Mendime
Adil Fetahu: Nga historiku i Fakultetit Juridik të Prishtinës
E shtune, 19.02.2022, 10:55 PM
NGA HISTORKU I FAKULTETIT JURIDIK TË PRISHTINËS
Shkruan:
Adil FETAHU
Fakulteti Juridik i
Prishtinës është themeluar dhe ka filluar punën në vitin 1961. Kuvendi Popullor
i Republikës së Serbisë, më 23 qershor 1961, në bazë të propozimit të Këshillit
Ekzekutiv të Republikës, miratoi Ligjin, të quajtur: Zakon o osnivanju Pravno-ekonomskog
fakulteta u Pristini (Ligji mbi themelimin e Fakultetit Juridik-Ekonomik në
Prishtinë). Ja, përmbajtja e atij Ligji
(përkthimi im në gjuhën shqipe):
Neni 1
Themelohet
Fakulteti Juridik-Ekonomik në Prishtinë (në tekstin e mëtejshëm: fakulteti).
Neni 2
Fakuleti
është institucion i pavarur, me cilësi të personit juridik.
Neni 3
Fakulteti
është në përbërje të Universitetit të Beogradit.
Neni 4
Detyrë e
Fakuletit është të përgatisë ekspertë të fushës së shkencave juridie dhe
ekonomike dhe të realizojë të drejta dhe detyrime tjera të caktuara me Ligjin e
Përgjithshëm mbi Fakultetet dhe Universietet.
Neni 5
Fakulteti
organizohet dhe punon sipas dispozitave
të Ligjit të Përgjithshëm mbi Fakuletet dhe Universietet, statutit të vet dhe
sipas dispozitave tjera me të cilat rregullohet organizimi dhe puna e
Fakultetit.
Atorizohet
Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Serbisë që
deri sa të miratohet Statuti i Fakultetit, t’i emërojë anëtarët e Pleqësisë së
Fakultetit.
Neni 6
Fakulteti
financohet sipas mënyrës së caktuar me Ligjin Themelor mbi financimin e
shkollave.
Neni 7
Fillimin e
punës së Fakultetit do ta caktojë Pleqësia e Universitetit të Beogradit.
Neni 8
Zgjedhjën
e parë të mësimdhënësve të Fakutetit, më së
voni deri më 30 shtator 1961, do ta bëjë Komisioni Amë, të cilin do ta
formojë Pleqësia e Universitetit të Beogradit.
(…)
Në bazë të përgatitjeve siç
ishte përcaktuar me Ligjin mbi themelimin, Fakulteti filloi punën më 7 tetor
1961, në objektet e ish-kazermave të ushtrisë. Para se të hapej Fakulteti, ka
ekzistuar Shkolla e Lartë Juridike-Administrative, e cila ka punuar në objektin
e Gjimnazit të Prishtinës, por deri atëherë në Kosovë kishte gjithësejt 166
juristë, të cilët punonin në organet e administratës, të judikaturës dhe të
shërbimeve të ndryshme shoqërore ose në ndërmarrjet e pakta ekonomike.
Deri në në mbarit të vitit shkollor 1970/71,
Fakulteti ishte institucion i përbashkët si fakultet juridik-ekonomik, ku
mësimi zhvillohej në të dy drejtimet: në shkencat juridike dhe ato ekonomike.
Në kuadër të Fakultetit ishte themeluar dhe punonte Qendra për të Drejtën
Humanitare, Qendra për Administratën Publike dhe Enti për Kërkime
Shoqërore-Ekonomike.
Dekani i parë, në tri vitet
shkollore (1961/62; 1962/63 dhe 1963/64) ishte
Prof.dr.Jovica Paternogiq, ndërsa
prodekan ishte Dr Mark Krasniqi,
Gjenerata e parë e
studentëve në drejtimin juridik (viti
shkollor 1961/62, kishte 290 studentë të regjistruar, prej të cilëve 63 të
rregullt dhe 227 me korespodencë. Mësimi i të gjitha lëndëve mbahej në gjuhën
serbokroate, prandaj në orët e mësimit ishin bashkë: shqiptarë, serbë,
malazezë, boshnjakë etj.
Pesë vitet e para shkollore,
mësimi është zhvilluar vetëm në gjuhën
serbokroate dhe atë e mbanin 7 (shtatë) mësimdhënës e asistentë të rregullt e
disa bashkëpunëtorë të jashtëm. Prej nëntorit të vitit 1966 nisi të mbahet
mësimi në gjuhën shqipe në tri lëndë, ndërsa mësimi shqip nga të gjitha lëndët
ka nisur prej vitit shkollor 1970/71.
Në vitin 1971 u ndërtua
objekti i ri, me amfiteatra e salla mësimi-leximi dhe salla për mbledhje, për
të dy fakultetet, respektivisht për të
dy drejtimet. Më vonë është ndërtuar edhe aneksi, për kabinetet e
mësimdhënësve. Kur u krye edhe aneksi, Fakulteti kishte në dispozicion mbi 6000
metra katrore hapësirë pune. Me që u krijuan kushtet, Pleqësia e Fakultetit
mori vendim për ndarjen e dy njësive të Fakultetit, në dy fakultete të
pavarura: në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik. Kryetar i
Pleeqësisë asokohe ishte Mr.Zejnullah Gruda. Vendimi i Pleqësisë u verifikua në
refendumin e mbajtur më 6 janar 1971. Kështu, prej 1 tetorit 1971, filluan
punën të dy fakultetet, si institucione të pavarura të shkollimit të lartë.
Dekani i parë pas pavarësimit të Fakultetit Juridik ishte Dr Syrja Pupovci.
Me themelimin e Fakultetit
Juridik të pavarur, prej vitit shkollor 1971/72 u suprimua Shkolla e Lartë
Juridike-Administrative, respektivisht shkollimi juridik i shkallëzuar në dy
shkallë. Deri me suprimimin e saj, kanë dalë 754 juristë me shkollë të lartë
juridike, dyvjeçare.
Pas pavarësimit, Fakuteti
Juridik miratoi Statutin dhe rregulloret e veta autonome, krijoi organet
dhe bëri riorganizimin e drejtimeve të
studimeve. Programin mësimor e përcaktonin organet e Fakultetit, duke marrë parasysh
përvojat e fakulteteve tjera dhe nevojat e Kosovës. Bile, një vit shkollor,
krahas drejtimit të përgjithshëm juridik u hap edhe drejtimi
gazetar-diplomatik, por ai drejtim u mbyll pas një viti. U pavarësua Instituti
për Kërkime Shoqërore-Ekonomike, që u shndërrua në Institut Ekonomik. Në
Fakultetin Juridik funksiononte Qendra për Studime Humanitare, Biblioteka me
një fond solid të librave dhe revistave shkencore e profesionale, kryesisht
donacione nga fakultetet dhe institutet e ndryshme të qendrave tjera të Jugosllavisë.
Prej vitit shkollor 1974/75,
në Fakultetin Juridik filluan edhe
studimet postdiplomike, me kohëzgjatje dyvjeçare. Regjistrimi i kandidatëve në
këto studimeve bëhej çdo të dytin vit shkollor. Por, kriteret dhe praktika për
arritjen e shkallës akademike të magjistrit të shkencave juridike ishin mjaft
të larta, ashtu që prej vitit shkollor 1974/75 deri në vitin 1985/86 (11 vjet),
titullin e magjistrit në këtë Fakultet e kanë arritur vetëm 13 kandidatë!
Edhe sa ishte Fakulteti i
përbashkët Juridik-Ekonomik, edhe në vazhdimin si fakultet i pavarur, vështirë
arrihej deri te diploma e juristit të diplomuar. Për ta ilustruar këtë
konstatim, shihni të dhënat në vazhdim. Në gjeneratën e parë (1961/62) të
studentëve në drejtimin juridik ishin regjistruar 290 studentë të rregullt dhe
asi me korespodencë: 95 shqiptarë, 181 serbë dhe 14 të tjerë, ndërsa prej asaj
gjenerate në vitin 1964, arritën të
diplomojnë gjithsejt 28 studentë, prej të cilëve vetëm 2 ishin shqiptarë:
Sylejman Dalladaku dhe Aziz Murati.
Në gjeneratën e dytë e të
diplomuarëve në vitin 1965, ishin 50 kandidatë, prej të cilëve vetëm 6
shqiptarë: Enver Rexhepi, Kurtesh Salihu, Lam Përgjegjaj, Adem Berisha, Esat Stavileci dhe Hamdi Vraniqi.
Nga 63 të diplomuar në itin
1966, vetëm 15 ishin shqiptarë: Lutfi Hapçiu, Bajram Sefaj, Ahmet Berani, Emin
Kolshi, Faik Brestovci, Hasim Loshi, Murtezan Fiqi, Orhan Basha, Ibrahim Zajmi,
Hysen Firza, Kapllan Baruti, Jusuf Gorani, Azem Bislimi, Zenun Avdija dhe
Asllan Baruti.(Kapllani dhe Asllan Baruti ishin vëllezër, të diplomuar në të
njëjtën gjeeratë).
Në vitin 1967, prej 59 të
diplomuarëve, 26 ishin shqiptarë:
Sylë Maxharraj, Riza Loci,
Zait Xhemajli, Shemsedin Mula, Shaban Sadiku, Ndue Selmani, Avni Këpuska, Qamil
Thaçi, Rrahim Cakiqi, Emin Novobërda, Kemal Kaçaniku, Rezak Shala, Nebih Gashi,
Hilmi Ismajli, Ragip Halili, Bajram Maraj, Zeqë Shehu, Ejup Sahiti, Fazli
Balaj, Habib Arifi, Ismet Salihu, Adem Ajvazi, Hilmi Hana, Sherif Rexhepi,
Veseli Abazi, dhe Sejfedin Hoxha.
Në vitin 1968, prej 72 të
diplomuarëve, 23 ishin shqiptarë: Shani Morina, Ismet Këndusi, Azem Hajdini,
Mustafë Isa, Vesel Latifi, Zaim Isrefi, Selman Selmani, Ali Zeka, Ibrahim
Zhuri, Hamdi Shehu, Halim Sylejmani, Lirije Binishi, Azem Vllahiu, Fehmi
Baftiu, Ruzhdi Kozmaçi, Nekibe Kolica, Rifat Zylfijaj, Ilaz Spahiu, Xhemajli
Sokoli, Jakup Gurmani, Zef Delhysa, Jahë
Xhemjali dhe Ymer Veseli.
Tek prej vitit 1969, numri i
shqiptarëve të diplomuar nisë të barazohet apo ta tejkalojë numrin e të
diplomuarëv në gjuhën serbe (serbë, malazezë, boshnjakë etj). Kështu, në viti
1969, që i bie të jet gjenerata e gjashtë, nga 72 të diplomuarë, 39 ishin
shqiptarë e 33 të tjerë; në vitin 1970 ishte numri i barabartë i të
diplomuarëve në të dy gjuhët mësimore; 118 të diplomuar, prej tyre 59 në gjuhën
shqipe dhe 59 në atë serbokroate. Në vitin 1971 prej 145 të diplomuarëve, 73
ishin shqiptarë e 72 të tjerë. Për 25
vjetë të punës së Fakultetit Juridik (edhe si drejtim i veçantë në Fakultetin e
përbashkët Juridik-Ekonomik, edhe si Fakultet i pavarur Juridik), diplomën e
juristit të diplomuar e kanë marrë 2668 shqiptarë dhe 2133 serbë, malazezë,
boshnjakë e tjerë të cilët i kanë ndjekur msimet në gjuhën serbokroate. Kjo
strukturë e numrit të të diplomuarëve
ishte larg proporcionit të strukturës së popullsisë së Kosovës. Por
politika serbe ka qenë e tillë, që sa më shumë serbë e malazezë të dalin me
diplomë fakulteti, të zënë vende pune dhe të mbetën të jetojnë e krijojnë
familje në Kosovë, edhe asi të ardhur prej jashtë Kosove, me qëllim të rritjes
së strukturës etnike serbe në popullsinë e Kosovës.
Në 25 vjetët e para
shkollore, prej themelimit (1961/62 deri
më 1986/87), Fakuletin e kanë udhëhequr këta dekanë: Prof.dr.Jovica Patërnogiq
(1961/62 deri 1965/66); Dr Mark Krasniqi (1966/67 – 1967/68); Dr.Bozhidar Jovanoviq (1968/69, deri në
muajin mars 1970); Dr.Syrja Pupovci (prej 11 mars 1l970 dhe 1970/71); Dr Zdrvko
Zdravkoviq (197l/72 dhe 1972/73); Dr.Hajredin Hoxha (1973/74 dhe 1974/75);
Dr.Petar Stanishiq (1975/76); Dr.Dragolub Moraçiq (1976/77); Dr.Abedin Feroviq
(1977/78); Mr.Ragip Halili (1978/79); Dr.Branisllav Markoviq (1979/80 dhe
1980/81); Dr.Kurtesh Salihu (1981/82 dhe 1982/83); Dr.Habib Hashani (1983/84
dhe 1984/85); dhe Dr.Millorad Markoviq (1985/86 dhe 1986/87). Prodekanë në vite
të ndryshme shkollore, kanë qenë: Dr.Mark Krasniqi, Arsenije Gashiq, Dr.Mlladen
Sretenoviq, dr.Bozhidar Jovanoviq, dr.Gazmend Zajmi, mr.Zharko Bullatovq,
mr.Fuat Rizvanolli, mr.Esat Stavileci, dr.Abedin Feroviq, mr. Lubisha
Nikolliq, Dragolub Moraçiq, Rifat
Osmani, Hamdi Vraniqi, mr. Ragip Halili, dr.Branisllav Markoviq, mr.Hysen
Zherka, dr.Ismet Salihu, dr.Tomisllav Vinsh, Hava Bujupi, Fadil Rexhepi,
mr.Ejup Sahiti dhe Bashkim Rrahmani. Disa emra të njëjtë përsëritën në postin e
dekanit apo të prodekanit, për shkak se në vite të ndryshme shkollore kanë qenë
në pozitat për të cilat janë zgjedhur. Sekretarë të Fakutetit kanë qenë: Lutfi
Hapçiu, Jellica Kajtazi, Mirosllav Gligorijeviq, Ali Berisha dhe Hilë Gojani.
Këto ishin të dhëna për
historikun e Fakultetit Juridik të Prishtiës, për 25 vjetët e para të punës.
Fakulteti ka vazhduar punën në objektet e veta deri në vitin 1990, kur në krye
të Universitetit të Prishtinës erdhi rektori i dhunshëm, famëkeqi Radivoje
Papoviqi, kur studetët e mësimdhënësit shqiptarë u përjashtuan prej objekteve
të veta dhe u detyruan ta vazhdojnë punën nëpër shtëpitë private, deri me
çlirimin e Kosovës. Tek prej vitit shkollor 1999/2000, studentët, mësidhënësit
dhe punëtorët e tjerë u kthyen dhe vazhduan punën në objektet e tyre.