Mendime
Nikoleta Kovaçi: Lufterat e maskarejve!
E marte, 01.03.2022, 08:55 PM
Lufterat e maskarejve!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Kur
vendi u mbyll prej armikut te padukshem, sa m’kishte ardh Nana nga Italia! Ajo
asht e fiksueme mas lajmeve tona dhe do me dite me perpikmeri gjithcka ndodh
ktu, aq sa vellai asht detyrue me ia marr paketen e ktyne matrapazeve qe ajo te
shohe lajmet ne dhe per Shqipnine! Kur pa qe Edvin Rama me lukunine e tij te
grupit te eksperteve, me demek, thonin qe te vjetrit duheshin izolue se jane
mbartes te rrezikshem ajo nisi te tremej per mu! Ne fakt s’po dija se si ta
zgjidhja si ngerç! Mas nja 5 ditesh myllje dhe izolim total, u vesha e i
thashe: Nane, po dal, do shkoj ne Kombinat te pij kafe! Nuk vonohem!
E
kapi paniku! Po si do dalesh, se kta thone se virusi asht rrugeve? Se policia
asht me arme, se rruget jane me tanke! I thashe: Nane jane per virusin ata jo
per mue! Pra ata do vrasin virusin nese mkercenon mue! E pa qe po baja shaka te
hidhur e masanej me pyeti; sa larg asht prej ktu? I thashe nji ore me shkue e
nja me ardh! Nuk bani za! E une vertet shkova!
Data
ishte 15 mars! Asnji rob per mall nuk e hasa rrugeve deri te rrethrrotullimi i
Yzberishtit! Aty tanke, polici te armatosun deri ne dhambe! Tue fol me vedi e tue pa prej tyne thashe; po
ba me na ra ndonji lufte ktej pari a thue mundena me e prit me kta 10 njerez e
5 tanke qe kena instalue rrugeve? A kena shtet na me u perball me armik te
dukshem?! Ashtu me skenarw lufte neper mend kalova per skaj luftetarve
antivirus! Mbrrina ne Kombinat kah ora 9 e gjys! Ne 10 Edvini me komitetin
kishin dhane 2 ore leje per me u furniuze njerzit me ushqime! Ndersa gjerbja
kafen e gjetun fshehurazi, me nje mik t’temin, shperthyen njerzit! Dola e hyna
ne turme! Bana foto me ta, teksa ata mbushnin qeset me gjithcka te duhun e te
paduhun! Ç’a nuk kalova nepermend… u nisa per kthim, e cunat e policise e ai
tanku murrak i zi ishin prape aty! S’ma thane asnji fjale asnjana pale, e une
prape me vedi: a thue kane hanger buke sod? Po kafe a kane pi? Po robte e tyne
a i shohin si mbartes te virusit meqe jane tane diten jashte tue ba lufte me
virusin? E masanej nisa tue listue NATO, USA, Britani e andej kah fundi mu
kujtue edhe rusi i famshem! E prape thashe: po kta kur tremen prej nji virusi
qe s’dine gja ç’a asht, si munden me prite ndonje lufte?!
…
e ne fakt me pandemine kta, te gjithe bashke,e testuen njerzimin! E pane se sa
e kane humb kuptimin e rezistences, maten pulset e Perendimit duke mos llogarit
fare vende si na apo edhe si Ukraina! Asgja nuk ndodh rastesisht! Asgja sndodh
per principe, vlera demokratike e pollavra te ktij lloji; gjithcka ndodh per
fuqizim ekonomik!
Putini
jo rastesisht asht nder ma te pasunit e globit! Dhe krejt mercenaret rreth tij
vec jane pasurue pa limit! Jane besniket e tij, bash fiks siç jane pasaniket e
ktushem rreth liderit mjeran qe mjes thote jam katolik, ne dreke musliman e ne
darke bahet ortodoks! Ju e keni pa se sa te perbuzun jeni ne sferat e ktyne
njerzve nese s’je si ta, nese s’kie makina si ta, nese s’ke grup vrasesish me
pagese te licensuem si ta! Nese nuk flet me zhargonin e tyne, nese nuk i urren
“maloket” me te njajten fuqi siç i urrejne ata, nese s’ki shkue ne Dubai, te
byfteket e Nusretit, te dritat e kuqe te Holandes, nese ski shkel ndonjehere ne
Monte Carlo, nese nuk e ke canten firme, apo kepucet marka te te gjitha llojeve
dhe veshjet me stiliste te vecante, nuk mundesh me u afrue ne llojin e tyne qe
qeverisin e kane qeverise nje nder vendet ma te varfuna ne rruzull e vendin me
ekonomine ma te lodhun te Europes!
Tashma
qe lufta asht e vertet e jo loj luftrash me virus, na s’kena ma asigja, se çka
patem mas shpirti i reklamuem tue prit kovidin, fiks si ushtaraku italian te
“Shkretetira e Tartareve”! Aq u bind ditziu se nga andej do vinte armiku sa dha
shpirt tue prit me heriozem stoik! Te kapun peng nga nje nisme e cmendun nan
emertimin; Minishengen, na deshmuem se s’dime me lujt as kur bahet fjale me
zgjedh aleate ne nje fushe krejt bosh! Tash bajme kodoshin, bosh, se askush
s’na llogarit ndryshe vecse si aleat te Serbise se Putinit, qe na duhet me
kapercye mbi Kosoven e pamposhtun nga rrena minishengenesh per me hy ne BE- ne
qe perdite na largohet!
Ukraina
sod duhet kthye ne leksion per ne, te pakten per njerzit e denje te ktij vendi,
se politika ka llogari te tjera, ndryshe nesh! Ndaj te hapim syte, mendjen e
zemren e ta lexojme si duhet luften reale te atij populli e te msojme çka asht
e shenjte per Kombin e Dheun tone!