Mendime
Ramush Haradinaj: Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan
E shtune, 26.03.2022, 10:26 AM
BE, megjithëse me vonesë, e paska nënshkruar marrëveshjen e madhe për gazin e lëngshëm amerikan, projekt ky që e shkëputë Evropën nga varësia e gazit rus.
Për
fat të keq, Qeveria e Kosovës, pa asnjë arsye të qëndrueshme, e kishte refuzuar
gazin e lëngshëm amerikan, edhe pse gazsjellësi do të ndërtohej me paratë e
taksapaguesve amerikan.
Për
më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një
fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin,
të miratuar nga vet Presidenti Biden!
Tash
që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë
botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe
konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrim
dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit
Shkup-Prishtinë!
Gazpromi
rus ka vdekur, prandaj mos e vajtoni më!