Mendime
Dedë Preqi: Zgjidhja e konfliktit ndërkombëtar serbo-shqiptar një rrugë e stërgjatur
E diele, 20.02.2022, 07:11 PM
ZGJIDHJA E KONFLIKTIT NDËRNACIONAL SERBO-SHQIPTAR NJË RRUGË E STËRGJATUR
Nga
Dedë Preqi
Jeta
i ka problemet e saj të ndryshme sikur nuk zgjidhen dot ashtu si dëshirojmë,
nëse ato nuk i peshojmë sipas parimeve, apo nuk i marrim dhe i shtjellojmë si
detyra që merr njeriu mbi vete dhe përgjegjësitë, të cilat i përmbushin normat
konkrete për plotësimin e kërkesave të çdo momenti, duke e formuar fatin e
njeriut si një krijesë e lirë dhe me përpjekjen që i gjason një qenje të lirë
njerëzore në këtë botë.
Të
gjithë ata që e cënojnë dhe e përdhunojnë lirinë dhe jetën e njëri-tjetrit,
shkakëtojnë rrezik për gjithë qenjën njerëzore, sepse në këtë mënyrë
parashikohet diçka negative dhe çnjerëzore, e cila e meriton ndëshkimin e asaj
që karakterizohet me krimin, dhe krimi e ka domethënjën më të ulët e një
qëllimi të keq që e prodhon mendja dhe dora e njeriut, që përfshinë planet e
tij deri te shkatërrimi në masë i vetë qenjës njerëzore.
Kosova,
do të ishte vendi më i farkuar dhe më i përsekutuar në Ballkan, me luftëra të
ndryshme dhe barbare shekuj me radhë, duke pëjetuar rrezikun e diçkaje më të
keqe dhe rrënuase, deri të një çfarosje e popullit të saj nga gjenocidi dhe
çmenduria serbe në veqanti, po të mos e parandalonte fuqia e botës
ndërkombëtare e NATO-s, dhe trupat e popullit të vet çlirimtarë të UçK-së.
Një
imazh që përkon me paraqitjen e një shteti të lirë dhe demokratik në botë,
Kosova, në një mënyrë e merr vetën në dorë dhe bënë ndryshime pozitive në fillim të shekullit 21, të cilat ndryshime ndikuan
që të rimëkëmbët ky vend si asnjëherë në historinë e saj, mirëpo problemet dhe
konfliktet ndërnacionale serbo-shqiptare, sikur nuk gjejnë zgjidhje akoma, nëse
ato konceptohen gabimisht dhe nuk zgjidhen në mënyrë të drejtë.
Si
duket mënyra e zgjedhjes së konfliktit ndërnacional në mes Kosovës dhe Serbisë,
do të kërkonte një rrugë edhe më të gjatë se do ta mendonim, dhe si duket e ka
largë cakun dhe dritën e saj, për mënyën
e zgjedhjes së problemit në mes këtyre dy vendeve, domethënja e sëcilës e ka
vetëm një opsion të mundshëm, që mbështetët në realitetin e marrëveshjes
paqësore, përmes ndërmjetësimit të Europës, por kurrsesi pa garantinë e
SHBA-ve, sepse Serbia, është një «dhelpërake» e vjetër, sëcilës nuk i zihët
besë.
Fryma
që përshkon faqet e lirisë dhe demokracisë në Kosovë, si lëvizje demokratike,
nuk mund të kualifikohet as sot si pjellë e demokracisë dhe jetës së lirë të
individit, sepse popullata e këtij vendi akoma po e paguan një çmim të
shtrenjtë dhe pa meritë, sikur pak kush në rajon e ka paguar një çmim të tillë
dhe të një mase me të cilën përgjegjësia e krimit po shmanget edhe para
drejtësisë ndërkombëtare, sepse po nxjerr krye prirja për të zgjidhur problemet
«fuqia» e vendimeve autoritare apo arbitrare.
Kosova
dhe populli shqiptarë i saj e ka të vështirë edhe nëse do dëshironte të harrojë
të kaluarën e hidhur, sidomos koha e fundit nën okupatorin serb, që edhe sot
pretendon të bëhët riokupator i teritoreve shqiptare, në veqanti duke aluduar
në veriun e Kosovës, domethënja bazë e shkakësisë së gjithë kësaj lufte dhe
çëllimi final i saj, për të pasur tokën dhe vlerën e mineraleve të kësaj toke.
Është
e njëjta gjë sikur edhe më herët, që ka të bëjë me një zingjirë të krimeve dhe
hakërimeve serbe ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, po përtërihet edhe sot,
kur ky zingjirë nuk po këputët, apo dobësohet por po formatohet edhe më shumë
nga Serbia, prandaj vetë Europa, si ndërmjetësuese e marrëveshjeve dhe
negociatave shqiptare-serbe, është shumë pak efektive dhe serioze, që problemi
shqiptaro-serb, të merr një qasje tjetër dhe të duhur, për të përfunduar një
luftë e tillë dhe e vazhdueshme armiqësore, pasojat e sëcilës do e prekin jo
vetëm rajonin por edhe vetë Evropën.
Duhet
ta dijë e tërë bota, se Serbia, e krijoi një imazh të keq dhe ia ndërtoi vehtës
një përmendore të zezë e fashizoide, sidomos me luftërat e fundit në Ballkan,
prandaj kundër kësaj çmendurie kriminale dhe gjenocidiale ndaj një njerëzimi të
pafajshëm, bota e gjërë demokratike duhet t’a ngrit zërin e saj dhe të dënojë
këto krime dhe vepra antinjerëzore, për të cilat Kosova, ka argumente dhe fakte
të shumta, që të paditët Serbia për krimët e saj historike ndaj popullit
shqiptarë.
Pushteti
fashisti serb, gjatë luftës së fundit të vitit 1998-99, vrau dhe masakroi me
qindra e mija shqiptarë të pafajshëm, nga të cilët janë me qindra të zhdukur e
të pagjetur deri më sot. Kur flasim për mizoritë e Serbisë, gjatë luftës së
fundit, ajo i dëboi nga teritoret e veta afro njëmilion shqiptarë, i keq
trajtoj dhe përdhunoj afro njëzet mijë femra shqiptare, të cilat edhe sot e
kësaj dite i vuajnë ato trauma të tritueshme dhe të tmershme.
Serbia
dhe regjimi fashist i saj, masakroi edhe
fëmijë dhe shkatërroj çdo gjë shqiptare, Kosova si një vend i dalur nga kjo
humnerë kërkon ndihmë nga Evropa dhe nga gjithë bashkësia ndërkombëtare, që për
këto akte barbare ndaj kësaj popullate, të ndëshkohet Serbia dhe kriminelët e
saj, por jo edhe të përgëdhelet në një mënyrë,
sikur po e merr shpeshherë rrolin e viktimës, ndërsa Kosova, po mbetët
në rrolin e agresorit.
Edhe
neglizhenca e Qeverisë së Kosovës dhe paaftësia e saj që të merr guximin për të
drejtat dhe kërkesat e veta, Serbinë e bëjnë edhe më të fortë në çëllimet e
veta, e cila nuk ndalet edhe sot me hipokrizitë e saj, duke paraqitë pengesa,
në veqanti me lobimet e vazhdueshme të saj kundër njohjes së Kosovës, dhe
pengimin në integrimet e saj në Organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Per
derisa po vonohet një aktakuzë e tillë dhe direkte e Kosovës ndaj krimëve
serbe, sidomos ndaj luftës së fundit, në
këtë rast Sërbia e pa ndëshkuar edhe nga luftat tjera, sikur në Slloveni,
Kroaci, Bosnje dhe në luftën e fundit ndaj Kosovës, e gjithë lufta e saj
barbare dhe krimet e shkakëtuara, kur kësaj kauze i shtohet edhe doza e mos
çasjes së sinqertë e faktorit ndërkombëtarë, me kalimin e vitëve mund ta humbin
efektin e krimit dhe ndëshkimit, apo
duke i lënë këto gjëra nën mëshirën e kohës.
Plogështia
dhe zhagitja e gjerë tanishme e politikës kosovare dhe lidershipit të saj, e ka
treguar efektin e saj të mangët dhe të zbehtë karshi Serbisë dhe politikës së
saj kriminale dhe dinake. Dhe kur bëhët fjalë për qeveritë e kaluara, ato të
cilat kanë bërë edhe nënshkrime të dëmshme dhe të gabuara në veqanti me
nënshkrimin e Asociacionit për komunat serbe në veri të vendit, pasojat e të
cilave mund t’i paguaj shumë shtrenjtë
shteti dhe popullata e këtij vendi.
Nuk
është pa domethënje fakti se moszgjidhja e problemeve Kosove-Serbi, nuk ndikon
edhe në zhvillimet e marrëdhënieve që kanë të bëjnë me politikën ndërkombëtare
dhe më gjerë, nga prirjet e veqanta ose nga një favor gjendjesh të caktuara të
vendeve, të cilat kanë qëllime kolonialiste dhe dominuese, sikur që është në
këto momente Rusia, ndaj Ukrainës dhe vendeve tjera, që dikur i kishte në
unionin e vet të pushtimit rus, e cila ia banë «galjen» edhe Kosovës.
Dhe
në anën tjetër, do të tregohemi të padrejtë ndaj miqëve tanë dhe do i
zhgënjejmë, kur ata kanë treguar dhe tregojnë akoma vëmendje dhe respekt ndaj
Kosovës, duke shpenzuar shumë energji dhe mjete financiare dedikuar Kosovës,
nëse qeveria e këtij vendi tregohet shumë pak
aktive dhe jo efikase në zhgjidhjen e problemeve të veta, dhe kjo
zhagitje e saj është një letërnjoftim i dobët i një shteti, nëse edhe tani në
këtë kohë i bëjmë gjitha llogaritë në ndjesitë e të tjerëve, në veqanti rreth
çështjes së vetëqeverisjes së vendit, duke i lënë problemet tona që na takojnë
gjithëherë në mëshirën e tjerëve, me siguri se do të ngelim pengje të
ekskluzivizmave të lloj-llojshme, të cilat në një mënyrë do i kemi nëpër këmbë
tërë jetën.