Mendime
Komisioni i Rithemelimit të PD: Yuri Kim në mbështetje të narkoqeverisë
E hene, 21.02.2022, 08:35 PM
DEKLARATË
KOMISIONI
I RITHEMELIMIT TË PARTISË DEMOKRATIKE
Ndërkohë
që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht,
ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Twitter ndërhyrjen e saj të radhës,
në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje
narkoqeverisë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë
duhet të votojnë.
Komisioni
i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga
përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni i konsideron ato si
ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor,
në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes.
Mbi
të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës
së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në
vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht:
“Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi
që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e
shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e
brendshme të atij Shteti.”
Komisioni
i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë
luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si nji praktikë
që ndihmon korrupsionin.
Komisioni
i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në
kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së
Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të
angazhuara.
Komisioni
dënon cdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është
mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që cdo ditë largon
shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i
vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.
Së
fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i
kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të
pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim.
Është
ky popull që i perzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur
ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm I tyre nuk do jete as ndaj liderëve
politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm
ndaj qytetarëve shqiptarë!