nga fshati
Studenicë deri në Istog. Në fillim të luftës në Kosovë në një ndëjë e kishin
pytur Salihun se a je i gatshëm tani të veproni si ka vepru gjyshi i juaj Kadri
Salihu më 1918? Ai është përgjegjur do ta bëja në çdo kohë por këta janë
tjer(kriminel)nuk janë ushtri më ta nuk mund të bisedohet.
Kur
Salihu del nga shtëpia më shallin e vet të bardhë dhe tenton të bisedon më
paramilitar të cilet i ka njohur Vojvodë Mihajlin dhe ka tentu më i tregu së
është më familjë nga prapa pushkatohet, pastaj nga bodrumi nxërrin nënat dhe
vajzat që ishin nxënëse të shkollës
fillore „Hysni Zajmi“ ku Mihali ishte drejtor i dhunëshem i cili i ka njohur
mirë por nga hakmarrja patologjike i pushkatonë të gjithë. Më qëllim që të humb
krimi kufomat i hudhin në bunarin para shtëpisë pastaj më bomba e dëmolojnë dhe
maskojnë bunarin. Paramilitaret pastaj strehohen në shtëpin afër dhe kan pritur
për hakmerrjë. Shtëpia është djegur në fillim të muajt Maji tregon Zymer Smajl
Zeqiraj i cili e ka përcjell situatën nga bjeshka deri në çlirimin e plotë.
Kush janë paramilitaret
?
Paramilitaret
ishin formacion kriminal i shtëti Sërb të ushtruar në luftën e Kroacisë,
Bosnës, dhe vende tjera. Në Kosovë udhëhiqeshin nga sërbet lokal që zbatonin
memorandumet sëbe më vrasjë, dhunime, vjedhjë, asgjasim të pasurive materiale
dhe shpirtrore dhe më djegëjën masive të shtëpive. Ata zbatonin metoda për
maskimin e krimeve më hudhjën e kufomave në bunare, djegëje, marrjë më vëhte në
Sërbi dhe varrosjën e tyre në varre masive më qëllim zhdukjën e gjurmëve që në
bazë të procedurave juridike të mos këtë mundësi për tu akuzu për krime lufte.
Ekspertët ndërkombëtar që i bërën ekspertizat e krimeve në Kosovë premtuan se
do të bejnë çmos për ti nxjerr kriminelet para drejtësisë, por edhe ata nuk bën
shumë. Kriminelt sot jetojnë të lirë në shtëtët fqinje dhe në prendim.
Paramilitaret
edhe tani janë aktiv. Shpesh tëntojnë të bëjnë ekskursione më motive fetare në
Kosovë për të vizituar vendet e krimit. Një ekskurzioni i till ndodhi në
Studenicë në vitin 2018 kur Qëveria e Kosovës në bashkpunim më policin e
Istogut në menyrë tinzare pa dijën e
Studenicasve lejuan dy autobusa më paramilitar sërb të maskuar kinse për
vizitë themelet e kishës ton ku dihet së është kishë paleokristiane ilire e
ndërtuar në shek. III-IV. Fal një grupi të fëmijve që ishin duke lozur para
Përmendorës së Dëshmorve e vërejtën autobusat më regjistrim të sërbisë dhe
filluan ta sulmojnë me gurë. Autobusi më kriminel i shoqëruar nga policia e
Istogut iken më shpejtësi. Qëvereia e Kosovës për këtë gjëst të pa
përgjëgjeshëm muar vërejtjë nga Vashingtoni. Nga gjesti heroik i fëmijve të
Studenicesë paramilitaret nuk paten guxim edhe njëhere ta vizitojnë Studenicën.
Qëviria e Kosovës por as Policia e Istogut asnjëhëre nuk kërkuan faljë por as
që vizituan ndonjëhere vendin e krimit në Studenicë.
Vëndosja e fmiljarve
Lipaj në shtepin e Salih Sokolit
Rrahimja
e bija e Salihut arsimtare në shkollën fillore Hysni Zajmi në Vrellë, më fëmi
dhe familjaret e Lipajve më fillimin e luftës u vëndosen në shtëpin e Salihut
në Studenicë vetem 3 km nga shtëpit e tyre, pasi burrat e tyre Enver Lipaj
babaji i Qëndresës dhe Mirdonës arkatar i shkollës fillore Hysni Zajmi, Ylber
Lipaj djali i Fatimës gjuhëtar, Fadil Lipaj babaji i Lindihanës dhe burri i
Sabrisë arsimtar në shkollen fillore Hysni Zajmi, Isa Lipaj dhe Demë Lipaj
gjithashtu arsimtar në shkollen fillore Hysni Zajmni në Vrellë dhe Liridon
Enver Lipaj teknik mjekësor tani profesor i gjuhës Angleze, ishin kyqur në
brigadën e UÇKs „Adrian Krasniqi“ në Studenicë kurse shtëpit e tyre në Kamenicë
ishin bër strhimore për luftëtar.
Shtëpin
e Salihut posedonte hapsirë të mjaftushem për qëndrim dhe bodrumin për strehim
gjat granatimeve. Ushqimet dhe gjerat tjera ishin të mjaftushme për të
strehuarit. Nënat përgadisnin ushqimet për familjë dhe ushtar si dhe
kujdesëshin për vëshmbathjët e tyre. I zoti shtëpis Salihu dhe zonja e shtëpis
nëna Zylë ishin mikpritës, nuk kursenin asgje nga vehtja që familjarët të
ndihëshin mirë. Salihu ju ipte kurajo fmiljarve dhe ushtarve për për qëndresë,
se tani pas 24 Marsit lirin nuk e kemi larg. Ibrahimit dhe UÇKs tonë po i ndihmojnë Amerika dhe
Europa më ja thy qafën këti dejuzi. Nëse duhet të largohem nga shtëpia atëhere
largohem një kohë në mal e në mbramjë kthehem prap.
Ai
kishte një humor interesant. Kur dikush vinte për vizitë Ai e lute për kafe,
kur Ai thoshte jomore. Salihu i thoshte e kam Nesën(Qendresën) që nuk e ndëz
zjarrin fare e na përgaditë kafën. Musafiri përgjigjej nëse është asht po e pijm
nga një. Ai e thirrt Oj Nesë mule bre
babë e marona nga një kafë për mua dhe musafirin.
Sali Sokoli një jetë
luftë
Salih
Sokoli lindi ne viti 1913 disa muaj pas shpalljës së Pavarësisë së Shqipëris,
kohë kur fuqit e mëdha për intëresa sllavo-ruse Kosovën e ndajn nga shteti amë.
Lindja
e tij ishte gëzim për prinderit e ri Sokolin dhe Zizen, për nipin u gëzu edhe
gjyshi Kadri i cili kishte vetëm disa muaj që ishte liru nga burgu i Prishtinës
i dënuar për pjesmarrjë në luftë e Kaqanikut më 1910 si ushtar i Isa Boletinit.
Gjyshi e emroj Salih më emrin e babait të tij Salih Zeqiri më qëllim që të jetë
vazhdimsi familjare.
Salih
Zeqiri ishte ushtar i Haxhi Zekës i cili muar pjesë në disa kryngritjë kundër
Përandorisë Osmane dhe në luftën për mbrojtjën e Plavës dhe Gucisë më 1879-1880
që u dallu për trimeri. Ai në luftë gjat betëjës i lyp mejdan Mark Milanit
komandantit të ushrisë Malazëze por Ai nga friga refuzon mejdanin më Salihun,
pastaj luftëtaret i këndojnë këngën:
Salih
Zeqiri zogu i ukut
po
i lyp mejdan Milanit Vukut
Salihu
Sokoli kujtimet më të mira kishte më gjyshin nga Ai mësoj shumë,kurse më babain
kishte kujtim të pa harruar kur muar pjesë në luftën e Pazarit të Ri më 1941.
Salihu
me 1920 regjistrohet në shkollë dhe i kryen katër vite shkollë tek mësuesi
Bogdan ku mëson shkrim, lexim dhe gjuhën. Kur Ai shprehi dëshirë për të
vazhduar shkollën mësuesi Bogdan i thot për ju shqiptaret nuk ka nevojë më
shumë shkollim.
Salihu
si vazhdimsi e të parve për ta ndihmuar vendin dhe popullin zgjodhi humanizmin
dhe shkollimin e rinis. Hëret kuptoj së regjimi sërb i frigohet arsimimit të
shqiptarve. Shpesh thoshte së pa dituri lëht humbët atëdheu, por edhe pa
shkollim të vajzave nuk kemi përparim. Ishte ndër të paret që lejoj shkollimin
e vajzës. Për vendin dhe arsimimin e rinis Ai dhe dy vëllazërit e tij Shabani dhe
Rama nuk kursyn asgje. Nga ndihma e tyre, fëmijt e tyre arriten të mbarojnë
studime për arsimtar, profesor, mjek, jurist, inxhinjer, arkitekt, ekonomis dhe
profesione tjera që më punë janë të angazhuar në Kosovë, Gjermani, Zvicerr dhe
Norvegji. Si humanist që ishte i përkrahi dhe i ndihmoj familjët e prekura nga
regjimi, i ndihmoj më mjete në shkollimin e fëmijve të familjëve më të ardhura
të vogëla. Pas vitit 1990 i përkrahi të gjita akcionet huamnitare dhe ate të
pajtimit të gjaqeve që udhëhiqej nga Anton Çeta, kurse në vitin 1996 kur arsimi
në Kosovë ishte në pozitë të vështirë materiale nga regjimi Milloshoviqit shiti
kopën e dëleve dhe mjetet i dorëzoj në Qëndrën për financim të arsimit tek
Z.Fadil Ferati.
Kthimit nga Lagja e
Cakutajve në Studenicë
Shpesh
bëhët pytjë pse kthimi në Studenicë në ato momente duke e ditur rrezikun?
Arsyeja
e kthimit ishte mungesa e ushqimeve, vëshmbathjëve dhe barnave për fëmij, pleq
dhe ushtar të plagosur që ishin të strehuar në male në veri të fshatit Kaliqan.
Në mëngjesin e së Ejtës më 13 Prill ata nuk kishin frigë të kthehen në
Studenicë. Situata ishte e qëtë si çdo ditë tjetër. Ushtaret (familjaret e
tyre) ishin në pikën mbrojtëse tëk arat e Ekonomisë.
Heret
në mëngjes Salihu, nënat Salë dhe Fatime si dhe vajzat Qëndresa, Mirdona,
Njomza dhe Lindihanja kthehën në shtëpi në Studenicë. Më të kthyar përgadisin
veshjët, barnat dhe fillojn ti pjekun bukët që ishte një procedurë më e gjatë.
Liridoni
më Isen para fillimit të bombardimet nisen më traktor nga shtëpit e tyre në
Kamenica, ndalen tek shtëpia në Studenicë pijn nga një kafe i marrin disa sende
dhe nisen për në strehimore tek Cakutajt ku familja ishte strehuar. Pak ma vonë
aty pari kalon Rama vëllau i Salihut, edhe ky ndalet pak kohë aty dhe ju thot
mos u vononi, në oborr i thot Bac(Salihut) mos u vono së situata nuk është
mirë, Ai i thot hajt ti e merre vajzën e plagosur(Rmezije Zeqiraj ushtare e
plagosur në frontin lindor të Vrellës, tani oficere e lartëe FSK) e nisu për
bjeshkë se unë vi shpejt. Ky ishte i fundit që ndahet më ta.
Ai
gjat rrugës duke kaluar nëpër pyllin më pisha vëren levizje të ushtarve, në
fillim mëndon se janë ushtar të UÇKs, në një moment niset drejt të tyre por kur
ndëgjon bisëdën kupton se ishin ushtar sërb, një kthim prapa për ta lajmëru
familjaret në Studenicë ishte i pa mundu shprehet Rama. Qëndron pak i strehuar
dhe pasi ata largohen Ai vazhdon rrugën drejtë spitalit ushtarak në shtëpin e
Rifat Osmanaj oficer ushtarak. Më fillimin e bombardimeve fillon tërhjekja
masive e popullsisë, e ushtarve të plagosur, fëmijve dhe të moshuarve drejt
bjeshkës shprehet Rrahimja e cila ishte
më Trimin dhe nënën Zylë, Liridoni ishte i angazhuar në terhjekjen e të
plagosurve kurse Qëndresa,Mirdona , Vjehrra
Sala, babai Salihu dhe burri Enveri si dhe famijaret tjer Lipaj ishin në
vatrën e bombardimeve.
Salihu
më vajzat dhe nënat në Studenicë më të filluan bombardimet strehohet në
podrumin e shtëpis më mëndim së pasi të pushojnë bombardimet ti marrin
bukët dhe të bashkohen më familjarët e
strehuar në mal.
Tymi
i oxhaku të shtëpisë ishte sinjal për ushtërin sërbe se aty ka njërz të
strehuar. Ata lajmrojnë paramilitaret të pishat dhe në pjesën veriore të
fshatit për shtëpin. Paramilitart e rrethojnë shtëpin dhe fillojnë ta
granatojnë nga të gjitha anët. Ushtaria i siguron duke granatuar afer shtëpis
ku pas luftë janë par vëndet e predhave në livadh, dhe në muret shtëpisë.
(Shenjat
e predhave në muret e shtëpisë)
Si arriten paramilitaret
në zonat e mbrojtura nga UÇK
Gjat
natës së 12 Prillit paramilitaret strehohen pa u diktuar në teritorin e
mbrojtura nga UÇKja. Ata janë lëshuar më hilikoptër në hapsirën e bjeshkës
Lugun i But. Ushtria sërbe disa ditë më parë më aroplan ka inqizu tërenin dhe
ka bër planin për strehim dhe veprim të paramilitarve.
Disa
banore gjat tërhjekjës për në bjeshkë tregojnë së në mëngjesin e 13 Prillit kan
vërejt paramilitar në pyllin në afërsi të Cakutajve, të Pusi i Ilixhës, të
Pishat në pjesën prendimore të fshatit Studenicë si dhe levizjë njërzish në
xhami të Kaliqanit.
Popullsia
e strehuar në male në mengjës nuk ka bësu së ka renë rezistenca e UÇKs ose ka
paramilitar të strehuar në afërsi të tyre. Edhe ushtaret në punktin tek arat e
Ekonomisë kane qëndru në pozicione deri para orës 11 dhe nga aty i kan përcjell
bombardimet shprehet Enver Lipaj i cili e lëshon i fundit punktin. Ai thot së
unë nuk kemi ditur së familjarët tanë janë kthyar në mëngjes nga lagja e
Cakutajve në Studenicë. Për rastin jam informu kur jam taku më Rrahimen të
Shkalla e Kaliqanit në mësditë. Ai tregon së ushtria sërbe nuk ka leviz nga
pozicionet e veta në Kodër të Banjë, Tomocit dhe Polaqerit por ka bombarduar pa
ndërprër pjesët veriore të fshatrave Kaliqan dhe Studenicë duke i dëtyruar
popullsin që të ecin drejt bjeshkës.
Rrahimja
tregon se nga bombardimet kthimi prapa ishte i pa mundur. Në orët e pas dites
popullsia shqiptare nga Istogu deri në Radvc ishte shpërngulur në bjeshkë. Ne
mënduam së familjaret tan më kohë e kanë leshu shtëpin. Në fillim kishim
shprësë se janë në jetë por më kohë shpresat shuheshin. U mërzitem shumë në
fillim të majit kur u informuam së shtëpia në Studenicë është kallë. Jemi
angazhuar pa ndërpre edhe përmës organizatave humanitare ndërkombëtare siq
ishte kryqi i kuq ndërkombtare,
reportert pa kufi ose organizata tjera të informohem por ishte e kot sepse edhe
ata nuk kishin qasjë. Një kthim në shtëpi në fshatin Studenicë ishte i pa
mundur nga 12 Prilli deri më 12 Qershor 1999.
Fillimi i bombardimeve
të NATOS
Pas
24 Marsit nga bombardimet e NATOS dhe sulmeve të UÇKs, ushtria dhe strukturat
paramilitare sërbe të tërbuar nga humbjët në tërën dhe friga për konfrontim në
front më UÇK filluan më krime në popullsi. Ata caktu pika për hakmarrjë dhe u
kordinuan më ushtin sërbe.
Më
fillimin të javës së dytë të Prillit shtabi i UÇKs në Studenicë vërejti
përforcime të ushtrisë Jugosllave më ushtar dhe armatim të rëdë në pikat kyqe
në Koderë te Banjës së Pejës, Tomocit dhe Pollaqerit të Istogut, kurse në tërën
vërehej mobilizim i sërbve vëndas dhe grupe tjera paramilitare. Shtabi i UÇKs
në Studenicë lajmrojn popullsin për tu çvendosur nga shtëpit në malet së
qëndrimi i tyre pas datës 12 Prill është jo i sigurt. Salihu informohet më kohë
nga ushtaret së duhet lëshu shtëpin. Të merkurën në mbramjë më 12 Prill më të
gjithë familjaret Lipaj lëshon shtëpin dhe strehohet afer 3 km në veri-prendim
të fshatit Studenicë në Lagjën Cakutaj të fshatit Kaliqan. Po atë mbramjë shumë
familjë marrin rrugën drejt bjeshkës së një qëndrim aty ishte i pamundur nga
numeri i madh i popullsisë. Shumë familjë më
kohë kishin improvizuar strehimore në bjeshkë, ato ishin të pakta por
një qëndrim i gjatë ishte i vështirë në atë kohë.
Studenica vend i
strehimit të popullsisë dhe rezistëncës luftarake
Fshatin
Studenicë shtrihet në pjesën vëriprëndimore të Istogut në km. e dytë të rrugës
Vrellë-Radavc më pozitën të mirë gjeo-strategjike për sterhim të popullsisë dhe
rezistencë luftarake që shumë fshatra tjera në rrethinë nuk e kan.
Kur
polocia dhe ushtria sërbe intensifikuan dhunën më akcione luftarake në Kosovë
Salihu i hapen dyërt e shtëpisë për strehimin e familjëve të prkura nga lufta.
Kurse më vëndosjën e shtabit të UÇKs për Istog dhe më formimin e brigadës
mbrojtëse „Adrian Krasniqi“,në fshatrat Studenicë, Vrellë dhe Kaliqan krijohet
siguri për strehim të popullsisë e në rast sulmi nga armiku edhe tërhjëkje e
saj pa vështërsi të mëdha. Shtabi i UÇKs i vendosi pikat e rezistencë në mës
Vrellës dhe Lubozhdës, në Lagjën e Januzaj, në Prigodë, në daljë të Kamenicës
në arat e Ekonomisë, në Orrnobërdë dhe në Kodër të Dydeshit tregon Liridon dhe
Enver Lipaj.
Rezistencat ne
Studenicë
Të
vjetrit thoni së në Studenicë mund të fillon por edhe mund të mbaron lufta. Kur
në Studenicë ka rezistëncë ushtarake në tër Podgurin e Pejës ka qetësi.
Resistenca
e UÇK në Studenicë është vazhdimsi e resitencave të mëparshme në Studenicë. Kjo
është më e gjata që përfundu pjeserisht më 13 Prill 1999. Më përfundimin e
kësaj rezistënce popullsia e strehuar në Studenicë, Vrellë dhe Kaliqan
shperngulet drejt Malit të Zi kurse paramilitaret të ndihmuar nga ushtria sërbe
bën masakrën në shtëpin e Sali Sokolit në Studenicë, krime në Vrelle,Studenicë
dhe Kaliqan .
Resitencë
tjeter e njohur është edhe ajo e koalacionit shqiptar kundër Përandorisë Osmane
në gjysmen e shekullit XVII ky përfundon më një luftë të ashpër më shumë të
vdekur në të dy anet, dëshmi është ledina më varret e nizamve në prendim te
fshati. Përandoria Osmane pati humbjë të mëdhe por e arriti ta prish kishën dhe
konverton popullsin vëndase në bësimin islam. Jo pa dashje thuhet se emri i
fshatit Studenicë është i shkruar në derë të Stambollit.
Rezsitenca
tjeter e njohur është ajo e Kadri Salihut në Koderë të Dydeshit në vjeshtë te
vitit 1918 kundër ushtrisë sërbe që përfundon më marrveshjë për ndaljë të
luftës shfarose nga Studenica dëri në Istog që quhet marrveshja paqësore e
Kadri Salihut te Podgurit.
Bombardimet e ushtrisë
dhe krimet e paramilimitarve
Më
fillimimit e bombardimeve më 13 Prill 1999 nga ora 8 e mengjësit dhe tërhjekjës
së popullsisë thell në male, paramilitaret e strehuar në male gjat natës së 12
Peillt filluan më vrasjë të banorve që ishin duke ikur ose për shkaqe
shëndëtësore nuk kishin pas mundësi të largohen më kohë. Separi filluan më
vrasjë në lagjën e Cakutajve. Në pjesën veriore të fshatit Studenicë e vrasin
Ali Shaban Belaj të strehuar tregon vëllau i tij Beka i strehuar në afërsi. Ai
tregon pasi ndegjon krismen e armës, disa minuta më vonë në strehimoren e tij
vjen Raca shitës nga Banja e Pejës. Beka komunikon më te dhe i thot se edhe ti
Racë ketu. Po i thot edhe unë. Çka e pate ate të strehuar më lart. Beka i thot
vëlla. Po ate e vran UÇKja dhe iken. Beka mbetet i stanguar e kupton rrënën e
tij. Pastaj paramilitaret e morrin më
vehte dhe e izololjn në Istog. Po në oret e paraditës në fshatin Studenicë
vrasin Sadri Kuqin më gruan e tij gjat tërhekjës, kurse në livadhin para
shtëpis vrasin hoxhën e fshatit Sylejman Malush Ramqaj ku më vonë e hedhin në
bunarin e fqinjit të vet. Në fshatin Kaliqan po në atë kohë vriten familja
Rugova prindërit e Haki Rugovës dhe komandanti i UÇK Qazim Hakaj arsimtar i
Shkollës fillore „Hysni Zajmi“në dhe dy ushtar Nexhmedin Hakaj dhe Hamdi Qetaj.
Thuhet se keta u vran nga paramilitaret e strehuar në minarën e xhamis.
Paramilitaret
e strehuar tek Pishat në prendim të fshatit Studenicë që i kishte verejt Ramë
Sokoli dhe ata në pjesën veriore të fshatit Studenicë Racën nga Banja e Pejës
që i kishte pa Bekë Shaban Belaj informohen nga ushtria sërbe së në shtëpin e
Sali Sokolit ka njërz të strehuar.
Lavdi dëshmorve!