Mendime
Nue Oroshi: Kulmi i shtëpisë në pamjen e një shtegtari apo shteti i Kosovës i papërfunduar
E enjte, 17.02.2022, 08:00 PM
Kulmi i shtëpisë në pamjen e një shtegtari apo shteti i Kosovës i papërfunduar
Nga
Nue Oroshi
Kulmi
i shtëpisë shpeshherë ka ngjallur emocione tek ne shqiptarët. Ka ngjallur
emocione se është ndërtuar shtëpia e re dhe në kohë të okupimit është vendosur
edhe flamuri shqiptar mbi çati të shtëpisë.E
kur shtëpia është e mbuluar gjithmonë kanë kaluar shtegtarët ku asnjëri nuk
është ndalur pa e uruar të zotin e shtëpisë me fjalët: e gëzofshi përgjithmonë!
Shpeshherë gjatë ndërtimit shtëpitë janë vonuar për tu rregulluar komplet e kjo
ka ndodhur për mungesë mjetësh apo për ndonjë problem tjetër që ka ndodhur në
mes vëllëzërve.Edhe Kosova është duke e bërë një rrugëtim të gjatë të
shtetndërtimit. Ajo si duket ende nuk është ardhur në pikën e duhur.Rrugëtimi i
Dardanisë në shtetrrugëtimin e saj ka qenë i gjatë.Për këtë janë sakrifikuar
brezat e tërë.
Dhe
në momentin që ju është vendosur kulmi ka ndodhur një përçarje në mes të vëllëzërve se kush
ka kontribuar më shumë për ndërtimin e shtëpisë.E kjo përçarje e ka lënë Kosovën ende pa e
përfunduar shtetsinë e saj të plotë.Mospërfundimi i shtetësisë ka shkaktuar
edhe probleme të ndryshme në luftën e mbrendshme politike.Lufta e partive se
cila nga ato do të merr flamurin për ta vendosur në maje të kulmit të shtëpisë
ka shkaktuar një nguti te shpejtë dhe shpeshherë janë kacafytur vëllëzërit duke
marrur meritat se unë e ndërtova shtetin e ja pret tjetri jo e ndërtova
unë.Thuajse ndërtimi i shtetit të Kosovës është varur nga një vit apo dy vjet
aktvitetet që kanë vepruar njëri apo tjetri.Patriotat me bateria që kanë
mbushur nga 50 apo 60 vjet jetë dhe kanë dhënë dy apo tre vjet aktivitet
kombëtar dhe pastaj janë shëndrruar në biznesmen apo në tregtar të flamujve nuk
e di se si ti quajmë.
Ata
e lanë shtëpinë e përbashkët pa dyer e dritare ,pa e lyer mbrenda dhe ndërtuan
shtëpi dhe vila te veta, jo vetëm në Kosovë por edhe në perëndim dhe kudo ku ja
kanë vendosur pikën në hartë.Kanë menduar të gjorët se atdhetar bëhen me dy
vjet veprimtari kombëtare kjo i bie sikur të bëhet një studiues doktor shkence
me dy vjet të shkollës fillore.E tash që jemi në prag të 17 shkurtit ditës se
rishpalljes së Pavarsisë së Kosovës do të kemi serish rrahagjoksa që do të na japin
intervista për kontributet e tyre dyvjeçare në shërbim
të Kosovës.Kjo më kujton një gazetar të cilin rastësisht e kishin burgosur
shtatë ditë dhe kishte deklaruar pas daljes nga burgu se vetëm ai që ka qenë në
burg shtatë ditë ka të drejt me folë, duke harruar se dikush për pavarsinë e
Kosovës ia kishte kushtuar një jetë të tërë.E këta atdhetar me kontribut dy vjeçar për lirinë e Kosovës kanë
harruar se kontributi për shtetin e Kosovës ka një rrugëtim të gjatë dhe janë
shumë gjenerata dhe shumë breza që janë sakrifikuar për këtë shtet që po e
gëzojmë e nuk po ia dimë vlerën.
Kanë
harruar se këtë shtet e ndërtuam se bashku me Amerikën,Gjermaninë dhe shtete
tjera historikisht miq tanë,ku pa ndihmën e tyre nuk ishte çliruar Kosova.Deri sa flasim për
kulmin e shtëpisë dhe kontributin e vëllëzerve në këtë shtëpi të përbashkët më
kujtohet një shprehje e nacionalizmës shqiptare ku në shkrimet e tyre e kishin
moton: "Ne paqa shtu apo madhzu ndonjë
fjalë, mos e gëzofsha idealin tim kombëtar".Kurse në
një fshat të komunës së Prizrenit e kishin pyetur një familjar që e kishte
vëllaun e shkolluar se pse vëllau i ti nuk po angazhohet që ta ndihmon Kosovën
në mënyra të ndryshme,e ai ishte pergjigjur: Vëllau
im është duke u ruajtur për tu aktivizuar kur të çlirohet Kosova me dhanë
kontributin e ti.E nëse kthehemi prapa në kohë vërtetë shumë e shqiptari e
kishin pas ruajtur me dhanë kontributin e tyre kur të çlirohet Kosova e disa të tjerë
punën e tyre dy vjeçare në shërbim të Kosovës e
vlerësuan aq shumë sa ajo punë 24 mujore u vlerëusa me miliona euro.
Atëherë
shtrohet pyetja si mund të vlerësoj unë si historian një
personalitet historik kur dy vjet jep kontribut për Kosovën e 20 vjet e vjedh
Kosovën.Kur vjen 17 shkurti para mendjes gjithmonë me dalin heronjët e vërtetë,
me dalin veprimtarët e vërtetë, atdhetarët e vërtetë që dhanë kontributin e
tyre jetësor në shërbim të Kosovës dhe shqiptarisë.Të tillët në të shumtën e
rasteve kanë rënë për lirinë e Kosovës në mënyrë heroike,të tjerët i ke të
punësuar dikund në ndonjë
shkollë apo në ndonjë punë tjetër sa për të mbajtur fëmijët me bukë. E besa
edhe një pjesë që kanë kontribuar shumë janë edhe të papunë. Ata janë edhe të
deshëpruar por idealizmi i tyre nuk ju lejon që te ipen.
Nuk
e dinë edhe sot e asaj dite shtegtari i kohës moderne se cilit duhet ti thuhet
puna e mbarë.Lavdi për ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, si dhe të
atyre qe dhanë kontribut për Kosovën dhe e ruajtën kontributin e tyre nuk e
vranë këngen e tyre. Një pjesë e madhe që mbetën të gjallë vrapuan pas pasurisë
materiale, e lanë shtëpinë të pandertuar dhe vrapuan për tu marrë me pasuritë e
tyre private,ata e vranë këngën e tyre. Ndërtimi i shtetit mbeti në gjysmë për
të kërkuar edhe sot e kësaj dite lemoshë se çka do të na sjellin
shtetët e tjera.E derisa mendja dhe mendimet bëjnë luftë me njëra-tjetrën diku
në një skaj të Kosovës, një femijë i vogël pikon lot se i mungojnë gjerat
elementare të jetës.Skaj një shtëpie të lagur e pa dritare kuvendojnë
shtegtarët e rinj dhe pyesin: Deri
kur kështu? Ndërtimi i shtëpisë don angazhim. Edhe ndërtimi i shtetit don
punë të përditshme.Asnjëherë nuk është e mjaftushme të punosh për ardhmërinë e
shtetit dhe kombit që i takon.E skaj një gote të thyer plaku plisbardhë e
lëshon ofshamën: Nuk e kemi menduar Kosovën e pasluftës që vjen në këtë
gjendje.Në kohën kur e kemi mbajtur besën e kemi pasur edhe qëndresën.E sot që
ka humbur besa na u ka ligshtu edhe qëndresa.E shtegtari mendjehollë sot
numëron ditët e diellit dhe ditet e shiut se cilat do ta mundin njëra- tjetrën
edhe pse koha ecë pa u ndalur, e kulmi i shtëpisë ka filluar të pikë në katër
anët ende pa u ndërtuar plotësisht shtëpia.