Mendime
Dedë Preqi: Fashizmi i Putinit, njolla më e zezë e shekullit 21
E enjte, 03.03.2022, 09:25 PM
FASHIZMI I PUTINIT, NJOLLA MË E ZEZË E SHEKULLIT 21
Nga
Dedë Preqi
Të
flasim sot për shekullin 21, për të arriturat e njerëzimit dhe zhvillimin e
standartit jetësor, kjo do të ishte cilësi dhe karakteristikë e vlerave
përballë njeriut të aftë për të jetuar i lirë dhe për të vëzhguar e gjykuar në
mënyrë të drejtë dhe të shëndoshë, me pastërtinë e karakterit dhe cilësinë
fisnike të njeriut.
Ndërsa
në të kundërtën, në veqanti ata që krijojnë pushtet absolut dhe autoritar, dhe
që nuk përcaktohen nga përgjegjësia morale dhe nuk kontrollohen nga një respekt
i thellë njerëzor, do të thotë, se një pushtet i tillë është pushtues i lirisë
dhe demokracisë njerëzore, që mund të shkatërrojë qenjën njerëzore në
përgjithsi.
Është
e turpshme për një popull dhe është antinjerëzore, nëse flasim sot në shekullin
21, duke iu referuar një situate kritike dhe të rrezikshme që po e krijon Rusia
fashizoide e Putinit, ndaj popullit të Ukrainës dhe shtetit të pavarur të saj,
që do çojë në humbjen e shumë njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimin e gjitha
të mirave materiale të këtij vendi.
Lufta
të cilën po e derigjon sot Putini, kundër popullit të Ukrainës, me të cilin nuk
janë largë nga një lidhje gjaku dhe gjuhe, dhe ky mohim i çdo norme që qëndron
mbi njeriun, ky trajtim kriminal dhe fashizoid ndaj një populli paqësor dhe
liridashës, për kë do që ka ndjenja njerëzore nuk do i gjykonte njerëzit në
këtë mënyrë, duke ua shkatërruar jetën, të ardhmën dhe qenjën e tyre njerëzore.
Njeriu
edhe pse i ka të gjitha të mirat e kësaj bote, prapë pretendon që t’a fitojë
botën mbarë, në këtë rast sikur Putini, nëse ky njeri i ka të gjitha, por do ti
mungonte ajo më e rëndësishmja, mendja e shëndoshë, që ta shërojë mendjen e
krisur apo të sëmuar në shpirtin e vet, dhe mendon të na thotë diçka më të
rëndësishme, duke nënkuptuar shkatërrimin e qenjës njerëzore.
Janë
fare të qarta kundërshtimet e gjithë botës demokratike ndaj veprimeve të
Putinit dhe gjithë atyre që kanë ide të tilla të krisura, megjithatë ndeshëmi
me rrezikun e rrëshqitjes së një rreziku të pa parë ndonjëherë, dhe ç’kuptim ka
jeta për njeriun e tillë, vetëm për të shuar apetitet e veta egoiste dhe
pushtuese, do i humb të gjitha vlerat ekzistuese njerëzore, si edhe e kërcënon
vetë qenjën e kësaj bote.
Putini
dhe agresori rus, përveq se planifikon të ripërtërijë perandorinë ruse, në plan
të dytë ka që të vëjë në sprovë edhe
aftësinë e SHBA-ve, dhe atë të NATO-s, njëherazi duke i provokuar edhe
përpjekjet e BE-së, për një marrëveshje të paqës në Ukrainë dhe më gjerë.
Në
këtë rast kjo luftë pushtuese dhe egërsi primitive, po i nxjerr në skenë tmerët
e bishave gjakpirse të kësaj bote, siq është sot Rusia e Putinit, me okupimin e
Ukrainës, si shtet i pavarur dhe sovran,
duke e shqetësuar tërë botën civilizuese njerëzore dhe dje ishte Serbia
e Millosheviqit, që shkakëtojë mbi 400 masakra dhe një gjenocid të rëndë ndaj
shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, për shkakun se, vetëm pse e dëshiruan
vendin e tyre të lirë dhe të pavarur.
Fashizmi
i Putinit, në shekullin 21, shkakëton sot një krizë humitare në Ukrainë, duke i
vënë në gadishmeri edhe forcat bërthamore të saj, por edhe duke kërcënuar se
nuk do ndalet vetëm në Ukrainë, por qëllimet e saj janë edhe më gjerë, të një
lufte dhe më të rrezikshme që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këtë
shprehje të forcës dhe dhunës nga Rusia, kundër shtetit demokratik dhe popullit
të Ukrainës, po e dënon tërë bota demokratike, si SHBA-të, dhe aleatët e saj,
ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara, në Asmblenë e saj e projektuan një
rezulutë, e cila e dënon agresionin e Putinit në Ukrainë, me çrast edhe Serbia,
e votoi një rrezullutë të tillë, por në anën tjetër ajo nuk vendosi sanksione
kundër Rusisë, që do të thotë se, Serbia në sytë e botës po mashtron dhe
manipulon në një mënyrë, duke mos hequr dorë nga marrëdhëniet e saj të ngushta
që ka me këtë vend.
Populli
i Kosovës, solidarizohet me popullin e Ukrainës, i cili popull e ndjenë në
shpirt dhe në trup dhembjen dhe krizën e këtij populli, sepse e përjetojë vetë
luftën, dhunën dhe gjenocidin që shkakëtojë fashizmi serb i Millosheviqit, në
vitin 1999, në Kosovë.
Prandaj,
një luftë e tillë të cilën e ka ideuar dhe projektuar Putini, pak ka dallim me
atë të cilën e ka projektuar Millosheviqi, ndaj shqiptarëve, vetëm se kjo luftë
udhëheqët nga forcat luftarake dhe ushtarake të përgaditura dhe të armatosura
me paisje moderne ushtarake nga të dyja palët, ndërsa Kosova, është udhëhequr
nga vetë vullneti i popullit të vet, duke e formuar UçK, si forcë mbrojtëse nga
gjiri dhe shpirti i popullit.
Dhe
për dallim kjo luftë ka edhe një të veqantë, sepse Rusia e udhëhequr nga
Vlladimir Putini, ka armatim të rëndë e modern por dhe koka bërthamore, për t’a
rrezikuar tërë botën, ndërsa Sllobodan Millosheviqi, nuk e kishte këtë
kapacitet, përndryshe do të ishte njeriu më i përgaditur për ta rrafshuar
Kosovën dhe tërë armiqët e tij…
Mirëpo, çfarë mund ti ndodh Evropës, nëse rusët e krijojnë perandorinë e tyre, prandaj për t’ia ndalë hovin Rusisë së Putinit dhe aleatëve të tij, në veqanti Evropa, duhet të mbrojë interesat e veta, poashtu edhe interesat e shteteve të vogla që i ka në gjirin e vet nga Baalkani perëndimor, që të mos depërtojë një iluzion i tillë ruso-serb, që të bëhët realitet, në rend të parë Kosova, të pranohet si anëtare e NATO-s, dhe pastaj Kosova, të futët nën ombrellën evropiane.