Mendime
Grida Duma: Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!
E merkure, 09.03.2022, 08:39 PM
Grida Duma
Partia
Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të
njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që
dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi
shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të
japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori
një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më
përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti
që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi
shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve
vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.
Megjithëse
personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë
të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë
Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për
demokratët.
Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!