Mendime
Nikoleta Kovaçi: Protesta duhet ba zakon
E diele, 20.03.2022, 08:31 PM
Protesta duhet ba zakon…
Nga
Nikoleta Kovaçi
Edi
Rama nxori nga paftyresia e tij nje tjeter mekanizem kto dite; pushimin per
administraten! Qe te premten e deri te merkuren nuk gjendet asnje mjek-doktor
ne pune! Ne urgjenca mund te jete ndonje por neper pavione asnje! Duke patur
parasysh gjendjen katastrofale te sistemit sot e mot, lenia pushim e atyne qe
duhej te ishin ne ndihme te njerzve te semure, me ligj, duhet ndeshkue! E na
meqe s’kena institucione, i bie te reagojme! Meqe jeta e nje te semuri nuk
mundet me prit me marue pushimet qe u jep qeveria, nuk duhet te presim as na…
Ka forme dhe edhe nese
ska duhet gjet forma….
Qeveria
nxjerr akte dhe vendime te panumerta, naten, ne kohe pushimesh dhe ne ndrrim
motesh! Ne 99 perqind te rasteve jane ne sherbim te oligarkeve dhe elementeve
mafioze! Ktu padyshim fus kedo qe ka lidhje me pushtetin-regjim dhe regjimin
sistem! Na asnjehere nuk ndalena te kto vendime kunder nesh! Kunder popullit
dhe te pamundunve! Nese zuzaret marrin vendime naten, na te pakten duhet me i
lexue diten, e jo me i lane derisa te na perkthehen ne afera alla
incineratoresh…
Ka forma, edhe nese jo,
duhen gjetë…
Qeveria,
qe perqindjen ma te madhe te ministrave meshkuj i ka me rekorde te theksueme
kriminale dhe grate thuajse te gjitha pa nivelin e duhun me qene as sekretare,
vijon te implementoje rregulla tallese qe na i servir nepermjet FB dhe levat e
shtrime ne cdo arterie te ketij vendi levizin ethshem me i ba ligj kunder
njerzve! Na, tue qene katun i vogel, e tue njofte mire njani tjetrin duhet te
reagojme kunder ktyne personave para se ata te ngjiten ne karrigen me te cilen
ngjiten e nuk shqiten! Ne te kundert do perftohen, siç jane perftue, modele
eliserash e alla ministreje perbuzese ndaj frymes se shqiptarit qe ia llogarit
muajin me 130 euro, ose 150 mije leke te vjetra!
Ka forma e edhe
mekanizma me i ndal te paftyret…
Krimi
i organizuem me kumbare qeverine ne tana hallkat e saj sod ka kap thuajse çdo
hallke institucionale! Na krejt i dime kto pune! Na krejt ua dime edhe emnat,
kush loz drogen, kush investon tue pastrue pare ne ndertime, spitale, arsim,
skuader vrasesish me pagese, kompani fantazma, banka e ne çdo sektor! Sigurisht
qe ne kte faze ne te cilen gjendet krimi-mafie dhe mafia-qeveri asht e veshtire
te reagohet! Nuk duhet me prit qe ata te fuqizohen edhe ma, sepse do na e
rrafshojne edhe ate pjese te egos qe ka mbet pa preke prej tyne, e masanej
rruga e vetme do jete ikja ne moskthim ma ne kete vend…
Ka forme, po edhe nese
jo, duhet gjet me çdo çmim…
Duhet
mesue protesta ashtu siç msohet abc-ja! E nese kete pune se bajne dot mesuesit,
ca nga injoranca, ca nga kapja e ca nga pamundesia, kjo duhet ba nga prinderit
ne shpi! Te bahet si lutja apo si dhania e celularit femijes me i mbyll gojen
mos te baje zhurme! Vetem duke reague mas çdo psikopatie qe hidhet si helm mbi
njerzit, kthehet vetedijesimi se jeta jone s’mundet me mbet e as me kane n’duar
horrash me pushtet gjithfaresh!
Ta
bajme protesten zakon e mision! Mundena…