Mendime
Avokati i tepër-njohur Spartacus: Historia përsërit vetveten, na kanë thënë doktrinarët e mëdhenj të historisë
E merkure, 02.03.2022, 07:36 PM
Spartak Ngjela
Historia
përsërit vetveten, na kanë thënë doktrinarët e mëdhenj të historisë.
Ajo
u përsërit edhe në këtë kohë.
Se
ja: një ukrainas i madh, Nikita Sergejeviç Hrushov, ishte ai që në vitet 1960'
shkallmoi egërsinë tiranike staliniane në ish Bashkimin Sovjetik; por ja:
përsëri, një ukrainas i madh, Volodymyr Zelensky, po shkallmon egërsinë e
tiranit rus Vladimir Putin.
l.
Kjo
është një kohë që krijoi befas një segment të rëndësishëm për historinë
botërore në vijim.
Ukraina,
me heroizmin e saj, ngriti moralin e forcave që luftojnë për çlirimin nga
zgjedha e diktaturës dhe korrupsionit.
Në
të njëjtën kohë; disfata Putin; që duket se po vjen, do të sjellë një çlirim jo
vetëm në Rusi, por edhe në vendet e
Evropës Juglindore që po vuajnë nga korrupsioni - domethënë edhe për
Shqipërinë.
lI.
Çfarë
ka sjellë realisht lufta për Ukrainën?
Ajo
krijoi befas një hero me karakter botëror : Volodymyr Zelensky-n dhe, në të
njëjtën kohe, krijoi modelin e njeriut i cili, pasi vjen në pushtet, krijon
hapësirën e drejtësisë dhe të zhvillimit kombëtar në një relitet të ri.
Zelenski
nuk ishte një rastësi për pushtetin politik në Ukrainë. Ai është lauruar ne
Ekonomi dhe, me talentin e tij skenik, krijoi figurën e tij popullore në
komedinë skenike te Ukrainës.
Ky
popullaritet e bëri Zelensky-n figurë të dashur në Ukrainë dhe më pas e zgjodhi
këtë president të Ukrainës, me zgjedhje direkte, në dhjetor të vitit 2018.
Por
me reformën e tij Demokratike Zelensky i solli pështjellim psikologjik
diktatorit të Rusisë, Vladimir Putin, sepse forcat kundërshtare brenda Rusisë
kishin tani një model të kundërt në një vend si Ukraina, e cila në psikologjinë
ruse është një Rusi e dytë.
Po
në këtë luftë; cila ishte ajo forcë që e futi popullin e Ukrainës në një
psikologji heroike?
Parësore
në këtë proces ka qenë forca skenike e Zelensky-t, që reflektoi artistikisht
optimizëm. Kjo e ktheu luftën në një detyrë dhe heroizmin në një arenë teatrale
heroike ku po merr pjesë i gjithë opinioni publik botëror: skena e luftimeve po
krijon heronj, dhe media botërore e ajo e Ukrainës po i ngrenë shumë lart, përditë, heronjtë e skenës
së luftës; dhe sidomos presidentin Zelensky.
Kjo
kohë po sundohet nga një optimizëm popullor që vjen nga heroizmi; dhe një
heroizëm që sjell famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky është një nga sekretet e
kësaj lufte.
Por
dihet se një skenë gjigante heroizmi, individualisht, e kthen vdekjen jo në
frikë, por në vlerë historike.
Prandaj
është kjo psikologji heroike, që mendohet se do ta mundë shumë keq Rusinë e
Putinit.
lll.
Po
ta shohim me një sens historik dhe brenda një kuptimi psikologjik, sot në
Ukrainë po ndeshet egërsia ruse e Moskës me heroizmin rus të Kievit. Çfarë do
të sjellë kjo?
Kjo
do të rilindë edhe brenda Rusisë heroizmin rus kundër egërsisë tiranike të
Putinit; sepse këtë mësim na ka dhënë historia për situata historike të
ngjashme.
Në
këto çaste duhet të kujtohemi se, ashtu sikundër që e theksuam që në krye të
këtij shkrimi, edhe në ish Bashkimin Sovjetik, një figurë heroike nga Ukraina,
Nikita Sergejeviç Hrushov, ishte ai icili, me kapacitetin e tij të lartë
politik dhe me këmbënguljen e vet heroike, ia arriti që të shkallmonte në Moskë
egërsinë staliniane që kishte pushtuar jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën por të
gjithë botën lindore, që nga Pekini e deri në Tiranë.
Sigurisht
nuk jemi në të njëjtat vlera, se kohët historike kanë specifikat e tyre, por
thelbi është i njëjtë: edhe sot, është sërish një ukrainas hero që me
vullnetin, intelektin dhe heroizmin e tij po shpëton Ukrainën nga mundësia e
vendosjes së tiranisë së Moskës, por që njëherësh mund të sjellë një frymë të
re në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në zhvillimin real të demokracisë si
sistem.
Duhet të presim. Gjithçka do të varet nga karakteri heroik i luftës në Ukrainë.