E premte, 02.05.2025, 05:00 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shehaj: SPAK nuk guxon të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës!

E enjte, 31.03.2022, 05:58 PM


Agron Shehaj:

Arrestimet e fundit të SPAK për aferën e inceneratorëve, jo vetëm që nuk e venë drejtësinë në vend, por më e rendësishmja është se nuk e ndalin vjedhjen gjigande.

Inceneratori fantazmë i Tiranës është një aferë korruptive njësoj si ai i Elbasanit dhe i Fierit. Është i njëjti ministër që firmosi koncesionin. Janë të njëjtët njerëz që kanë marrë koncesionin, Zoto dhe Mërtiri. Më e rendësishmja, janë të njëjtat kompani që janë përdorur për të paguar rryshfete dhe vjedhur paratë e qytetarëve.

Kompania në pronësi të Zotos, aktualisht nën sekuestro nga SPAK, ka marrë 20 milionë euro pagesa si nënkontraktor nga inceneratori i Tiranës.

Gjithashtu, inceneratori fantazmë i Tiranës ka paguar 400 milionë lekë për kompaninë Pivot 04. Është kompania fiktive që SPAK e provoi se ishte përdorur për korrupsion në Fier dhe Elbasan. Kështu janë paguar dhe shumë kompani të tjera fantazmë për të çuar rryshfete tek zyrtarët.

SPAK-u pranon në njoftimin zyrtar se babai i Alqi Bllakos ka qënë i punësuar fiktivisht dhe ka marrë pagesat korruptive nga kompania Integrated Energy, pra kompania që ka koncesionin e Tiranës. Jo në Fier apo Elbasan.

Por pavarësisht gjithë këtyre fakteve të qarta dhe kokëforta, SPAK nuk guxon të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës. Kjo është drejtësi me leje. Dhe kjo është të bekosh vjedhjen.

Për çdo ditë që kalon, inceneratori fantazmë i Tiranës u merr qytetarëve shqiptarë 70 mijë euro. Pra 70 mijë euro vjedhje në ditë me bekimin e qeverisë dhe hezitimin e pakuptueshëm të SPAK për të vënë në sekuestro kompaninë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Mark Çuni – I pari hero i demokracisë Kalosh Çeliku: Një vit frikë Aurel Dasareti: Tiparet e sjelljes së Putin-it mund të quhen treshe djallëzore Eshref Ymeri: Ballkani i Hapur, pasaporta e tradhtisë kombëtare të Ramës Florim Zeqa: Kosova mes të mundshmes dhe të dëshiruarës! Floriana Garo: Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme! Enver Bytyçi: Paralajmërimi i Zelenskit për pozicionin francez në Ukrainë! Florim Zeqa: Thyerja e shpresave të qytetarëve, produkt i politikanëve të papërgjegjshëm! Skender Jashari: Përdorimi i pakicave etnike dhe fetare të Rusisë dhe përdorimi i Luftëtarëve të huaj Terrorist nga ana e Rusisë Adil Fetahu: Serbia n'tetik Kalosh Çeliku: Tambëli i njerkës më ka djegur, tashti i fryj edhe kosit Albert Zholi: Gëzim Tushi - Plakja e popullsisë shqiptare po merr përmasa dramatike! Florim Zeqa: Lidhja dhe zgjidhja e “qenëve” në Kuvend, pasqyrë reale e “kulturës” politike! Skender Jashari: Avionët që SHBA përdori kundër Serbisë (Jugosllavisë) më 1999! Idriz Zeqiraj: Serbia me hafijet e saj, organizuan protestat vandale të marsit 2004 Dedë Preqi: Vuçiqit po i vjen fundi i modelit antipaqësor Fritz Radovani: At Gjon Shllaku Fahri Xharra: 400 vjetori i Tiranës e humbi të kaluarër mijëra vjeçare të saj Ramush Haradinaj: Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan Enver Bytyçi: Pro-shqiptarizmi i presidentit kroat dhe anti-shqiptarizmi i kryeministrit shqiptar!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx