Mendime
Mehmet Musa: Gjeneral i ushtrisë së gjallë urime ditlindja e 95-të!
E marte, 15.03.2022, 07:56 PM
Gjeneral i ushtrisë së gjallë urime ditlindja e 95-të !!!
Nga
Mehmet Musa
Si
Sot gjashtë dit para pranvere para,95 viteve në gjakun dhe oxhakun e Ahmet
Salihut në Tomocin e Isniqit të Shqipërisë me,15 mars të motit 1927 u
ndëgjua një zë foshnje që erdhi në jetë ,nëna Zepë një grua mundimçare,fisnike
e bujare e cila kryente më shumë punë burrash se sa të grave e lindi një
djalë,asokohe thoshin një pushkë ju shtua vatanit,në truallin e Sali
Osmanit.Ishin kohë të vështira,të rënda e të zeza në,tërë krahinat e Shqipërisë
që ishin zaptuar nga mbretëria serbo-kroato-sllovene,pas vitit 1913.Foshnjen e
porsalindur e pagëzuan me emërin e gjyshit Sali Osmanit,të jetë i hajrit
,e ishalla u ngjet burrave të motit,e uruan nënën Zepë,kunatat e gratë e
komshive .Ndërsa Ahmet Salihun në kullën e tijë e uruan burrat e fshatit dhe
fshatrave për rreth që ishin me origjinë nga Isniqi,si;Llugat,Muzhevinat
,Zabllaçi e Trubohoci,por,edhe Blakaj e Gjocët që ishin nga Tomoci.Atë
ditë duke e pastruar nëna Zepë në një koritë prej druri molike të birin e
posalindur,në anën e djathtë nënë sqetull e vërenë një shenjë të jashtzakonshme
në trupin e fëmiut të posalindur,dhe,menjëhere thërret vjehrren e sajë që
ishte plaka më e moshuar në shtëpi, eja oj nënë e më ndihmo,kurë
plaka hynë brenda,reja e sajë i tregon shenjën e trupit në anën e djathtë
të foshnjës së posalindur,dhe,menjëhere plaka e mbyllë derën dhe e lutë
nënën e të birit që për këte shenjë në trupin e fëmiut të posalindur,nuk duhet
ditur askush,sepse na damtohet djali apo na ikën në mal se,këte birë
të këti oxhaku e paska falë Zoti shpendë me krihë.Dhe, nga
gëzimi gjyshja e mbyllë deren dhe, filloj që ta këndoj nipin
e posalindur ,ta urojë në jetën e rrugën e re ,jetë dhe udhë e cila do të
jet plot gjëmba e kalldreme,pra në formë vajtimi plaka i tha këto fjalë;
Nipi
i gjyshës paç uratën
Mos
korit oxhakun e shpatën,
Në
log t‘kuvendit kurë të rritësh
Ruaje
emërin mos t‘koritësh.
Për
Shqipni nana do t‘rritë
Cerrnagorës
me u dalë n‘pritë
Tye
loke të priftë e mbara
Në
luftë kush mos t‘daltë përpara!
Ditët
kalonin dhe djali sa fillon e rritet, pa kaluar nëper vitet e fëmijërisë, i
veçant nga moshatarët e i dalluar në çdo pikpamje,i shpejt si era,i shkathtë
,intelegjent e,në ballin e Tijë nënë vetulla kishte dy sy taman sy-skifteri. Në
ato kohë e,në rrethin e Podgurit,si bashki ishte Gurakoci e jo Istogu,Shqipëria
kalonte momente ndër me të rënda pas shpalljës së pavarësisë ,në njëren pjesë
të Shqipërisë sundonte satrapi Zog,ku i luftonte dhe lekuidonte pa
mëshirë çdo figurë eminente dhe çetat e lëvizjës kaçake, që bënin
përpjekje per bashkimin e pjesëve të pushtuara nga mbretëria
serbo-kroato-sllovene ,si Hasan Prishtinën ,Bajram Currin,Luigj Gurakuqin ,Avni
Rrustemin ,Shote Galicën e tjerë,ndërsa më shumë se gjysma e Shqipërisë ju
nënshtrua një etnocidi e gjenocidi të paparë ndonjëhere nga autoritetet e
mbretërisë serbo-kroato-sllovene( SKS ) e më vonë mbretërisë se krajl
Aleksandrit. Edhe Lëvizja Kaçake e armatosur e prirë nga Azem Bejtë Galica ,që
vepronte nga viti 1918 e deri në vitin 1928 u shua me gjak e hekur pasi që vdiq
komandanti i sajë në moshën 36 vjeçare Azem Bejtë Galica.Kështu që
edhe bashkia e Gurakocit me rrethinë që në popull njihet „si lugu i shkijeve“e
ku vepronin çetnikët me damkë si Miliç Kërstiçi e Savë Llazsreviçi(Savë
Batatja,)Mirë Protiçi,e shumë tjerë ku sejcili kishte rreth vetit formacionet
nga 40-60 çetnik të atmatosur gjerë në dhëmbë e,që, ishin vërsulë
taman si zagarët në mish,ditën e natën pa asë pikën e mëshirës duke vrarë
e prerë gra,fëmijë burra e pleq,pra vërtetë ishin orë të liga
nenë këte pushtim të egër e çnjerzorë,për Atdheun tonë të
stërvuajtur.Kështu që, nga kjo gjendje e krijuar si dhe nga edukata dhe
këshillat e babë,Ahmet Salihut dhe e burrave të rrethit të Podgurit,si dhe
në këto kushte e rrethana të okupimit klasik serbomalazez,rritët ,
frymzohet e mbushet plot urrejtje kunder pushtuesëve gjakatarë
cerrnagor e shkije ,rritët dhe piçët para kohe tribuni popullor e,shpendi
me krih i ardhshëm ikësajë ane të Dukagjinit ,Sali Shatri.
Ende
pa i mbushur 17 vjeç ,merë pjesë në luftën e dytë botërore njëherit në mbrojtje
të teritoreve shqiptare nga „partizanët“ që nuk ishin partizan të vërtetë por
formacione ushtarake të Drazhë Mihajloviçit e formacione çetnike ku kishin vue
në kokë nga një kapelë me yllin partizan në mënyrë që të kamuflohen dhe të
masakrojnë e vrasin sa më shumë gra e fëmijë shqiptarë.Kjo luftë
zhvillohej në zonat e Tregut të Ri, Kolashin Ribariq,Peshterë ,Rozhajë,e deri
në Beranë.Më pas bashkangjitet në luftën vullnetare të Drenicës të prirë nga i
pavdekshmi Shaban Polluzha ,për mbrojtjen dhe çlirimin e tokave shqiptare
nga serbomalazezët. Sa çudi e madhe ,perpjekjët për t‘i pushtuar
dhe aneksuar sa më lehtë trojet e Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia, u
zhvilluan me plan e program të udhëheqësve të PKJ-së dhe kolaboratorëve si
Fadil Hoxha,Ali Shukriu,Sinsn Hasani,Kolë Shiroka ,Xhavit Nimani,Veli
Deva,Xhevdet Hamza e tjerë dhe,u zhvilluan në dy faza ;faza e parë ishte që me
lajka , tradhëti e dredhi ,gjaja se ka perfunduar lufta kunder fashizmit
në Kosovë,që ti bashkojnë sa më shumë çdo shqiptarë që ishte i zoti për luftë e
pushkë e,ti transferojnë jasht trojeve shqiptare si në Srem,Tivarë e gjëtiu,për
ta luftuar fashizmin e,në mënyrë që bandat çetnike e të Drazha Mihamoviçit dhe
të kasapit Tito t’i kenë duart e lira për ta ripushtuar gjysmën e
Shqipërisë më lehtë si,dhe,pjesën tjetër të Shqipërisë t’a shëndrronin në
republikën e 7-të të Jugosllavisë..Kështu që këta kuisling e farë e flliçur e
kombit tonë i mashtruan,organizian dhe detyruan mbi 4000 shqiptarë duarthatë
që të shkojnë gjoja për ta ndjekur fashizmin në Tivarë ,ku,pjesa
dermuse e tyre u lekuiduan nga bandat e Millvan Gjillasit e me marveshje të
Tito-Rankiviçit,kurse Shaban Polluzhën me brigadat e Tija e urdhërojnë dhe
detyrojnë për të u nisur për në Srem,por kryetrimi i Drenicës nuk pranon
urdhërat e Fadil Hoxhës dhe kthehet nga Podujeva në Drenicë me brigadat e
Tijë,për të luftuar e vdekur me faqe të bardhë shqiptarisht e
burërisht. Ngjarjet që ndodhën më vonë sidomos pas 25 janarit te vitit 1945
kurë filluan operacionet në shkallë të gjërë për asgjesimin e brigadave të
Shaban Polluzhës,qendresa dhe lufta heroike e luftëtarëve trima në Drenicë
kundër ,çetnikëve që kishin në ballë yllin partizan dhe,kundër Fadil
Hoxhës së bashku me divizionin e 46 serb ,u shue me gjak zjarrë e hekur ,dhe
fituan okupatorët e rinjë se bashku me tradhtarët e vendit.Ata u mundën por
kurrën e kurrës nuk u nënshtrua Drenica heroike së bashku me pjesët tjera të
Shqipërisë së okupuar.
Shtypja
e eger me gjak e Kryengritjes së Drenicës me Shaban Polluzhën në krye,
dhe masakra e Tivarit ishin dy goditje të medha që ju shkaktuan Kosovës
nënëloke ende pa dalë mirë nga ploja e rëndë e luftës se dytë botërore,
megjithate Kosova nuk ipej, megjithate djemt dhe vajzat e saja nuk
nenshtroheshin. Perkundrazi ata edhe me tutje në një gjendje edhe me të
rëndë se në kohën e pushtimit nazifashist, organizoheshin dhe rresistonin ashtu
si dinin dhe mundnin. Mbledhja antishqiptare e Prizerenit nga data 4 e deri me
7 korrik 1945,të cilen e organizuan shovinistet serb me sherbetoret e tyre,nder
të cilët edhe pjesmarësi i konferencës së Bujanit ,Fadil
Hoxha,ishte edhe një goditje tjeter që ju be popullit tonë. Ku
Kosova dhe viset tjera Shqiptare me „vullnet“ hynë në gjirin e Serbisë
federale.Eshtë interesant të potencohet se çfarë vullneti i madh egzistonte tek
pjesa me e ndergjegjshme e rinisë heroike, pjesë e së cilës, madje edhe ne maje
të saj ishin Xheladin Hana, Sali Shatri, Shaban Braha, Faik Pruthi etj.,të
cilët e vazhduan në fshehtesi të thellë organizimin dhe qendresen kundër
okupatoreve të rinjë të kamufluar si nacionalçlirimtar, e që në
fakt ishin shovinistet e vjetër rerbomalazez. Gjendja e popullit ishte shume e
veshtire,përveç se ai torturohej e ndiqej, ai shantazhohej edhe me buken e
gojes. Në Normalen e Gjakoves Sali Shatri përveç ngritjes se tijë arsimore
vazhdonte organizimin ilegal krah per krah me Shaban Brahen e Faik
Pruthin, e cila berthamë ishte krah i fortë që njerzëve ju ipte shpresë
se ditë me të mira do te përjetoj Kosova dhe shqiptaria pergjithesisht.
Në Normalen e Gjakovës ndikimi i Salihut e Shabanit ishte aq i madh, sa qe ata
ishin në gjendje që e gjithë klasa ti ndiqnin pas, qoftë edhe qe
të iknin në Shqipëri, çka edhe e kishin si ide, por qe situata dhe
ngjarjet rrodhen ashtu, sa qe ata u detyruan shpejt e shpejt që të largohen
nga Gjakova në dhjetor të vitit 1949, shkaku se organizimi dhe
veprimtaria e tyre ishte spiunuar. Burgosja dhe vrasja e udhëheqësit të kësaj
organizate Xheladin Hana, i cili ne ate kohë ishte kryetar i rinisë së Kosovës
dhe drejtor i gazetës Rilindja, dhe burgosjet anë e kend Kosovës, e një
nga këta edhe të Faik Pruthit, shokut te tyre të celules,
bëri që Salih Shatri së bashku me Shaban Brahën të largohen për ne
Shqipëri, dhe se tani e tutje herë bashkë e herë individualisht, ta
vazhdonin luftën për çlirimin e Kosoves, së cilës 100 here ia kishin falur
jeten.
Edhe
Shqipëria mëmë në ato kohë ishte e djegur dhe pjekur ,e gjakosur dhe rrënuar
nga nazi-fashistët dhe tradhtarët e vendit si Xhafer Deva,Rexhep Mitrovica e
shumë të tjerë.Tani në Shqipëri fillon një jetë e re për Sali Shatrin,që kishte
vetëm 22 vjeç,ama ishte i kompletuar në çdo pikpamje,edhe si luftëtar lirie, si
strateg lufte, si intelektual,por mbi të gjitha si shqiptarë e revolucionarë i
përmasave të veçanta. Me ndihmën e Halit Kaçanollit nga Llapi,bie në kontakt me
organet përgjegjëse të shtetit Shqiptar ,kështu që me direktiven e Enver Hoxhës
saktësisht në qershor të vitit 1950 formohet ;(Sektori i veçant për Kosovën dhe
trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia) ku ,Sali Shatri caktohet
shef operativi i këtijë sektori për të operuar në pjesët e gjysmës së
Shqipërisë që ishin të pushtuara nga Jugosllavia.
Pas
ikjës në Shqipëri në shenjë hakmarrje ,familjën e gjërë te Ahmet
Shatrit,të tëren e internojnë në Banatë, se bashku edhe me familjën e Jakup
Brahës dhe,familje tjera që kundershtonin okupimin serb,për katër -pesë
vite,por vlenë të studiohet edhe ky segment jete, se çfarë bejnë shokët dhe
familjet që kishin të njejtin ideal , përpos gjithë sakrificave të panumërta
,dhe qëndresës heroike; me që familja Shatri kishte respekt të pashuar
për familjen Braha,sepse ishin bashkveprimtar të tënjejtit ideal, edhe
djemtë e porsalindur të familjes Shatri i pagzonin me emërat e djemëve të
familjës Braha,përshembull;Shaban ,Meriman,(Shaban Braha-Shaban Shatri,Meriman
Braha-Meriman Shatri)
Detyrat
e ati sektorit për njeriun e zakonshëm ishin shumë të rrezikshme e të rënda,çdo
here në front,kalimi i kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte i hekurt,ama
për luftarët e liririsë çdo detyrë merrej dhe kryhej me vullnetin më të lartë
dhe suksesin më të madh.Aktet heroike të sektorit sidomos,kundër
ushtarakëve okupator jugosllav në gjithë teritorin e gjysmës së Shqipërisë së
okupuar,por edhe brenda thellë në Serbi ngjallën shpresa në popullin tonë të shtypur
e,të vuajtur se qëndron një forcë e pathyeshme pas këtyre akteve çlirimtare,dhe
eshtë një forcë që kujdesej dhe përkujdesej për tokat e pushtuara të gjysmës së
Shqipërisë nga Jugosllavia.
Meqenëse
kemi përvjetorin e 95- të të ditlindjës së kreshnikut kurrizçelik e të pa
nënshtruar Sali Shatrit nuk do të zgjerohëm më tepër në kete ngjarje të këti
jubileu por nuk mundë të anashkaloj komentin e Demir Asllan Berishës në
shkrimin e datës 4 nëntor 2019 për Sali Shatrin i cili shkrou; „e mbajë mend
mirë vitin 1956-57,sa mundë vritke e pritke shqiptarë Aleksandër Rankoviçi,dhe,
në gjithë atë kiamet shkinave në rrethin e Istogut,kurë fëmijtë në mbrëmje nuk
u flinin në gjumë i frikësonin fëmijtë e tyre duke u thënë(?uti spavaj ,Sali
Shatri je kod vrata)qetësi dhe flini në gjumë,se Sali Shatri eshtë te dera.
Kështu
që atëhere kurë ju desh më së tepërmi gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga
serbosllavia në Tropojën e Ali Ibrës,Zeqir Halilit ,e Bajram Currit ,ku kishte
dalë me ekipin e caktuar për të hyrë në Kosovë,në moshën më të mirë 57 vjeç nga
një infrakt në zemër mbylli sytë ,sytë që i kishin ngelur të hapur pa i
realizuar bashkimin e trojeve dardane në një Shqipëri të bashkuar,të dielën me
4 nëntor 1984,luftëtari i lirisë e skifteri i bjeshkëve të nemuna gjeneral Sali
Shatri,ku amanetin e Tijë e realizoj Shaban Jashari me të bijtë e Tijë Adem e
Hamz Jasharin duke e themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila çliroj
edhe një pjesë të Shqipërisë nga zgjedha dy shekullore serbomalazeze.
Edhe
me rastin e ndarjës nga jeta të kryengritësit të panënshtruar Sali
Shatrit,armiqt e kombit tonë u përpoqën që këte vdekje ta nxirosin në bazë të
planeve ogurzeza të tyre se;gjaja e helmuan shokët e Tijë,por shpifjet e tyre
dështuan me turpin me të madh ashtu siç dështoj bashkim-vëllezërimi i tyre!
Bacalok
;gëzuar 95 vjetori i ditëlindjës Tuaj!
Lavdi
nder mote jetës dhe veprës kolosale të Sali Shatrit dhe shokëve të Tijë!
Lavdi
të gjithë dëshmorëve të Atdheut!
Nderë
dhe lavdi Jasharëve legjendar!
Isniq me,15 mars 2022