Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Mjer' kush 'harron'!
E merkure, 02.03.2022, 08:50 PM
MJER’ KUSH “HARRON”!
Nga
Fritz RADOVANI
Mjer
ata Popuj fatzezë që harrojnë të kaluemen e vet nen komunizem!
Nuk
asht aspak e largët që nder ata shtete historia prap do të persëritet!
Komunizmi
asht provue se asht: “Nana e të gjitha të zezave!”.
Populli
Shqiptar ishte një laborator hermetik mu në qender të Europës ku
eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme
antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”. Por kurr, i
quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti
ndau zonat e influencës në Botë me “të dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues”
Çiurçillin, sistemi i qeverisjes së komunizmit u shpernda në Evropë në tre
tipare të përaferta, por kurr të barabarta.
Lindja
Europjane komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe
diktaturën stalinjane. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Europës dhe Botës
së mbas Luftës së Dytë Botnore me fakte, dokumenta dhe prova që, janë ma të
pakundershtueshmet se, “komunizmi asht një sistem diktatorial, vrastar,
kriminal, barbar dhe i pashoq në Botë!”
Terrorizmi
dhe krimi i organizuem nga shteti diktatorial mbi popullin e pambrojtun
Shqiptar dhe të merthyem mbrenda “perdes së hekurt”, arrijti me kthye të gjithë
njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të
zhublosun në gojë, që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me drapen e
çekan të shtërngueme fort mbi koken e tij e, që ishte dora e diktatorit që
mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue ua shpërba edhe pamjen si
njerëz, pikrisht njënit prej popujve ma të vjetër të Globit toksor: Popullit
Shqiptar.
Kjo
farë e keqe komuniste zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë
terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme
nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa,
fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që
asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit
masakruem rus. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime,
tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe fallse të “popullit” krejt kastën
shtetnore të ashtuquejtun “borgjeze”, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër
shumë të kulturuem dhe përparimtar të përgatitun në Europen Perëndimore dhe,
tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa kurrfarë tradite për
me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të zhvilluem Europjan.
Baza kulturore e tij ishin çerdhet sllave ku komunizmi ishte instalue me kohë
nga Rusia.
Fillimi
i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat
shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të
Sigurimit të shtetit. Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e
Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue, tue pranue si të ligjëshme
edhe dhunimin e shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna”
vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare.
E
gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe
qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste e
terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Ever Hoxha, ka
pasë një mbështetje të fuqishme.
Ajo
mbështetje shumë e organizueme ishte në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e
tij në çdo skutë të vendit me kujdes nga Jugosllavia titiste.
Në
vitin 1941, jugosllavët antishqiptarë i vune gishtin diktatorit tonë ma vrastar
të Popullit të vet n’ Europë, dhe ky ishte tirani Ever Hoxha, edhe sot i
ngordhun, ideolog e drejtues i shtetit nga nentoka e Tiranës së kuqe.
Everi
ishte “dija e pafund” e krimit! Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën
atij tiran barbar janë ba të “dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe të djallzuem
e vrastarë mbasi janë takue me té”. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej
nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të
veprojshe si “thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të
kushtonte shtrenjtë. Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla,
fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në
shtëpi, shpesh, edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të
ardhmen tande, mbasi vetëm ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese”
për secilin Shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit! Kudo, nder
zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija, jo vetëm komunistësh
por edhe njerzish të thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej krimi vrastar
ma “njerzorë”!
Në
Shqipni statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Ai ishte “drita” që
shpërndanë, “mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e
depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij” që ishin absolute, të pagabueshme,
të sakta dhe të pandryshueshme, pra duhet nënkuptue të padiskutueshme nga askush,
“as nga djali i tij”. Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshëm të
intelektualve tanë ose, ma mirë me thanë: “Me gjak të komunizmit real totalitar
stalinjano - enverjan”! Dishroni ti hiqni masken komunizmit në Shqipni?! Mos
hezitoni!
Populli
Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga
institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi një
parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i
lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u
arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin
Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga
komunizmi.
Popujt
e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken! Në librin tim
“Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue: “Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të
komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin
nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç
shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër
shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe
pse nuk kanë njëpikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte
kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë
dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër
të prehës së tij.” Aty do të gjeni të shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine,
ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen
deri në marramandje vetëm një pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi
asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra mashtruese.
Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i
Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per trashigimtarët e tyne në Shek. XXI.
Ata
që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij, ata
janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë
terroristët ma barbar e robnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe XXI.
Metodat që sot po aplikohet nga Edi Rama. I etshem deri në idjotsi per
diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të pamerituem miljoneri. Në këte organ
të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose
të mbrendshëm të njeriut.
Brajan
Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe
informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet
sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis
poshtnimit”. Rilexoni edhe njëherë këte citat e keni me kuptue se, cila kje
arësyeja që Ever Hoxha, me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi
popullin, e shpërftyroi njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e
tirani robnuese komuniste?
Tue
aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue
privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin
numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun e edukue në kurset e
analfabetizmit nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun.
Duheshin
sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për me sigurue
me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe garancinë e sotme
per ata kapitale ndër banka.
Ja
dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë
i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë.” Qendrat ku Shqiptari humbi
tiparët e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali
“Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue
ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë mijravjeçare. Ja
“shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe
hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe
ateiste, parime të cilat sot synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen
Shqiptare.
Ja
Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e
Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin
Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë, “në mes të Evropës”, por jashta Saj!
E
shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se: “Jam Shqiptar”?!
Nëse,
Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para pallatit të
Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin ata
demokracisë, ashtu asht si thonte Ai, por kur bahët fjalë për komunistët tanë
shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem me
edukaten e veset Everit e të ‘Ballkanit hapur”!
Fitoret
e atjeshme janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e portofol.
Perderisa
nuk preken as tituj as dekorata të tiranit dhe diktatorit Ever Hoxha si dhe të
bashkpuntorve të tij, tue fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e
perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin vazhdojnë me kenë komunista dhe,
me pasë mundësitë me veprue, edhe sot do
të provoni thanjen time se: “Rilindja komuniste” asht vetvrasje kombtare!
Në
se kerkoni dhe prova tjera, sot ma shumë se kurr keni “vllezërit tuaj të gjakut
komunist rus” që provojnë me fakte çdo fjalë të shkrueme këtu:
Janë
Herojt’ e Ukrahinës Trime që sot po vdesin per Liri e Pamvarsi!
Melbourne, 2 Mars 2022.