Mendime
Albert Zholi: Vangjel Kici - Të goditësh gjeologjinë do të thotë të goditësh ekonominë
E diele, 20.02.2022, 07:19 PM
Flet Prof. Prof. As. Dr. Vangjel Kici:
Burimet
natyrore dhe administrimi i tyre më i keq në Shqipëri
-
Të goditësh gjeologjinë do të thotë të goditësh ekonominë
Nga
Albert Z. ZHOLI
Emigrimi
i të rinjve shqiptarë nuk ndalon. Synimi i të rinjve është perëndimi për një
rrogë më të lartë. Por njëkohësisht edhe për të ndihmuar familjet, që nuk
përballojnë jetësën me të ardhurat e tyre. Edhe në botë ka emigrim por 1 deri 5
apo 6 % e popullsisë dhe jo 40 përqind si tek ne. Emigrimi lidhet me prishjen e
fabrikave, uzinave, kombinateve në vitet e demokracisë. Bujqësia është në
kolpas dhe prodhimet bujqësore importohen nga jashtë. Por më e keqja është në
industrinë minerare. Thuajse të gjitha minierat janë dhënë me koncesion.
Makineritë bujqësore u shkatërruan, kanalizimet janë prishur, tokat çdo vit përmbyten.
Futja e makinerive bujqësore nuk mund të bëhet në parcelat e vogla, prandaj
toka punohet me kafshë dhe me krahë. Këto janë disa nga probleemet që Profesori
përcjell te lexuesi tek kjo intervistë.
-Profesor, punësimi
mbetet problem në Shqipëri sidomos për të rinjtë. Cili është mendimi juaj pse
emigron rinia shqiptare?
Në
fund të janarit 2021, kryeministri Rama vizitoi Korçën. Ndërmjet të tjerave, në
një mbledhje me publikun, dikush e pyeti: Çfarë do të bëni Ju për punësimin?
Shqiptarët po detyrohen të largohen nga Shqipëria, për shkak të papunësisë dhe
varfërisë. Zoti Rama u përgjigj pak a shumë kështu: U hap bunkeri i Enverit.
Nuk emigrojnë vetëm shqiptarët. Ne nuk mund t’u sigurojmë shqiptarëve atë, që u
siguron Gjermania dhe shtetet e tjera të zhvilluara (domethënë punën dhe
mirëqënien-shënimi v. k.). Kush premton se e zgjidh këtë problem, mashtron.
Lidhur
me këtë përgjigje duhet sqaruar se, vërtet të gjithë popujt emigrojnë, por
rreth 1-3% e popullsisë, dhe jo mbi 40% e popullsisë, si në Shqipëri. Ky nuk
është emigrim, por spastrim etnik i Shqipërisë (të largohen shqiptarët, që të
vijnë të huajt!). Papunësinë dhe varfërinë e shqiptarëve e shkaktoi vet qeveria
“Rama”, dhe qeveritë e mëparshme (pas vitit 1990).
Pse?
Sepse
ato e orientuan shkatërrimin e industrisë (uzinave, fabrikave…). Ato
shkatërruan naftën dhe minierat. Vendburimet e naftës dhe minierat u
privatizuan. Ato u dhanë me koncesione korruptive, dhe po grabiten nga të
huajt, në bashkëpunim me qeveritarët tanë. Kërkimet gjeologjike nuk bëhen nga
shqiptarët, sepse gjeologjinë qeveritë e njëpasnjëshme e kanë mbyllur
plotësisht. Me kërkimet merren vetëm të huajt, që në fakt nuk po bëjnë
pothuajse asgjë. E gjithë Shqipëria, nga qeveria “Rama-Meta”, është nxjerrë në
ankand tek kompanitë e huaja, për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi. Pra,
pasuritë natyrore iu hoqën shqiptarëve, dhe iu dhanë të huajve. Këtu përfshihen
edhe pasuritë strategjike kombëtare, siç janë nafta, gazi, kromi etj. Pra,
popullit nuk i mbeti asnjë pasuri.
-Si
ndihet shteti shqiptar sot?
Shteti
shqiptar u shpronësua plotësisht. Ai është krejt i dobët. Prandaj shqiptarët
janë pa punë dhe të varfër. Ata janë të detyruar të emigrojnë, duke e braktisur
Shqipërinë. Shtetet e tjera të Europës i kanë të dyja format e pronësisë: edhe
pronën shtetërore, edhe pronën private, që janë në konkurencë me njëra tjetrën,
kurse në Shqipëri u bë privatizim ekstrem, duke e zhdukur plotësisht pronën
shtetërore. Qeveritë, pas vitit 1990, shkatërruan edhe bujqësinë. Kooperativat
e dikurshme bujqësore, pa u shkatërruar, mund të shkëputeshin nga shteti dhe të
bëheshin ferma private të fshatarëve. Kështu i bënë vendet e tjera lindore. Sot
në Shqipëri nuk mund të zhvillohet bujqësia, sepse toka është ndarë në parcela
të vogla private. Makineritë bujqësore u shkatërruan. Kanalizimet janë prishur.
Tokat çdo vit përmbyten. Futja e makinerive bujqësore nuk mund të bëhet në
parcelat e vogla, prandaj toka punohet me kafshë dhe me krahë.
-Çka
ndodhur me Fakultetin Gjeologji-Miniera në vitet e demokracisë? A u forcua apo
u nënveftësua?
Pas
vitit 1990, në kuadër të luftës kundër gjeologjisë (kundër pasurive tona
natyrore!!), Fakulteti Gjeologji-Miniera u reduktua. U mbyll katedra e naftës.
Diploma gjeolog nafte u mbyll më 1995. U mbyll laboratori i gjeokimisë, dhe
disa laboratore të tjera. Biblioteka e fakultetit mbeti pa prurje të reja. U
mbyllën praktikat në vendburimet e naftës dhe në miniera etj. Pas vitit 1996 u
zvogëlua numri i të diplomuarve. Pse? Sepse nuk pranoheshin diplomat e ing.
gjeolog nafte, ing. miniere, ing. gjeofizik dhe ing. pasurimi të mineraleve. U
ulën edhe pranimet për ing. shpim-shfrytëzimi etj. Pra, specialitetet themelore
të Fakultetit Gjeologji-Miniera, dhe kryesoret për industrinë dhe vendin, nuk
do të ishin të nevojshme në të ardhshmen!!
Përparësi
sot i është dhënë hidrogjeologjisë (studimit të ujrave), mjedisit,
gjeoinformatikës dhe në fund burimeve minerale. Në fakt, përparësia i duhet
dhënë naftës, gazit dhe burimeve minerale.
Më
5 nëndor 2014 qeveria vendosi ta transferonte Fakultetin Gjeologji-Miniera në
një godinë tjetër. Ky do të ishte fillimi i shkatërrimit të plotë të këtij
fakulteti. Studentët dhe pedagogët protestuan, por kryeministri Rama i
mashtroi. Pas 5 vjetësh, më 22 maj 2019, qeveria “Rama” u detyrua t’a anulonte
vendimin e mëparshëm për transferimin e fakultetit, si rezultat i protestave të
studentve të universitetit. Sot Fakulteti Gjeologji-Miniera është lënë pas
dore. Ai është “anemik”. Ai nuk diplomon me shumicë ing. gjeolog nafte, ing.
gjeofizik dhe ing. miniere, sepse qeveria naftën dhe minierat ua ka dhënë të
huajve.
Pra,
popullit shqiptar iu shkatërrua industria, iu hoq nafta dhe minierat, iu
shkatërrua bujqësia… Prandaj shqiptarët janë të varfër dhe po largohen nga
Shqipëria. Pse ndodhën këto? Për këtë ka dy shpjegime: 1- Qeveritë, pas vitit
1990, kanë qenë dhe janë të paafta. 2- Qeveritë i kanë bërë këto punë të këqija
qëllimisht. Në të dy rastet, qeveria “Rama” duhet të largohet nga pushteti.
Është paturpësi e madhe t’i kërkosh popullit prap votën, për një mandat të
tretë, për të vazhduar keqqeverisjen e Shqipërisë. Edhe opozita është shumë
fajtore. Populli duhet të gjejë se kujt t’ia japë votën.
Pra
ju thoni se të gjitha qeveritë postkomuniste janë përgjegjëse për këtë
katrahurë ekonomike?
Po!
Të gjitha qeveritë, pas vitit 1990, goditën industrinë, naftën dhe minierat,
domethënë goditën gjeologjinë dhe bujqësinë. Qeveritë shqiptare, pas vitit
1990, nuk kanë ditur, ose nuk kanë dashur të administrojnë mirë pasuritë e
pafundme të Shqiperisë. Bie në sy goditja e gjeologjisë. Pse? Sepse kështu
qeveritë kanë goditur gjeologjinë ekonomike. Shpesh qellimi kryesor i studimit
të gjeologjisë ekonomike është të gjejë rezerva të reja nafte, gazi dhe
depozita të reja xeherore për shfrytëzim. Pra, të goditësh gjeologjinë do të
thotë të goditësh ekonomin. Kush i bëri të pasura vendet arabe dhe Norvegjinë?
I bëri nafta dhe gazi, si pasuri kombëtare (shtetërore). Kush e fuqizoi Rusinë,
pas vitit 1990? E fuqizoi nafta dhe gazi, si pasuri kombëtare (shtetërore).
Kush e forcoi ekonominë e Gjermanisë, Francës, Anglisë etj.? Përveç tjerash, e
forcuan rezervat e mëdha të hekurit dhe të qymyrit antracit. Por naftën, gazin,
hekurin, qymyrin antracit etj. i zbuloi gjeologjia!! Pra, gjeologjia i pasuroi
ato vende.
Po
Shqipërinë a mund t’a bëjë të pasur gjeologjia?
Sigurisht
që PO! Pra, duhet të mbështetemi tek pasuritë natyrore dhe tek bujqësia, pastaj
tek turizmi etj, sepse kemi klimë shumë të mirë. Toka shqiptare është shumë e pasur
me burime natyrore: Naftë, gaz, krom, bakër, hekur-nikel, boksite, materiale
ndërtimi, gurë dekorativë (zbukurimi), ujra të pijshme etj, etj.
Disa
nga këto pasuri janë të kalibrit botëror. Këtu përfshihen: Nafta, gazi, kromi,
hekur-nikeli dhe boksitet (xeheror i aluminit, Al2O3). I njohin këto pasuri dhe
perspektiva qeveritë shqiptare? Jo, aspak, sepse po t’i njihnin nuk do të
vepronin siç u përmend më sipër. Në qoftë se i njihnin, atëhere do të
rezultonte se i kanë keqadministruar qëllimisht.
Kam
bindjen e plotë, se perspektiva e Shqipërisë Lindore, për naftë dhe gaz, është
shumë e madhe (e ngjashme me Azerbajxhanin!). Perspektivë të madhe, për naftë
dhe gaz, ka edhe Shqipëria Perëndimore dhe Veriore, domethënë e gjithë
Shqipëria!
Për
kromin Shqipëria renditet e treta-e katërta në botë.
Rezervat
e njohura të hekur-nikelit janë mbi 100 milionë tonë, dhe pritet zbulimi i
rezervave të tjera të mëdha.
Ju
diku keni thënë se për boksitet Shqipëria ka perspektivë të afërt shumë të
madhe. Ku konkretisht?
Në
zonën e Alpeve Shqiptare Perëndimore (pranë Malit të Zi) pritet të zbulohen
rezerva shumë të mëdha të boksiteve të bardha, cilësore sikurse në Mal të Zi
(lutem, kërkoni në Google: “Genesis and genetic types of bauxites”. Pozicioni i
tyre, në prerjen stratigrafike, dihet shumë mirë, por, me sa duket, boksitet e
bardha janë ngatërruar me shkëmbinjtë gëlqerorë, të cilët janë gjithashtu të
bardhë. Boksitet e bardha ndodhen në Kretak të poshtëm (në katet
Berriasian-Valanzhinian dhe Barremian-Aptian). Boksitet e bardha shoqërohen me
fosilet e algeve Charophyta!! Këto alge janë të ujrave të ëmbla (liqenore),
prandaj tregojnë diskordanca në depozitimet detare, me të cilat lidhen
boksitet. Harofitat tashmë janë të përcaktuara. Depozitimet me harofita kanë
trashësi relativisht të madhe dhe përhapje të gjerë, rreth 1000 km2. Pa dyshim,
duhen bërë vetëm analizat kimike, që të faktohen boksitet. Pra, lugina e lumit
Cem, dhe krahina e Kelmendit (Tamara dhe Malësia e Madhe) pritet të jenë shumë
të pasura me alumin. Përveç aluminit, boksitet e Malit të Zi përmbajnë edhe
metale të rralla (gallium, skandium etj.).
Çfarë
pasurie na mungon ne shqiptarëve?
Asnjë
pasuri nuk na mungon. Na mungojnë vetëm qeveritë e afta dhe atdhedashëse. Na
mungon vetëm qeverisja e mirë e tyre.
Duhet
bërë nacionalizimi (kombëtarizimi, shtetëzimi) i pasurive strategjike
kombëtare. Pra, duhet nacionalizuar nafta, gazi, kromi, bakri, hekur-nikeli dhe
boksitet. Duhet forcuar shteti, krahas pronës private. Studimet dhe kërkimet
gjeologjike duhet t’i bëjnë vet shqiptarët. Duhet forcuar Fakulteti
Gjeologji-Miniera.
Fillimisht,
investimet kryesore duhen bërë kryesisht në sektorin shtetëror të naftës.
Mungesën fillestare të parave, të nevojshme për zhvillimin e sektorit shtetëror
të naftës, le t’a zgjidhim duke vënë në punë paratë e popullit (të pasanikëve
shqiptarë), dhe të mos ua japim naftën dhe gazin të huajve. Kështu veproi
Norvegjia, dhe nuk ua dha naftën dhe gazin të huajve. Të marrim shembull prej
saj, ku çdo banor është një milioner, në saje të naftës shtetërore. Po të jetë
nevoja, le të marrim edhe kredi nga jashtë. Nafta dhe gazi sigurojnë shlyerjen
e kredisë, dhe sjellin të ardhura të mëdha. Populli shqiptar, me një qeverisje
të mirë, shumë shpejt mund të arrijë mirëqënien e shteteve më të zhvilluara të
Europës.
Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave ·
Fakulteti
i Gjeologjisë dhe i Minierave, është shkolla e parë e lartë në Shqipëri për
përgatitjen e specialistëve për të gjitha degët e Shkencave të Tokës, të
Industrisë Minerare dhe asaj të Naftës dhe Gazit. Drejtimet e përgatitjes së
specialistëve në këto shkenca kanë patur si qëllim zhvillimin e gjeologjisë
shqiptare në të gjithë fushat e saj, përgatitjen e specialistëve të minierave për
hapjen, përgatitjen dhe shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të dobishëm
si dhe të specialisteve të shpimit dhe prodhimit të vendburimeve të naftës dhe
të gazit.
Përgatitja,
për herë të parë, e këtyre drejtimeve të reja shkencore në vendin tonë, kërkonte
edhe zhvillimin brenda shkollës të disa specialiteteve të ngushta e të veçanta,
të cilat u rritën dhe u zhvilluan me shpejtësi krahas zhvillimit dhe rritjes së
Fakultetit.
Fillesat
e Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave, datojnë qysh me krijimin e njërit
prej “trinjakëve” të arsimit të lartë shqiptar, Institutit të Lartë Politeknik
të Tiranës, krahas Instututit të Lartë Pedagogjik dhe Institutit të Lartë
Bujqësor. Instituti i Lartë Politeknik u krijua në vitin 1951 me degët
Mekanike, Elektrike dhe Ndërtim, ndërsa në vitin 1952 u hap edhe dega e
Gjeologjisë.
Plani
Mësimor 5?vjeçar (1952-1957) i zhvillimit të degës së Gjeologjisë
ishte huazuar nga shkollat ruse. Me krijimin e Universitetit të Tiranës, në
vitin 1957, dega e Gjeologjisë vazhdoi të ishte pjesë e Fakultetit të
Inxhinierisë të këtij Universiteti. Mbi këtë bazë, drejtimi i përgatitjes së
studentëve ka qenë dhënia e titullit "Inxhinier", për të gjitha
specialitetet që përgatiteshin. Kjo lidhej me formimin e thellë inxhinierik që
mundësonin planet dhe programet mësimore.
-
Fakulteti Gjeologji-Miniera u reduktua, u mbyll katedra e naftës, Diploma
gjeolog nafte u mbyll më 1995.