Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Flet hija e tij
E premte, 04.03.2022, 08:36 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
e 8. Zamak i Flamurit Kastriotit:
FLET HIJA
E TIJ
Kur
Bota në dukje po rrotullohej aty nga gjysma e Shek.XX, askush nuk e kuptoi se
ajo ishte mështjellë me petkun e mbrapambetjes së ndergjegjes njerzore dhe, as
nuk dihej gremina ku po perfundon ndoshta pergjithnjë.
Maska
e një ateizmi barbar nën drapen e çekanin sovjetik jo vetem, po perçudnonte
Rusinë staliniste, por po rroposte pamëshirë kulturen sa e sa shekullore t’
Europës plakë që, “pa e kuptue” gjuhej me topa. Askush nuk vrau veten per shka
po i sillte njerzimit por, “shokun e vllaun po!”.
Krimi
i organizuem nga shteti kriminal vetem shfaroste pamëshirë ke tha “Partia
Komuniste”. Ishin një grup terroristash barbar të panjoftun e të pa “Atdhe e
Fe”, madje, me yllin e kuq pesëcepash mbi ballin e flliqun.
Shqipnia
mbas vitit 1941 kur u bashkuen Trojet e Saja, as nuk mendonte me hy në
kasaphanen e Luftës së Dytë Botnore. Ishte e ngopun me gjak.
Roli
paqdashës dhe i Vllaznimit i Popullit Shqiptar ishte model Botnor!
Flasin
vetem dokumentat e papublikueme nga historianët e diktaturës: Në Trojet
Shqiptare as nuk njifej fjala “fanatizem”! E këte e gjeni ma sakt nder dosjet e
Sigurimit të Shtetit komunist mbas vitit 1945, në hetusitë, ku del haptas
Vllaznimi mes Bektashijve e Katolikëve, Ortodoksëve dhe Katolikëve dhe
Myslimanëve nder kampet e shfarosjes së Maliqit apo, në Kampin e Interrnimit të
Tepelenës, dishmue nga zonja Bajame Hoxha, e cila asht kenë e interrnueme Ajo
vetë atje fëmij. Lexoni tekstet e Saja!
Heshtja
ndaj vllaznimit dhe mirkuptimit mes Ortodoksëve e Katolikëve të viteve 1920 –
1945 e ma vonë, me Imz. Kristofor Kisin asht vetem turp! E ky turp vazhdon me
të gjithë ata që zbatuen perçamjen e diktatorëve e barbarëve që nga Ever Hoxha,
e po e vazhdojnë edhe sot me Edin Rama.
Kam
lexue dhe studjue Dosjet e Sigurimit te Shtetit komunist, kryesisht ato të
kasaphanës barbare e shnjerzore të hetuesisë së mnershme të Kuvendit të
Fretenve të Shkodres, ku dalin në dukje: Vllaznimi dhe Ai i quejtuni mirkuptim
shekullor, mes Besimeve në Shqiptarët e Vertetë!
Nuk
ka asnjë Hoxhë apo intelektual Mysliman që në tortura i shpifet një Prifti
Katolik. Nuk ka asnjë Pop Ortodoks që akuzon një Hoxhë apo Prift Katolik.
Hoxhallarët Bektashijë as mos i kerkoni se, prej Emnave të Tyne, do të kuptoni
se kush asht Besimtari i Vertetë e Shqiptari i Kastriotit!
Njohja
e Tyne sot asht detyrë e parë per Ministrinë e Arsimit e t’Kulturës.
Vetem
atëherë do të kuptoni pse dhane jeten Atdhetarët Papa Pandi e sa e sa, Martirë
të Paharrueshem të Popullit Kastriotit e Nanë Terezes!
Do
të shkruej per Papa Pandin që asht mbytë në Korçë, në Tetorin e vitit 1945 në
mënyrën ma shnjerzore... I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi
gjoksin e Tij pranë Kryqit. Ishte klerik Katolik që punoi per unifikimin me
Kishen Ortodokse Shqiptare. Ishte rreth 35 vjetëve, po me saktësi as sot nuk i
dihet as mbiemni as datat kryesore. Gjithshka asht e msheftë dhe e pazbulueme
nga sigurimi komunist i Shqipnisë. Ishte Prift Katolik i ritit oriental që ka
sherbye në Korçë, pikrisht aso kohe kur disa Klerikë Ortodoks u kthyene në
Katolik, por që mbas 1944 porsa erdhen në pushtet komunistët, i mbyten dhe i
zhdukën të gjithë mizorisht. Kryesisht arsyeja ishte perçamja fetare me
elementin Katolik, që vazhdon edhe sot.
Ishte
shumë i përgatitun dhe kishte perfundue studimet në Grotta Ferrata t’ Italisë, tue
u rikthye në Shqipni me sherbye si Klerik i mirëpërgatitun.
Dihet
e saktë vrasja e pabesë që asht ba nga barbarët e sigurimit shtetit kur Papa
Pandi, po shkonte në fshatin ku sherbente, mbasi kalimi në pyll ishte i
detyrueshem si shpjegon edhe Motra korçare Gjeorgjina Bulgareci, aso kohe me
sherbim në ate krahinë. Lajmin Moter Gjeorgjina e mori nga njena prej motrave
që e kishte mësue nga njeni prej grupit vrastarve.
Ma
shumë ka ndikue në vrasjen e Papa Pandit sjellja e Tij model Kleriku me të
gjitha tiparet e një Priftit të persosun në të gjitha pikpamjet. Emni i Nderuem
i Papa Pandit asht kenë i njoftun edhe per mue, po fatkeqsisht në Arkivin e
Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, nuk figuron as Emni.
Kujdesi
per vrasjen e Tij dhe zhdukjen e gjurmëve asht i njoftun mirë.
Në
dokumentacione shpesh Emnin e Nderuem të Papa Pandit, studjuesit e lidhin me
Papa Josifin e Elbasanit, edhe Ai i mbytun barbarisht nga disa polic diku pranë
Liqenit Pogradecit, që e mbuluen me baltë persëgjalli.
Urrejtja
e pashoqe per këte brez Klerikësh asht e lidhun me masakrat që u janë ba edhe
Klerikëve dhe intelektualëve të krahinave tjera Shqiptare, që kryesisht ishin
përgatitë në Europen Perëndimore Perparimtare.
Dokumentat
nuk mungojnë me vertetue faktet e kriminelave komunistë.
Sot
mungon vullneti me i studjue ata dokumenta dhe me i paraqitë në të gjitha
tekstet e shkollave dhe universiteteve faktet e shkatrrimit Atdheut.
Gjithshka
per zhdukjen e Shqipnisë Gjergj Kastriotit fillon në vitin 1944.
Po
punohet me dëshiren ma të keqe e mizore me zhdukë Rininë e brezat që ruejnë
trashigiminë e Atdheut të paprekun, po gjithmonë mos harroni se Ata, që dhane
jeten nen plumat e barbarve komunistë, kurr nuk do të harrohen se, ishin një
brezni që dallohej në shenjë.., po edhe, që nuk do të persëritet kurrma! Vdiqen
per Atdhe, Fe dhe Perparim t’ Atdheut!
Ngjarjet
e sotme në Ukrahinë, fatkeqsisht mund të jenë një “parathanje” e atyne vepra që
komunistët sllavosovjetikë patne aplikue edhe në Shqipni!!
E
mos harroni asnjëherë vendin që kanë në Historinë e Shqipnisë sonë: Ata sot e
perjetë janë Zamakë të Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 4 Mars 2022.