Mendime
Fahri Dahri: Duhet dëshirë dhe vullnet që të arrijmë të kuptojmë dhe më pas të korigjojmë kontradiktat brenda qënies tonë
E premte, 18.02.2022, 07:52 PM
Duhet dëshirë dhe vullnet që të arrijmë të kuptojmë dhe më pas të korigjojmë kontradiktat brenda qënies tonë
Pjesa II
Nga Fahri
Dahri
Të gjithë priremi,
fjala vjen, ndaj sigurimit të paisjeve të reja teknike, teknologjike etj. Dhe
sipas mundësive arrijmë ti vëmë në përdorim, dikush më pak e dikush më shumë.
Sigurisht një ecuri e mirë, e pranueshme për të ecur me ritmet e kohës. Por kjo
nuk ndodh kështu me sjelljet, karakteret, veset, epitetet e diktuara nga të
huajt. Në të vërtetë epitetet e huazuara nuk kanë ngjitur seriozisht në
vetëdijen popullore, por kanë rezervuar sjelljet mes njëri-tjetrit, nga çengeli
i çensurave. Janë të qarta dëmet ekonomike, sociale, kulturore që diktoi
nëpërmjet trysnive politika e importuar gjatë 50 viteve. Sot të gjithë themi se
jemi distancuar; por ç'farë tregon e vërteta, praktika që ndjekim?. Vazhdohet
"kacafytja" mes nesh, me ato epitetet ndarëse të shek.XX-të.
Gati gati i
adhurojmë dhe harxhojmë shumë kohë për ti mbrojtur ato duke qenë të bindur se
"merret haka" ndaj atyre elementeve negativë, ndarëse
të shoqërisë. Sa sjellje kontradiktore?.
I duam dhe
vrapojmë drejt teknikave dhe teknologjive të reja; por mbetemi peng i veseve
helmuese të mbartura nga e vjetra.
Përmendja më sipër
e elementëve në sjelljet negative dhe pozitive, synon në qendrimet që
duhen mbajtur edhe ndaj personazheve me kompleksitete, në cilësimin
"heronj apo tradhëtar".
------------------
Dy tipa kompleks
që duhet ndalur për të siguruar konvergjencën:
Xhaferr Deva dhe
Nuri bej Dino.
I pari nga
Mitrovica-më veriori i trojeve dhe i dyti nga Paramëthia- më jugori, po i
trojeve tona. Nuk do shtjellojmë biografitë, por veprimtaritë e tyre, të cilat
mundet të na ndihmojnë për përcaktimin e rolit historik të tyre.
Të dy personazhet
komplekse na shqetësojnë dhe madje na krijojnë ndasi edhe mbas 80-100 viteve.
Figurat e tyre vazhdojnë të ndikojnë dhe mbajnë gjallë padrejtësisht grupimet,
pro dhe kundër fashizmit e nazizmit.
Nuk nisem nga
vitet që ikin, por nga zhvillimi, ngritja e nivelit intelektual dhe mundësitë e
shumta për informime, prej të cilave duhet të përfitojmë dhe të kthjellohemi
drejt një rrugëtimi më të sigurtë, më të zgjuar me synim rritjen e vëllazërisë,
miqësisë, mirëkuptimit mbarëpopullor.
Si Deva më veriori
dhe Dino më jugori, në veprimet e tyre kanë ngjajshmëri. Ata karakterizohen me
kryerje veprimesh të lidhura e të gërshetuara në tërësi mirë dhe të qarta.
Ngjajshmëria mes
Xhaferr Devës dhe Nuri bej Dinos.
L2B e gjeti kombin
shqiptar, vërtet në trojet e veta, por në 5 shtete të ndryshëm. Kjo ndarje e
një kombi, sa absurde dhe shkatërruese, ishte një bazë e fortë mbështetëse për
"Boshtin", pushtuesit. Në rastin tonë fashizmi italian dhe nazizmi
gjerman, këtë situatë gjeopolitike dhe sociale, u përpoqën ta përdorin si lëndë
të parë në taktikën luftarake për joshjen e popullit të vendit pushtues.
Situata ishte e favorshme. Kosovën dhe Çamërinë i kishin shkëputur nga
territori amë në vitin 1913. Çamëria i ishte dhuruar Greqisë dhe Kosova i ishte
dhuruar Jugosllavisë. Në ato kushte, nazi-fashizmi përdori taktikën e
"Bashkimit të trojeve shqiptare". Ide e cila korigjonte marrëzinë e
Fuqive të Mëdha Europiane. Nuk do shtjellojmë historinë. Deva dhe Dino u
aktivizuan dhe përkrahën ideatorët e "Bashkimit të trojeve
shqiptare", konkretisht Kosovën e Çamërinë me Shqipërinë londineze.
Aktivizimi i të dy këtyre figurave, në realizimin e idesë për bashkimin
kombëtar, ishte pa asnjë dyshim akt-atdhetar.
Të dy personazhet-
Xhaferr Deva dhe Nuri bej Dino, u renditën në krah të italo-gjermanëve, të
bindur se do bëhej realitet çlirimi i trojeve shqiptare nga pushtuesit
greko-jugosllavë. Sot, të gjykuarit e atyre ngjarjeve, duke i u përmbajtur
rrethanave të kohës, na lehtësohet në përcaktimin sa më të drejtë të dy figurave
komplekse të Dinos dhe Devës. Për rastin konkret, aktivizimi në bashkëpunimin e
tyre me italo- gjermanët, për bashkimin e trojeve, pa dyshim historia duhet ti
vlerësojë - patriotë.
Kompleksiteti
qendron në veprimet e tyre për akuzat e vrasjeve, masakrave që ndërmorën
në krah të pushtuesave.
1)- Xhaferr Deva.
Masakra e 4
shkurtit 1944, pavarësisht nga pro dhe kundër për numrin e të vrarëve, ka zënë
vend në histori si vepër kriminale e Xhaferr Devës. Ka mospajtime për numurin e
të vrarëve, disa 86, 80 vetë, disa 14 dhe disa nuk deklarojnë numra. Numrat
përcaktojnë masën, sasinë dhe thuhet shumë, pak, aspak, etj. Vrasjet nuk
shkarkojnë askënd nga përgjegjësia, nisur nga numri i të vrarëve i madh apo i
vogël. Masat, shkaqet e krimit, rrethanat janë të rëndësishëme në vendimmarrjet
gjyqësore.
Personazhi
rezulton i kompleksuar. Në bashkëpunimin me gjermanët kreu dy veprime të
kundërta:
a)- Tregoi
patriotizëm, në rastin e bashkëpunimit për të realizuar idenë e "Bashkimit
kombëtar" dhe,
b)- Në rastin e masakrës
(pavarësisht nga madhësia numerike) kreu vepër kriminale.
Në konceptin tim,
ai nuk mundet të ketë akses pozitiv në histori.
2)- Nuri bej Dino.
Edhe Nuri bej
Dino, është figurë komplekse. Me bindje se do fitonte ideja për "bashkimin
e trojeve tona", Nuriu bashkëpunoi me gjermanët, ai veprim ishte gjest
patriotik. Por taktika luftarake për joshjen e banorëve të territoreve të
pushtuara, u kuptua nga çamët se ishte vetëm demagogji, mbasi me urdhër direkt
të Hitlerit, ushtria gjermane u a mblodhi të armët çamëve dhe ja dorëzuan
Napoleon Zervës, masakruesit, vrasësit dhe dëbuesit të çamëve. Gjithashtu
Nuri bej Dinon dhe 60 -70 mbështetësit e tij, në rrethanat kur ushtria
zerviste, në prani të ushtrisë gjermane, digjte fshatrat çame, shkatërronte pasuritë,
masakronte, çnderonte popullsinë- bashkëatdhetarët e tyre, nuk e justifikon
bashkëpunimin, përkundrazi
ata trajtohen
pjesëmarrës në kryerjen e masakrave dhe gjenocidit grek. Në këtë rast, Nuri
Dino u bë pjesëmarrës në veprën kriminale. Në konceptin tim, ai nuk mundet
të ketë akses pozitiv në histori.
Si përfundim të dy
këta personazhe, me veprimet e tyre, gabuan në strategjinë që duhej të ndiqnin,
nuk arritën të kuptonin renditjen se në radhë të parë "Vërtet
mbrohet atdheu por i pa ndarë nga populli".
Si të tillë, në
këndvështrimin tim, në histori, këto figura duhen trajtuar si dështakë.
Me qenë se nga
disa komentues është përmendur edhe Mit'hat Frashëri si figurë historike,
gjykuar nga qendrimet ndaj atdheut edhe ai rezulton me veprime komplekse.
Mit'hat Frashëri
vlerësohet për
përkushtimin dhe angazhimin i tij në diplomacinë europiane në mbrojtje të
interesave kombëtare. Ndërsa qendrimi politiko- partiak për bashkëpunim me
EDES-in e kriminelit Napoleon Zerva dhe pranimi i kufijve sipas vitit 1939, që
territoret shqiptare të Çamërisë, të Janinës, Konicës etj. të njiheshin
territore të shtetit Grek, ishte i dyshimtë, i pakuptimtë, aspak i drejtë.
Qendrime të tilla,
kur vihet në diskutim Atdheu, sado të përpiqemi për t'i justifikuar, nuk mundet
të jepet vlerësim pozitiv. Mit'hat Frashëri, në gjykimin tim mbetet figurë
politike komplekse.
3)- Lidhur me
riparimin e ndërtesës në Mitrovicë të familjes Deva, mendoj është e drejta e
bashkisë së Mitrovicës për ta vendosur. Nuk e gjykoj të udhës për ta shkatërruar,
as për t'u riparuar nga taksapaguesit. Nëse ka vlera tradicionale, të trajtohet
si e tillë.
Ndofta edhe një
mbishkrim ku të përshkruhet kompleksiteti i Xhaferr Devën.
-------------
Kompleksitetet në
figurat e larta shtetërore janë të ndryshme dhe në vartësi të vendeve dhe
popujve që përfaqësojnë.
Napoleon Zerva i
Greqisë, për shtetin grek është hero. Ndërsa për shqiptarët është vrasës,
masakrues, sepse kreu gjenocid ndaj çamëve (shqiptarëve të Çamërisë). Sikundër
Sllobodan Millosheviçi i Serbisë, trajtohet hero nga shteti serb. Ndërsa, për
shqiptarët është vrasës, masakrues, sepse kreu gjenocid ndaj kosovarëve
(shqiptarët e Kosovës).
Ndaj kërkohet që
historia të shkruhet jo nga pala fituese, por nga të vërtetat. Të sigurojë
saktësi dhe paanësi.
Shtetet që
sulmojnë popuj dhe vendet e tjera, historia e kohës së sotme duhet t'i trajtojë
vrasës, masakrues, ç'njerëzor.
Artikulli është
qendrim personal, pa para dhe mbas gjykim për askënd.
Studiues
Fahri Dahri.15 /02/2022.-