E enjte, 01.05.2025, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Mendimi i lirë brenda ideologjive

E marte, 05.04.2022, 09:18 PM


Xhemal Ahmeti:

MENDIMI I LIRË BRENDA IDEOLOGJIVE

Imami kontravers Husamedin Abazi në Expres tha:

Çka- Nënë Tereza nuk është vlerë nacionale!

Ai nuk mendoi - nuk tha unë mendoj - por konstatoi. Prezencën e saj e shpalli diksrimimim ndaj myslimanëve të Kosovës.

Ku - e tha në një media publike. Kjo ia dha legjitimietin publik për të shpallur një "të vërtetë" instancore islamike.

Si përfaqësues (imam) i myslimanëve të Kosovës (nuk tha se flet në emër të vetë) në momentin dhe median konkrete konstatimi i tij është zyrtari i një shoqate civile fetare siç është BIK.

Nëse Qeveria dhe BIK nuk e demantojnë atëherë qëndrimi tij "Nëna Tereze" të mos jetë vlerë nacionale dhe të jetë diskriminim ndaj myslimanëve do të mbetet si qëndrim i myslimanëve të Kosovës. Qeveria po heshti do të pranojë se figurën e NT e përdor për të diskriminuar dikënd.

Një shoqatë tjetër jo-religjioze (po në të njejtën formë si imami) pastaj mund të marr të drejtën ta shpall (në një media) BIK organizatë antishqiptare, terroriste!

A funksionon kështu mendimi i lirë?

_______

PADI PËR DUDIJEN

Duda nuk duhet të paditet për analfabetizëm por për nxitje dhe linçim, rrezikim me jetë të një funksionareje që mbrojti ligjet në fuqi.

Duda Balje u bë deputete ngase e kontrabanduan shqiptarët për të mos lënë atë Hoxhiçin e Listës Serbe të përfaqësojë boshnjakët - të cilët e kishin votuar me shumicë, pavarësisht formës. Dhe siç është zakoni: shqiptarët përherë ia fusin vetes. Ajo dihej si e LS për këtë nuk dinte kush se do shndrrohet në sabotuesen numër 1 të rendit kushtetues kosovar. Herën tjetër mundësisht pa të dyjat. Ndjesë nga dashamirët e saj që për një copë ... e djegin shtëpinë.

Pra edhe njëherë: Duda nuk duhet të paditet për analfabetizëm por për nxitje dhe linçim, rrezikim me jetë të një funksionareje që mbrojti ligjet në fuqi. Si dhe për apel publik për rrënimin e rendit kushtetutues dhe ligjeve. Shteti kështu do funksiononte.

_______

ORIGJINA E LINÇIMIT

Fakt interesant: Fotografinë e ndalesës në skollën e Gjakovës, e paska publikuar e para ish kandidatja për deputet dhe aktualisht asambleiste në Kuvendin e Gjakovës e LVV Mimoza Shala. Jo Dudja. Më ç'qëllim? Kur dihet se ishte element (uniformë fetare siç është hixhabi) i një udhëzimi administrativ, i cili është gjeneruar nga Kushtetuta e RK. Cila është loja e LVV-së, respektivisht pushtetit në këtë aferë? Ndoshta marrin qëndrim ndonjëherë. Ndërkaq familja e të linçuarës tash e di burimin se nga duhet ta nis padinë.

_______

Nën çizmen e jugosllavëve silleshin si pula qorre, tash ma kanë çuar zërin dhe t'i plasin veshët - kundër vetes. Edhe më egër se vetë jugosllavët. Të veprojnë edhe pushtetet shqiptare si ato të huajat? Nuk jetoni dot në liri, pa stupcin mbi kokë? Atëherë vërtet pushtetet shqiptare duhet të gjejnë forma subtile (se nuk shkoqet i joti me dru edhe kur e meriton dhe koha e dhunës s'duhet të kthehet më) që t'u shtyp kokën budallenjve para se ta çojnë gjithë shoqërinë në erë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx