Mendime
Florim Zeqa: Luftë e përmasave botërore!
E diele, 27.02.2022, 12:16 AM
Luftë e përmasave
botërore!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
pse situata në Ukrainë është krejtësisht tjetër në krahasim me Kosovën,
skenarët e pushtuesve serbë janë të përafërt, do të thoja identik me ata rus.
Rreziku i invazionit serb në veri është më i madh se asnjë herë më pas 12
qershorit të vitit 1999.
Tensionet luftënxitëse
në Ballkan, e ndihmojnë Putinin në Ukrainë
Pushtimin
e Ukrainës nga Rusia cariste e Vlladimir Putinit duhet shiquar si tendencë për
përmbysje të balancit politik dhe ushtarak në botë dhe krijimin e një rendi të
ri botërorë. Prishjen e balanacit aktual politik botërorë dhe krijimin e një
situate të favorshme pas krijimit të rendit të ri botërorë, Serbia do ta
shfrytëzojë për sulm ushtarak ndaj Kosovës dhe jo vetëm.
Implikimi
eventual ushtarak i SHBA-ve në Ukrainë përveqse do të shkaktojë krizë të
përgjithshme globale, pasojat e sigurisë do të jenë të paparashikueshme. Këtë
situatë duhet shiquar edhe si mundësi për mospërhapjen e luftës nukleare me
përmasa shkatërrimtare për njerëzimin.
Heshtjen
e Serbisë karrshi invazionit rus në Ukrainë, duhet kuptuar si një përgatitje të
shtetit serb për ripushtimin e veriut, e mbase edhe të Kosovës në tërësi!
Serbia
do të përpiqet ta shfrytëzojë shëmbullin e vëllaut të madhë, Rusisë,
gjegjësisht sulmin ndaj Ukrainës për sulm ndaj Kosovës dhe më gjërë.
Prandaj,
me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit botërorë nga Ukraina,
Rusia do të përkujdeset për ngritjen e tensioneve luftënxitëse në Ballkan, e në
veçanti në ish republikat jugosllave, të cilat u lanë në gjak dy dekada më parë
nga barbaria serbe.
Të rishikohen rezervat
shtetërore dhe të rritet shkalla e gatishmërisë kombëtare
Përderisa
zhvillimet dramatike pas pushtimit të Ukrainës kanë reflektuar pasiguri në
shumicën e shteteve të Bashkimit Europian, e njëjta gjë nuk po ndodhë në vendin
tonë! Kur të gjitha shtetet po i bëjnë llogaritë, se çfarë do të ndodhë në rast
të përfshirjes në luftë të SHBA-ve, politikanët kosovarë dhe ata shqiptarë në
përgjithësi po ndjehen tepër komod dhe të relaksuar në pozicionet e tyre
politike dhe partiake!
Përderisa
Serbia po rritë rezervat e shtetit me artikuj ushqimor dhe po mbushë rezervaret
me naftë, politikanët shqiptarë janë të zënë me njëri-tjetrin për interesa
partiake.
Përderisa
shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian janë duke i përcjellur me
shqetësim të madh zhvillimet ushtarake në Ukrainë, ne ende në parlamentet tona
merremi me njëri-tjetrin, me akuza dhe kundër akuza, me sharje e fyerje pa
asnjë shqetësim nga situata konfliktuoze e përmasave glogale, thuajse e gjithë
bota sillet rreth nesh!
Kjo
sjellje indiferente dhe mostrajtimi i duhur i situatës çfarë e kemi me fqinjin
verior-Serbinë, mund t’na kthehet në bumerang fatal për shtetin e Kosovës.
Kosova
dhe Shqipëria, përveq përgatitjes ushtarake, duhet të jenë në gjendje
gatishmerie edhe sa u përket rezervave shtetërore të ushqimeve dhe ilaçeve për
përballimin e krizës eventuale humanitare.
E pajustifikueshme
sjellja indiferente e politik-bërjes kosovare përballë rrezikut global
Më
shumë se asnjëherë më parë, Kosovës dhe Shqipërisë i duhet koordinim dhe
bashkërendim i veprimeve politike me SHBA-në dhe partnerët tjerë strategjikë
perëndimor, e në veqanti i duhet unifikimi i spektrit politik vendor.
Që
kjo të ndodhë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në mënyrë imediate duhet të
suspendojnë të gjitha agjendat politike që shkaktojnë përplasje të brendshme politike
dhe sociale në vend.
Qeveria
e Kosovës duhet të fokusohet në stabilitetin e brendshëm politik, furnizimin e
qytetarëve me energji elektrike 24 orë pa ndërprerje, sigurimin e rezervave
ushqimore dhe barnave për popullatën për një afat kohorë së paku gjashtë
mujorë, ngase nuk i dihet çfarë do t’na sjellë e nesërmja!
P.S. Derisa unë po e
shkruaja këtë artikull, oshëtima e lëvizjes së aeroplanëve ushtarak të NATO-së
nga baza ushtarake e Avianos për në atë të Viçencas dhe anasjelltas, më ktheu
23 vite pas, kur për 78 ditë e netë rresht shkonin e vinin aeroplan bombardues
nga baza ushtarake e NATO-s në Aviano.