Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Europa ime - Millosheviç vdiq, po Enveri kur vdes?
E marte, 22.02.2022, 08:52 PM
EUROPA IME: MILLOSHEVIÇ VDIQ !
EUROPA IME: PO ENVERI
KUR VDES?
Nga Fritz RADOVANI
Një Burrë i dijtun nga Korça,
që prej vitit 1955 jetonte në Shkoder,
ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai ka pas thanë në 1985: “Diktator si Enver
Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”
Të gjithë ne që pritshim si
qyqja veren “vdekjen e tij”, nuk dijshim me e kuptue shprehjen e Profesorit të
nderuem: “Me sundue pas vdekjes!”.
Dhe ja, sot mbas sa vjetësh, që
Enveri ngordhi, po shohim me sy thanjen e Atij Profesorit të dijtun.
Mbasardhësit e atyne vrastarve barbarë të PPSh dhe të sigurimit të shtetit
kriminal të tij, sot kanë në dorë frenat e shtetit.
A nuk e verteton këte fakt edhe
thanja e Nanë Terezes në 1997 në Rinas:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand
Popullit Shqiptar!” – E pabesueshme!
Trojet e Gjergj Kastriotit
Skenderbeut, Atij mbrojtësit të Madh dhe të pavdekshem t’ Europës së
qytetnueme, t’asaj Shqipnisë skllavnueme e të masakrueme, dhunueme e
terrorizueme nga diktatura komuniste, mbas 1944, e pashoqe dhe e panjoftun në
vendet e Europës Lindore e aziatike.
E pse?! – Askush nuk e thotë të
vertetën, as Edi Rama as Ballkani hapun!
Europa Perëndimore filloi me
folë në vitin 1913, po ndryshoi mendim...
U terhoq me vendimin e coptimit
Tokave Shqiptare, tue ua nda sllavëve e grekve që jo vetem, i shfrytzuene po,
edhe i masakruene e i dëbuene.
Gjetën edhe një anadollak në
Gjinokaster, me një grup vllavrasëshis që me i kerkue me kambë të kalit, nuk ua
gjenë shokun asnjënit dhe, pa pikë turpi tue i sherbye diktatorve Tito e Stalin
e deri tek Mao Ce Duni, kanë punue gjithë jeten si me shkombtarizue Shqipninë
dhe me e zhdukë edhe nga faqja e dheut, vetem nga urrejtja e pashoqe per Fiset
e Veriut. Këte e vertetojnë me qendrimin e tyne ndaj At Gjergj Fishtës,
vrasjeve e zhdukje të pashoqe të intelektualve të Veriut dhe të Klerit Katolik
Shqiptar,
Sot këte e verteton edhe
mungesa e Atdhetarit Luigj Gurakuqi tek vendi i Tij i padiskutueshem në
Monumentin e Vlonës së 1912, ku si dishmonte skulptori Kristaq Rama: “Shoku
Ramiz Alia më porositi, ju shikojeni vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në
një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i
Klerit Katolik!” E porositë e barbarve kriminelë vazhdojnë me u zbatue sot nga
“Rilindja komuniste” nder të gjitha
fushat e jetës e të vdekjes! Janë të pangopunit
me gjak e euro që po shfarosin Atdheun!
Shqiptarë, tregoni Europës se:
“Armët e Kastriotit i kemi në Vjenë!!”
Melbourne, Fruer 2022