E premte, 02.05.2025, 04:28 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Gjurmë të pashlyera në kujtesën e popullit tim

E marte, 08.03.2022, 07:35 PM


GJURMË TË PA SHLYERA NË KUJTESËN E POPULLI T’IM

Nga Dedë Preqi

Lufta është pjesa më e rëndë e jetës së një populli, ajo lë gjurmë të pa shlyera në kujtesën e tij, të cilat herë pas herë shpërthejnë si të tilla si plagë të pa shëruara, por kur kujtojmë qëndresën dhe shpresat e zemrave të  thyera e të vrara, që qepeshin nga ndjenjat e ngurta të dhembjes krenare,  dhe sot në thirrje të kujtimit të përjetshëm të trimave të lirisë, u thëmi me krenari -lavdi e përjetshme!

Duket se kjo kohë e tragjedive njerëzore edhe sot po na tërheq pas vetës pa dashur, e cila po i shalon kuajt e vet të llastuar pa frenjë, dhe për ne kjo kohë nuk është befasi as nuk është e çuditshme, edhe pse dikush nuk e besonte helmin e kurdisur dhe vuajtjet nën lëkurën tonë, që edhe sot të tillët, sikur duan të ia imponojnë njeriut edhe ajrin që e thithin…

-Po shihet sot dhe bota po e vërenë se çka po vepron Putini me ushtrinë e vet ruse, duke e pushtuar Ukrainën sovrane, mbi të cilën po bëhët luftë e tmershme mbi popullatën e pa fajshme, ku për shkak të bombardimeve nga ushtria ruse, popullata e Ukrainës, me miliona njerëz largohen nga vendbanimet e tyre, duke u vendosur në ndonjë vend të sigurtë jashtë vendit të vet.

Të njëjtën gjë kundër shqiptarëve të Kosovës, e bëri dje…ushtria dhe paramilitarët serb të Millosheviqit, me tendencë për ta robëruar dhe kolonizuar këtë vend, por liria e shqiptarëve dhe shteti demokratik i saj, ishte i gavruar në zemren e këtij populli, dhe gjaku i dëshmoreve të saj ujiti shpresat e tyre bashkë me lirinë që agoi një ditë në këtë mes njerëzor.

Sa herë që vijnë pranverat dhe ndërrohen stinët në Kosovë, pothuaj se kortezhet e njerëzve nuk ndalen, duke bërë homazhe  për dhembjen por edhe për krenarinë e më të dashurve të tyre, që e dhanë më të shtrenjtën për këtë tokë, ku shpeshherë ndizet gjaku dhe vështirë që pajtohet zemra, kur loti i nënave akoma s’terët, duke pritur eshtrat e bijave dhe bijëve të vet, të atyre lulediejve të pa vdekshëm.

Peshën e turpërisë së krimit duhet ta ndjejë një shoqëri e tërë, sepse është pasqyrim i destruktivitetit shoqëror, që për demenzion të vetëm ka dhunën dhe krimin, jetën e ndrydhur dhe të shtrydhur, dhe në kërkim të hapësirës reale të komunikimit dhe të vetë ekzistencës nuk mundet njeriu të mos gjakoj për lëvizjen dhe jetën e vet të lirë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx