E enjte, 01.05.2025, 09:11 PM (GMT+1)

Mendime

Nikë Gjeloshi: Shqiptarët duhet ta ruajnë miqësinë me SHBA dhe Evropën Perëndimore

E diele, 13.03.2022, 07:25 PM


SHQIPTARËT ME SINQERITET DUHET TA RUAJNË MIQËSINË ME SHBA DHE EVROPËN PERËNDIMORE

-‘’Ju shqiptarët keni patur fat qe patet perkrahjen e Amerikës“-

(Carla del Ponte, Zürich, 18.11.2018)

-Bislimi të dorhiqet ose të shkarkohet nga funksioni në Qeveri-

Nga Dr. Nikë Gjeloshi

1.Rregullimi i ri botëror po ndodhë!

Bota nuk është me ajo e para 24 shkurtit 2022, para agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë.

E para, Rusia per ta mbajtë të dytën, Ukrainen nen ndikimin e vet gjeopolitik e gjeostrategjik: permes pushtetit lojal dhe copëzimin e pjesëve te sajë (Krimesë se falun nga N.Hrushqovi vitin 1954 dhe e aneksuar me luftë serisht nga Rusia e V.V. Putinit vitin 2014, dhe e dy republikave popullore te reja-Donjesk e Lugansk, pranue nga Rusia me 21.02.22 ne prag të agresionit ushtarak Rus ndaj Ukrainës). E dyta, Ukraina per ta ruajt sovranitetin e popullit dhe integritetin e vet territorial e krijimin e aleancave perendimore. Siq e thot presidenti ukrainas V. Zelensky: „Per ta mbrojtë lirinë dhe tokën tonë“! Nese nuk do gjendet një zgjidhje paqësore dhe po u okupua Ukraina nga Rusia, e po u zgjerue ekspansioni rus edhe në Molldavi, Gjorgji, shtete Balltike e në Ballkanin perëndimor (Bosnje e Kosovë), siq vlerësojnë ca shtete europerendimore; civilizimet do të perballën me luftën e re botërore e shkatërrimin ne masë te popujve. Ate qe nuk arriti ta bejë COVID-19 do ta arrijë ta bëjnë bombat Atomike! Popujt dhe civilizimet, me ate rast, do te pesojnë humbje katastrofike: në njerz, në ekonomitë dhe në territoret e tyre. Mbase, mund të jenë këto edhe projekte të Fuqive të mëdha Botërore!?

Diplomati me i ditur në planetin tonë, Henry Kissinger, ne vitin 2014 kur nga Rusia u aneksue Krimea, kishte theksue idetë e Tij per zgjidhjen e problemit Ruso-Ukrainas. Por nuk ishte degjue.

Nuk do ta trajtoj agresionin e Federatës Ruse në Ukrainë, mbase motivet dhe zhvillimet e atij agresioni rus, me operacionet ushtarake kunder Ukrainës, po trajtohen nga shkenctar, intelektual, ekspert te fushës, shtete e masmediat elektronike e të shkruara. Mund të jetë shprësdhënëse edhe nderhyrja e shpejt e OKB-së permes sanksioneve me të ashpra, te zbatuara ndonjë herë, ndaj Federatës se Rusisë. Ashtu, siq i vunë ato sanksione SHBA dhe BE.

2. Due të theksoj ca vlerësime te njëres nga femrat me te fuqishme botërore, dekadat e fundit, Carla del Ponte-s, per luftën në Siri, si hetuese speciale e OKB-së atje, per gjashtë vjet.

E njohur dhe si kryeprokurore nderkombëtare e Gjykatës se Hages per Krimet e Luftës në ishJugosllavi, Del Ponte e solli në Hagë (me 31.03.2001) para drejtësisë nderkombëtare kryekriminelin e Ballkanit, Slobodan Millosheviqin, i cili pa ju krye gjykimi per krime të luftës, perfundoi jetën (mars 2006).

Në vitin 2017, Del Ponte është Raportuese Speciale e OKB-së per Sirinë.

Lufta e IS-sis, e presdentit Bashar al-Assad dhe grupeve tjera, ne Siri kishin shkaktue vrasje te mbi 400 mijë njerzve te të gjitha moshave e gjinive. Ne atë luftë ishin implikue: Rusia, Irani, SHBA-të, Anglia, Franca, Turqia, Saudi Arabia, Katari, Izraeli.

E pakënaqur me angazhimin e duhur të OKB-së, qe ajo luftë qytetare te nderprehej sa me parë në qfardo forme, me çrast ishte rrezikue edhe vet shumë herë me ekipin qe e shoqëronte, Del Ponte në nëntor 2017 jep dorheqje nga misioni i sajë në OKB. Arsya, siq e theksonte ne letrën e dorheqjës: „Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duan drejtësi“. Dhe, akuzonte Bashkësinë nderkombëtare per gjendjen katastrofike te të drejtave të njeriut e terrorizmin qe po bëhëj në Siri.

Me 15.11.2018, Del Ponte para një auditori te shumtë intelektualesh e te bisnesit, në Zürich, ka prezentimin e librit te sajë të ri: „NE EMER TË VIKTIMAVE-Deshtimi i OKB dhe Politikës Nderkombëtare në Siri“ (IN NAMEN DER OPFER-Das Versagen der UNO und der internationalen Politik in Syrien, Giger Verlag 2018). Ajo, nder tjera do te thekson: „… Vetem nese kanë interes Fuqitë e Mëdha, ndryshe si intereson askujt per viktimat. Ne jemi ne pikën me te ultë. Te drejtat e njeriut nuk vlejnë ma. Ne Siri, gjatë luftës qytetare të IS-sis dhe kunder tyre janë vra mbi 400 mijë njerz dhe regjimi vazhdon….!“. Në një anë, thot ajo: „Amerika, Anglia…. Ne tjetren anë: Rusia, Kina… Dhe, popujt viktimizohen“.

Mbase do kupton se kujt i nenshkruen librin „für Nike“ e nga vijë, thot: „Ju shqiptarët keni patur fat, ju ka perkrahë Amerika…!“

3. I autorizuari i Qeverisë se Republikës së Kosovës, Besnik Bislimit, ne një takimit qe kishte patur në Strasburg me zv/sekretarin e pergjithshem të Këshillit të Evropes, Björn Bergen, me 9 mars (2022), e kishte manipulue publikisht ate bisedë takimi. Bislimi kishte publikue se „Bergen e kishte mirëpritë iniciativën e Kosovës që te aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës…“. /Bislimi Besnik (Mar 9, 2022): „Pleasure to meet @DSGBjornBerge during my stay in Strasbourg, who welcomed Kosovo's initiative on the application for membership on @coe./

Te nesermen do të pergnjështrohet nga vet Bergen: „Ky, mjerisht, nuk është përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm (të Kosovës,v.ime) në KE (Këshillin e Evropes,v.ime). /Björn Berge@DSGBjornBerge (Mar 10, 2022): “This is regrettably not a correct description of what I stated in the meeting in regard to a possible application to the CoE.“/

Ky manipulim i papergjegjëshëm i bisedës se bërë i perfaqësuesit të Kosovës, me perfaqësuesin e KE, me se paku do duhej të ketë per pasojë dorëheqjen e parevokueshme apo shkarkim nga Qeveria! Prandaj, B.Bislimit, urgjentisht duhet ta bartë pergjegjësinë e manipulimit te bisedës, pavarësisht kerkimfaljës, dhe te ikë nga pozita qe ka në Qeveri. Sepse: manipulimi i bisedave diplomatike ka pasoja te paimagjinueshme per popullin dhe shtetin qe perfaqëdohet! Bislimi damin e ka bërë, duhet ta bartë pergjegjësinë!

Po e theksoj një takim diplomatik: Si zv/kryeminister dhe minister i mbrojtjes i Republikës se Kosovës ne exil, permes një miqësie qe me kishte dhanë mbeshtetje te parezervë per kauzën tonë per pavarësi, isha udhëzue ta takoja dhe një mikun e Tij qe, edhe nga Ai, ta kam mbeshtetjën në kauzën tonë. Ky i dyti ishte njeri nder autoritetet me të fuqishme të kohës.

Pas një bisedë, ca te gjatë, per konceptin tim/tonin per qellimin e krijimit të shtetit sovran e te pavarur të Kosovës (sipas Referendumit të 26-30 shtatorit 1991, edhe si autor i tekstit të atij referendumi), Ai zotëri me pyet: „Ju jeni zv/kryeminister e minister i mbrojtjes: A mund të shpërthen lufta ne Kosovë pa e ditë ju?“ Po, i pergjigjem Unë! Pse, me pyet serisht? Sepse, them Unë, „Regjimi okupues i Serbisë ne krye me Sllobodan Millosheviqin e ka nen kontrollë Kosovën: me adminstratë, polici e ushtri. Ne jemi te okupuar, jemi në fazën e ndertimit të strukturave paralele me njërez dhe nuk e kemi kontrollin mbi shtetin tonë të proklamuar. Veprojmë per ta arritë qellimin dhe me ndihmen e miqve!“ „Ne ketë karrige, te kam ulë me qellim“, me tha zotëriu. „Ca javë para se të shperthen lufta në një Republikë të Jugosllavisë, permes mikut X (me tregon emrin e mbiemrin) me erdhi NN (me emer dhe mbiemer) pushtetari i asaj republike, e ula po ne ketë karrike ku edhe Ju, dhe ia bëra te njejtën pytje qe ua bëra edhe Ju. Ai NN personi nuk ishte i sinqert në pergjigje. Unë, i kisha ne tavolinë informatat qe me tregonin edhe ditën kur do të shperthen lufta aty. I thash: Ju spaskeni nevojë per ndihmë…! Dy-tre javë pasi shperthen lufta, po ai NN personi, kërkoj serisht edhe një takim, kërkoj edhe një shancë. Por, Unë nuk e pranova!“ „Ju, z.Gjeloshi keni qenë i sinqert, do t`u ndihmojmë!“ Dhe marrë mbeshtetjën e parezërvë.

4. Kosova dekada me radhë udhëheqet nga lidership dhe pushtetar të këqijë, ketë herë edhe me të këqijë, të cilët po të kisha patur Unë pushtet shtetror nuk do mund të kenë ato pozita shtetërore. Do t’me mjaftonte vetëm vlerësimi i mandelës së Kosovës, Adem Demaqit, ca kohë para se të kalon në perjëtësi!

Megjithatë kam bindjen se, sado i mashtruar, populli shqiptar do i kthehet krenarisë kombëtare dhe do e kupton keq qeverisjen e do të lirohet prej sajë.

Per fund,

Shqiptarët si popull jemi te orjetuar krah Evropës perendimore dhe Aleances Veri Atlantike, perkunder politikave të këqia të lidershipit.

Shqiptarët duhet të jemi të pergjegjëshëm e të kujdesëshem, edhe po të tradhëtojë lidershipi, qe të mos lejohet të humbet Rruga! Ketë sentencë e kam theksue vite me radhë.

Si popull dhe gjeopolitikë, është interes Yni jetik: Miqësia e sinqertë me SHBA-të dhe Evropen Perendimore, e civilizimin e tyre. E përseris: miqësia e sinqertë me SHBA-të dhe Evropën Perëndimore, e civilizimin e tyre! Jo më rrena!

Pas shumë shekujve, me sakrifica sublime, fatin qe e patem siq e thot Del Ponte, duhet: Kultivue, Fuqizue dhe Ruajt!

CH,11.3.22



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx