Mendime
Floriana Garo: Lulit i ka dalë boja!
E enjte, 17.02.2022, 08:21 PM
Lulit i ka dalë boja!
Nga
Floriana Garo
Për
të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës
së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin
se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me
Edi Ramën, sapo ka filluar!
Lulzim
Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura
dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës:
"Fajin e ka Saliu"!
Lulzim
Brava nuk mund t'u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte
vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej
720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e
amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e
Rilindjes. Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta!
Ky
është thjesht një teatër ku binomi Rama - Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë
duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.
Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!